Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora. Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi “Rrugët e Stara Zagorës” publikuan foto të mrekullueshme të mekanizmit.
Ora u krijua në kohën kur drejtor i teatrit ishte Vasill Apostollov. E gjithë mekanika u projektua dhe u prodhua në Stara Zagora, në Fabrikën e Robotikës "Beroe" dhe është vepër e inxhinierit Bllagoj Ivanov.
Kukullat që janë pjesë e repertorit të teatrit u krijuan sipas dizajnit të piktorit dhe artist të njohur bullgar të teatrit Ljubomir Cakev, i cili u bë drejtor i Teatrit të Kukullave në vitin 1981. Ato u bënë nga duart magjike të piktorëve Emill Ivanov dhe Veselin Nedellçev në atelienë e teatrit. Dekorimi i orës - portat me kulla dhe flamuj – u punua nga Emill Ivanov.
Muzika me të cilën kukullat kërcejnë çdo orë nga 8 e mëngjesit deri në 20 të mbrëmjes u krijua nga kompozitori Petër Stupell.
Orët me një mekanizëm të tillë në Evropë numërohen me gishta, njoftojnë nga teatri.
Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës
Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..