Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si do të garantojë zbatimin e tij. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në përgjigje të një pyetjeje parlamentare. “E rëndësishme është rritja e të ardhurave, jo e shpenzimeve, të hedhim dritë mbi ekonominë joformale”, ishte kategorik kryeministri. Tregu duhet të rregullohet, por të mos ketë ndërhyrje që të çojnë në deficit dhe spekulime, kështu e komentoi Zheljazkov kërkesën e partive në pushtet dhe opozitë për kontroll mbi çmimet e larta të mallrave esenciale. Kryeministri Zheljazkov theksoi se ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në treg për mallrat nga shporta e vogël e konsumatorit është një ndërhyrje e papranueshme në treg. Sipas tij, kjo nuk përjashton masat e kontrollit me ndihmën e autoriteteve rregullatore.
Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitмr Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2024, të kërkuar nga Gjykata..
Gjatë vizitës së saj në Londër, nënpresidentja Ilijana Jotova u takua me nënkryetaren e bashkisë Joanne McCartney. Portofoli i McCartney përfshin politika për fëmijët dhe familjet. Në fokus të bisedës ishin vështirësitë me të cilat përballet..
Ndërmarrja e përbashkët evropiane e teknologjive llogaritëse me prodhimtari të lartë EuroHPC zgjodhi gjashtë fabrika të reja evropiane të inteligjencës artificiale për të forcuar lidershipin e Evropës në inovacion dhe inteligjencës artificiale...
Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) duhet të kryejë rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve që iu caktua nga Gjykata Kushtetuese (KQ). Kjo do të sqarojë..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si..