Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qytetet bullgare nisin garën për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032

Burgas
Foto: Bashkia e qytetit Burgas

Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët duhet të zhvillojnë një program kulturor me shumë shtresa me dimension evropian, gjë pas së cilës një komision i pavarur do të vlerësojë propozimet dhe do të përzgjedhë fituesit.

Edhe pse kemi ende një vit deri në fillimin zyrtar të fushatës, tashmë ka lëvizje në qytetet bullgare. Gabrovo doli të ishte më i paduruari.Që vitin e kaluar, kryetarja e bashkisë Tanja Hristova njoftoi se qyteti tashmë po përgatitet për konkursin. Shtëpia e Humorit dhe e Satirës, ​​së bashku me Qendrën për Artin Bashkëkohor “Zhan-Kllod dhe Kristo”, pritet të jenë ndër pikat kryesore të programit të kandidaturës.

Shtëpia e Humorit dhe e Satirës - Gabrovo

Tani edhe Burgas iu bashkua konkurrencës për titullin prestigjioz evropian . Para disa ditësh, kryebashkiaku Dimitër Nikollov zyrtarisht njoftoi se tashmë janë duke u zhvilluar përgatitjet për kandidaturën e qytetit tonë të Detit të Zi. Dhe këshilli bashkiak votoi unanimisht krijimin e Fondacionit “Burgas 2032”, i cili do të punojë në fushatën që qyteti të zgjidhet kryeqyteti kulturor.

Zëvendës kryetarja e Bashkisë së Burgasit Diana Savateva

"Kam informacion jozyrtar se po përgatiten edhe 3-4 qytete të tjera bullgare. Ndoshta ne ishim të parët që e përqafuam idenë me entuziazëm. Pres që edhe qytete të tjera të bëjnë pretendimet e tyre. Pas së cilës, brenda vitit 2026, më së voni deri në vitin 2028, duhet të shpallet kandidati bullgar, i cili do të ketë në dispozicion tre vjet për t'u përgatitur deri në vitin 2032, kur do të jetë Kryeqyteti Evropian i Kulturës", shpjegoi për Radio Bullgarinë zëvendës kryetarja e Bashkisë së Burgasit Diana Savateva, e cila drejtoi Fondacionin “Burgas 2032”.

Burgas u konfirmua si një qendër e vërtetë kulturore, duke tërhequr dhjetëra mijëra të ftuar me një program kulturor të larmishëm dhe dinamik. Dhe festivalet verore me muzikantë pop me famë botërore krijuan imazhin e qytetit detar si një skenë kryesore e artit dhe argëtimit evropian.

Festivali Veror në Burgas

Burgas nuk është vetëm një destinacion turistik, por një hapësirë ​​multikulturore ku njerëzit e etnive të ndryshme gjejnë mundësi zhvillimi”, thotë Diana Savateva dhe shton:

"Ne jemi kufiri juglindor i BE. Ajo që na bën të ndryshëm nga qytetet e tjera është aftësia për ta kthyer faktin që jemi një qytet i ri, nga një deficit në një avantazh. Sepse ne nuk e kemi lashtësinë e Plovdivit, që ishte Kryeqyteti Evropian i Kulturës në 2019, por kemi hapësira të “fshehura” në rajon që kanë histori shekullore dhe mund t’i bëjmë më të dukshme. Burgas tashmë ka përvojë si kandidat për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2019, kur të 13 bashkitë nga rajoni u bashkuan në një koncept të përbashkët. Tani qyteti ynë do të mbështetet edhe një herë në partneritet me komunat fqinje të Detit të Zi për kandidaturën tonë" - tha në përfundim nënkryetarja e bashkisë Diana Savateva.

Varna, Veliko Tërnovo, Ruse

Deri më tani, Burgas dhe Gabrovo janë të vetmet qytete bullgare që shpallën zyrtarisht se janë kandidatë për Kryeqytetin Evropian të Kulturës 2032. Por atyre pritet t'i bashkohen Varna, Veliko Tërnovo dhe Ruse, të cilët aktualisht po diskutojnë mundësinë për t'iu bashkuar konkurrencës për titullin prestigjioz evropian.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Bashkia e qytetit Burgas, Radio Kombëtare Bullgare - Burgas, Pixabay, humorhouse.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD