Më 20 janar, Kisha Ortodokse kremton të nderuarin Shën Evtimij, Patriarkun e Tërnovos.
Shën Evtimij Tërnovski lindi në vitin 1327 në qytetin Tërnovo. I dhuruar nga Zoti me dhunti të pasura, Evtimij që kur ishte shumë i ri u dallua me dije dhe një jetë të pastër shpirtërore. Në vitin 1350 u bë murg në Manastirin Kilifarevski, nën udhëheqjen e të nderuarit Teodosij Tërnovski. Më vonë ai jetoi disa vjet në Kostandinopojë dhe Athos. Kur u kthye në Tërnovo, Evtimij u izolua në një shpellë afër kryeqytetit të vjetër bullgar. Me të u vendosën murgj të tjerë dhe u formua Manastiri "Trinia e Shenjtë", i cili u bë vatër i iluminizmit dhe jetës shpirtërore. Aty Shën Evtimij shkroi biografi dhe eulogji, korrigjoi libra liturgjikë, përktheu tekste të tjera.
Në vitin 1375 u zgjodh patrik dhe u shfaq si një bari i mirë. Gjatë pushtimit të qytetit Tërnovo nga turqit osmanë, ai personalisht drejtoi mbrojtjen e qytetit dhe kur kalaja u pushtua, ai u ngrit me guxim në mbrojtje të popullit. Ai u dërgua në mërgim në Bullgarinë Jugore, ku ndërroi jetë rreth vitit 1402.
Në ditët tona, më 22 tetor 2023 u krye një lavdërim solemn i lipsaneve të shenjtorit.Para kësaj, me një mesazh të posaçëm patriarkal dhe sinodal, po atë vit, peshkopët e Kishës Ortodokse Bullgare – Patrikanës Bullgare shpallën zyrtarisht, pas shumë vitesh mosmarrëveshje, se lipsanet e zbuluara në vitin 1905 në Manastirin Baçkovski, i përkasin Shën Patriarkut Evtimij Tërnovski. Lidhur me këtë, Sinodi i shenjtë vendosi një festë të re në kalendarin tonë kishtar - "Festimi i Lipsaneve të Shenjta të Shën Evtimij, Patrikut të Tërnovos".
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: arkiv, dveri.bg
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i ndërtuar "si shenjë mirënjohjeje ndaj popullit rus për Çlirimin e Bullgarisë nga pushtimi osman në..