Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tempulli i Shën Harallambit në Shablla mban të gjallë besimin e brezave

10
Foto: Daniella Todorova

Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla dhe banorët e tij, kjo është festa e kishës “Dëshmori i Shenjtë Harallambi”, të cilën e ndërtuan me shumë përkushtim, punë personale dhe sakrifica. Për ta kjo është edhe një ditë mirënjohjeje.


Historia e kishës fillon në fund të shekullit të XIX-të, me ndërtimin e tij të parë, me emrin e Kryqit të Shenjtë të Zotit. At Pavell Maksimov, i cili ka 25 vjet që shërben në tempull, saktëson se ndërtimi filloi në 1896, por në 1900 Shablla pësoi një tërmet shkatërrues:

At Pavell Maksimov

"Pothuajse një shkallë e 7-të ishte, me shumë viktima dhe shkatërrime të shtëpive, dhe tempulli u shemb plotësisht - tregon At Pavell. – Banorët e pyetën veten nëse duhej të ndryshonin vendndodhjen e tij, por ata i thanë vetes se themelet u hodhën pikërisht këtu dhe prandaj e rindërtuan prapë në këtë vend. Siç shihet nga ikonostasi, ikonat u pikturuan në vitet 1909 dhe 1910. Ekziston edhe një dokument që e bën të qartë se në vitin 1907 banorët ishin ende duke mbledhur fonde për përfundimin e tij, por nuk shënohet saktësisht se kur u ndërtua plotësisht. Ndoshta ka qenë në vitin 1908, sepse ikonat për ikonostasin janë të viteve 1909-1910.”

Historinë e priftit Pavell e plotëson Daniella Todorova, drejtoreshë e Qendrës së Edukimit të Gjelbër në Shablla, në godinën e së cilës dikur ndodhej shkolla.

Daniella Todorova

“Ajo që dimë nga historitë e treguara nga banorët vendas është se në fillim të shekullit të XX-të, bashkia e qytetit u mblodh dhe vendosi të ndërtohen tri ndërtesa kryesore - kishën, shkollën dhe bashkinë. Suva e kishës së re dhe e Qendrës së Gjelbër janë shumë të ngjashme dhe ndoshta të njëjtët mjeshtër kanë punuar në të. Gjithçka u bë nga banorët vendas që kontribuuan me punën, përpjekjet dhe materialet e tyre për të ndihmuar me ndërtimin."

Kisha „Shën Harallambi“ në fshatin Shablla, 1944

Gëzimi i banorëve të Shabllës nuk zgjati shumë. Në vitin 1913, pas përfundimit të Luftës së Dytë Ballkanike, në bazë të Traktatit të Bukureshtit, e gjithë Dobruxha Jugore deri në Ballçikun e sotëm u bë territor rumun. Në arkivin e kishës “Shën Martiri Harallambi” ruhen edhe regjistrat rumune, ku spikat personaliteti i ndritur i njërit prej priftërinjve të parë që u kujdes për famullinë e Shabllës dhe fshatrat përreth – At Nikolla Cicov, i cili dhuroi ikonën e ikonostasit të Shën Nikollaj Mrekullibërësit:

“Arkivat tregojnë se ai kishte 51 vjet shërbim - vazhdon rrëfimin e tij At Pavell. – Emri i tij del si prift i ri nga viti 1897. Në regjistrat e fundit, kur bënte pagëzime, ai tashmë shkruante me germa të mëdha dhe me sa duket në vitin 1948 ishte tashmë shumë i moshuar. Gjëja më interesante është se ai personalisht në farin e Shabllës ka lënë një përshkrim të detajuar të bregdetit me pika gjeodezike, gjë që tregon se ai ishte i arsimuar dhe, në këtë drejtim, një person i gjithanshëm.”

Sipas të dhënave arkivore, At Nikolla nuk shërbeu në famulli midis viteve 1914 dhe 1917 dhe ka të dhëna se ai ishte internuar diku në Rumaninë Veriore. Me vullnetin e Zotit ai u kthye në Shablla, ku ndoshta mbaroi rrugëtimi i tij tokësor. Pas tij kisha u zhyt në harresë. Megjithatë, muret e forta mbeten për t'u kujtuar brezave veprën hyjnore të paraardhësve të tyre dhe në vitin 1999 filloi rimëkëmbja e saj:

"Rinovimi i tempullit në pamjen e tij aktuale daton në vitin 2000, duke përjashtuar kullën e kambanores, e cila u ndërtua rreth vitit 2010. Shumë njerëz morën pjesë me entuziazëm në rimëkëmbjen. Shumica ishin besimtarë që shkonin rregullisht në kishë. Fatkeqësisht, shumica prej tyre nuk janë më me ne, por ka ende, sigurisht, të gjallë që morën pjesë tërësisht me punë personale.”

Bazilika tre nefshe me kambanoren e saj të bukur dhe mbresëlënëse ngrihet në qendër të Shabllas. Katër kambanat e saj, të bëra në shkritoren e famshme të kambanave në Voronezh të Rusisë, të dhuruara për lavdinë e Zotit, i ftojnë besimtarët në adhurim. Ndër tyre ka rumunë, rusë, ukrainas, të ftuar nga afër dhe nga larg, të cilët nuk e ndajnë dhe nuk e urrejnë njëri-tjetrin, por i duan të gjithë. “Kjo në fakt u shpëtua nga Kisha gjatë gjithë shekujve dhe viteve dhe kështu shëron plagët e shoqërisë”, përfundon At Pavell.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova, Daniella Todorova, bg-patriarshia.bg, Arkivi Shtetëror - Dobriç




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Anna Koçeva në konferencën e shtypit në BTA

Shkencëtarët bullgarë: Bullgarët nga Krahinat Perëndimore nuk janë një "komb i shopëve"

Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..

botuar më 25-01-28 4.52.MD

Universiteti Teknik i Pylltarisë shënon 100 vjetorin e themelimit

Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..

botuar më 25-01-28 9.20.PD

“Përmes dyerve të kohës” – 190 vjet fryma inovative frymëzon nxënësit e Gjimnazit Aprillovska

Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u  hap më 14 janar (2 janar, stili i..

botuar më 25-01-27 7.45.PD