Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të. Hallva e bardhë, e cila konsumohet në një nga festat tona më të mëdha të krishtera, Të Lidhurit e Djathit (Sirni Zagovezni), është e pranishme në traditat bullgare.
Në qytetin Borovo (rajoni i Ruses), ka ende gra që bëjnë hallvë të bardhë në shtëpi, ashtu siç e kanë bërë gjyshet e tyre në të kaluarën. Nuk është rastësi që receta e tyre u zgjodh për të marrë pjesë në përzgjedhjen kombëtare të vitit 2024 “Thesaret e gjalla njerëzore” të Ministrisë së Kulturës. Megjithatë, përgatitja e saj kërkon shumë punë, mësojmë nga Atanaska Ivanova - sekretare e qendrës kulturore "Iskra 1898" në Borovo. Ja receta:
“Për të bërë hallvën na duhet barishtja laboti i egër”, shpjegon Atanaska Ivanova “Në të kaluarën ajo kultivohej nëpër kopshte, por sot gjendet në barnatore, 50 grama prej barishtes zihen për disa ditë, pak nga pak, derisa të mbeten rreth 500 ml zierje e koncentruar për dy doza hallvë, e cila rrihet deri sa të shkumëzohet. Ndërkohë përgatitet një shurup sheqeri nga 2 kg sheqer, ujë dhe acid citrik, i cili përzihet me shkumën. Përzierja që rezulton përzihet në një sobë me dru për rreth katër orë derisa të arrijë konsistencën e duhur - pika e saj, pasi të jetë ftohur, duhet të jetë aq e fortë sa të shkërmoqet dhe të mos shtrihet. Në fund shtohen arrat dhe hallva hidhet në një tepsi dhe zbukurohet me arra të plota që quhen “gjele të vogla”.
Në qytetin e sotëm Bjalla (ish-fshati Gorazd), kjo traditë daton në vitin 1880, kur pesë familje barinjsh u vendosën në fshat nga pjesë të tjera të Bullgarisë dhe sollën recetën.
"Kur vendosëm të aplikonim (për "Thesaret e gjalla njerëzore" - red.) duke zier hallvë të bardhë për Sirni Zagovezni, filluam të bënim kërkime në fshatin tonë. Biseduam me 92-vjeçaren Penka Velikova për të kuptuar nga kur bëhet një hallvë e tillë. Dhe kur unë erdha në Borovo pasi u martova, në pranverën e vitit 1986, vjehrra ime ftoi një mjeshtre vendase të hallvës, gjyshen Jana, për të udhëhequr procesin e përgatitjes së saj dhe më të rinjtë e shtëpisë e ndihmuan. “Kjo ishte pjesëmarrja ime e parë në përgatitjen e hallvës”, kujton Atanaska Ivanova.
Në të kaluarën, paraardhësit tanë e kanë shijuar hallvën e bardhë vetëm në Sirni Zagovezni. “Për këtë festë njerëzit kanë përgatitur sasi të mëdha të hallvës së bardhë”, thotë Atanaska Ivanova dhe shton:
“Pas Sirni Zagoveznit fillon Kreshma e Madhe e Pashkëve kur nuk hahet mish dhe kjo është një ëmbëlsirë për Sirni Zagoveznin. Një tjetër gjë që më kujtohet është se atë ditë lidhnim një copë hallvë të bardhë me fije dhe gruaja më e moshuar në shtëpi shkonte te fëmijët. Ndërsa ajo e mbante fijen me hallvën, fëmijët përpiqeshin ta kafshonin copën e hallvës. Ky ritual quhet “hamkane”. Sipas besimeve fëmija që arrin ta kafshoj copën e hallvës do të jetë i shëndetshëm gjatë gjithë vitit. Ka ende gra të moshuara që e përgatisin këtë hallvë në shtëpi, por janë raste të izoluara, prandaj duam ta ringjallim këtë traditë”, tha në përfundim Atanaska Ivanova.
Foto: Atanaska Ivanova, qendra kulturore "Iskra 1898" - Borovo
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..
Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...
Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..