Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet.
“Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të ashpra. Demokracia po kalon një periudhë të vështirë dhe sfida të reja janë në horizont. Paqja, stabiliteti, liria, zgjedhjet e ndershme, që dukeshin të garantuara dje në Evropë, sot janë në pikëpyetje”, theksoi presidenti në fjalinë e tij.
Ai tha se edhe zgjedhjet parlamentare në vendin tonë nuk dhanë një perspektivë strategjike për dalje nga kriza politike. “Krizat na mësojnë se e ardhmja qëndron në përpjekjet tona të përbashkëta, në pozitën aktive të secilit prej nesh në çdo zgjedhje jetësore dhe politike. Pa pjesëmarrjen dhe kontrollin e qytetarëve dobësohet shtetësia... Potenciali ynë i jashtëzakonshëm si komb mbetet i pashfrytëzuar dhe e ardhmja jonë bëhet peng i interesave oligarkike dhe i rretheve të caktuara. Është koha të kërkojmë së bashku një rrugëdalje nga dobësia politike, korrupsioni dhe pasiguria”, tha kreu i shtetit.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për mijëra bashkatdhetarët tanë - shkencëtarë, inxhinierë, krijues dhe rilindës, sportistët olimpikë bullgarë, të cilët me shpirt, vullnet dhe mundim po shkruajnë faqet e reja të historisë së Bullgarisë. "Besoj se kemi talent dhe vullnet për ta vendosurBullgarinë si një vend të fortë, sovran dhe të begatë në hartën e Evropës", ishte kategorik Radev.
“Qofshin të bekuara të gjitha përpjekjet e denja dhe Viti i Ri të sjellë gëzim dhe dritë për të gjithë. Le të hyjmë në të me mendime të qarta dhe të dalim prej saj me kokën lart si njerëz dhe si bullgarë. Gëzuar Vitin e Ri 2025!”, tha në fjalinë e tij presidenti bullgar.
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..