Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Studentët nga Universiteti i Sofjes ishin mysafirë të Radio Bullgarisë

3
Foto: Elena Karkallanova

Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të ftuarve u la mbresa procesi i punës në studiot e Radios Kombëtare Bullgare, si dhe puna e shumanshme dhe interesante e redaktorëve të gjuhëve të huaja nga ekipi i Radio Bullgarisë, të cilët përveç përkthimit të lajmeve dhe materialeve për jetën në vend, realizojnë programe të përditshme online në nëntë gjuhë - "Bullgaria Sot".

"Studentët janë të vitit të parë dhe të pestë të degës së Ballkanistikës. Studentët e vitit të parë tani po i futen gjuhëve të huaja edhe studimeve ballkanike, ndërsa të tjerët janë në fund të studimeve. Përveç gjuhëve ballkanike ata bëjnë edhe trajnime teorike në fusha të ndryshme – histori, letërsi, gjuhësi teorike – shpjegon drejtuesja e departamentit, Prof. Asoc. Ekaterina Tërpomanova, sipas së cilës Radioja Kombëtare Bullgare mund të jetë një vend i përshtatshëm për zhvillimin e karrierës së specialistëve të rinj. "Do të isha shumë e lumtur nëse do të organizonim edhe praktika në të ardhmen. Sot ishte shumë interesante për të gjithë dhe ideja ime për të bërë këtë vizitë tek ju ishte që ata të kenë parasysh se dega e tyre është mjaft e përshtatshme për realizim në fushën e gazetarisë, përveç në pjesën e përkthimit, ku Radio Bullgaria ofron mundësi të mëdha. Studentët tanë kanë një përgatitje të shkëlqyer në lidhje me historinë e Ballkanit, kulturën, folklorin, d.m.th gjithçka që studiojnë në këtë degë është shumë e përshtatshme për një realizim të tillë."
Diana Androva, Georgi Atanasov dhe Petër Zorovski me Prof.Asoc. Ekaterina Tërpomanova
Për studentët, kalimi i pragut të institucionit të Radios Kombëtare Bullgare ishte vërtet emocionues. Disa mbetën të befasuar kur zbuluan se sa e madhe është në të vërtetë "Shtëpia e Vjetër", siç e quajmë ne radion. "Veprimtaria e radios është më e madhe nga sa e kisha imagjinuar”, na tha Petër Zorovski.

Pas vizitës në redaksinë shqiptare dhe greke, ku patën mundësinë të bisedonin me përfaqësues të ekipeve, studentët ishin prezentë edhe në regjistrimin e programit në gjuhën shqipe. Disa prej tyre praktikuan njohuritë e tyre në gjuhën ballkanike duke iu përgjigjur pyetjeve të koleges tonë Kostandina Bello.

"Kisha dëgjuar për Radio Bullgarinë, jam futur disa herë në faqen online, por nuk e kisha parë me shumë imtësi. Tani që u njoha më shumë me veprimtarinë e radios, redaksisë shqiptare, mbase do ta vizitoj më shpesh për të ndjekur lajmet." – ndan Georgi Atanasov.
"Dega jonë është e lidhur me mësimin e gjuhëve dhe Radio Bullgaria mund të jetë një fillim i mirë i karrierës tonë. Aktualisht po mësoj rumanisht, së shpejti shqip dhe greqisht, gjë që është mjaft interesante për ne. Kam miq nga Greqia që janë shumë kurioz të mësojnë për Bullgarinë, na pret një takim intrigues në pranverë”- na thotë studentja e vitit të parë..., e cila tha me bindje se do t'ua prezantonte miqve të saj nga shteti fqinj faqen greke të Radio Bullgarisë.


Foto: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..

botuar më 24-12-29 7.45.PD

E majta europiane dëshiron të jetë sërish ndër më të fortët e ditës

Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...

botuar më 24-12-28 5.05.MD

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD