Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prag të Krishtlindjeve:

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Foto: Patrikana Bullgare

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë, ne presim përmbushjen e asaj që u ishte parathënë paraardhësve tanë para shumë shekujsh – Lindja e Shpëtimtarit”, vuri në dukje Shenjtëria e Tij me dashuri atërore, duke theksuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe – “fillimi i ripërtëritjes së njeriut dhe i gjithë Krijimit".

“Biri i Zotit, Personi i Dytë i Trinisë së Shenjtë lindi si njeri nga Shpirti i Shenjtë dhe Virgjëresha Mari e pastër, me shpirt njerëzor, trup njerëzor, mendje njerëzore, vullnet njerëzor dhe jetë njerëzore”, kujton Patriku Daniill:

"Kjo mrekulli e madhe, ky mister i madh qëndron më lart, madje edhe se vetë Krijimi i Botës. Së bashku me ushtritë engjëllore, nga thellësia e shpirtit tonë edhe ne thërrasim: "Lavdi Perëndisë në vendet më të larta dhe paqe mbi tokë, mirësi midis njerëzve". Lavdi i qoftë Zotit, që nuk na braktisi. Lavdi i qoftë Zotit, që nuk na harro kurrë. Lavdi i qoftë Zotit, i cili u bë njeri për të na shpëtuar nga mëkati dhe vdekja. Lavdi i qoftë Zotit, që e përuli veten, e pakësoi, e poshtëroi dhe e kufizoi veten për të ngritur, lartësuar, liruar dhe shpëtuar njeriun! Lavdi i qoftë Zotit, që na solli Paqen e Tij Qiellore! Në kohët e sotme të luftës, pasigurisë dhe frikës për të ardhmen, shpresa dhe ngushëllimi ynë i vetëm është Zoti Jezu Krisht. Sepse ne kemi premtimin e Tij: "Unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës!" Lavdi i qoftë Zotit, i cili na mëson të jemi të mirë me njëri-tjetrin."

Dhe vullneti i mirë, sipas fjalëve të patrikut bullgar, shprehet në shërbimin e Zotit dhe të afërmit, por edhe në pendimin për mëkatet dhe faljen e njëri-tjetrit. Bariu ynë shpirtëror na thërret të kapërcejmë vetminë përmes komunikimit me Krishtin, trishtimin dhe mungesën e shpresës përmes lutjes së zjarrtë, besimit në providencën e Zotit dhe pjesëmarrjes në jetën e Kishës sonë të Shenjtë. Sipas tij, vullneti i mirë është të ndihmojmë me zemër dhe me vetëmohim vëllezërit dhe motrat tona që janë në vuajtje, të sëmurë, ose kalojnë përmes vështirësive dhe privimeve të ndryshme. Kjo do të thotë gjithashtu të lëmë mënjanë interesat tona vetjake dhe ndjekjet egoiste, për hir të të tjerëve dhe Zotit. Le të kemi unitet në emrin e Tij të Shenjtë, kujton Patriku Daniill:

“Të dashur në Zot vëllezër dhe motra, Natën e Buzmit, në prag të Lindjes së Krishtit, ne e shohim qartë të ardhmen që Zoti ka parashikuar për ne - të jetë me ne tani dhe përgjithmonë. Dhe Zoti është me ne. I tillë është vullneti i tij i mirë i pandryshueshëm. Prandaj, në Kishën e Krishtit, askush nuk është vetëm. Krishti është me ne gjithmonë dhe në mënyrë të pandryshueshme, por le të jemi edhe ne me Të, me Zotin tonë Perëndi dhe Shpëtimtar. Feja ortodokse nuk e lë njeriun në mëkat, por i jep kuptim dhe qëllim, i jep forcë dhe kurajë për të kapërcyer me ndihmën e Zotit çdo vështirësi, çdo fatkeqësi, çdo tundim. Lindja e Krishtit qoftë fillimi i një ndryshimi të thellë e të hirshëm në mënyrën tonë të të menduarit dhe të jetesës, në marrëdhëniet tona me Zotin dhe me njerëzit tanë. Me besim të gjallë, me përulësi, me pendim të sinqertë dhe me vepra dashurie për Zotin e dashuri për njerëzimin, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, në mënyrë që në to të lindë Foshnja Zoti Jezu Krisht dhe ne të kemi jetën në emrin e Tij!

Gëzuar Krishtlindjet!

Viti i Ri paqësor, i bekuar dhe shpëtimtar!”


Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD