Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe integrimin evropian të vendit. Ministria jonë e Jashtme në qëndrimin e saj e dënoi kategorikisht deklaratën e Mickoskit.
Çështja e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk është një mosmarrëveshje dypalëshe mes dy vendeve tona, por është një çështje që prek vlerat dhe standardet themelore evropiane, theksohet në qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Gjithashtu përkujtohet se një numër i madh i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë marrë nënshtetësinë bullgare, duke njohur origjinën dhe identitetin e tyre bullgar. Vetëm përmes zbatimit të plotë dhe gjithëpërfshirës të Konsensusit Evropian, të miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2022, pjesë e rëndësishme e të cilit janë ndryshimet në Kushtetutën e vendit, është i mundur përparimi në procesin e integrimit evropian të RSM-së, thekson në qëndrimin e saj Ministria e Punëve të Jashtme.
Në këtë kontekst, Maqedonia e Veriut, si një vend kandidat për anëtarësim në BE, ka përgjegjësinë që legjislacioni dhe praktika e saj të përputhen me këto parime, shton Ministria e Punëve të Jashtme.
Në vend të retorikës së urrejtjes dhe ndarjes, autoritetet në RSM duhet të fokusohen në përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të të gjitha bashkësive etnike në vend, bën thirrje MPJ-ja, duke theksuar: “Vetëm përmes dialogut të sinqertë dhe respektit të ndërsjellë mund të arrijmë zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet të popujve tanë në një Evropë të bashkuar”.
Dje, 12 shkurt, nga foltorja e Kuvendit të Shkupit, Hristijan Mickoski deklaroi se pyetja e vërtetë është se pse duhet të përfshihen në kushtetutë rreth 700-800 bullgarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët deklarojnë se gjuha e tyre amtare është bullgarishtja dhe pse nuk ka një kërkesë të tillë për Shqipërinë.
Lexoni më tepër në arkivin e Radio Bullgarisë:
Foto: BTA, EPA/BGNES (arkiv)Vendimi për anëtarësimin e plotë të Bullgarisë në zonën Shengen nga fillimi i vitit 2025 është një ngjarje historike si për vendin, ashtu edhe për marrëdhëniet me vendet fqinje të BE-së - Rumania dhe Greqia. Cila është ngjarja përcaktuese në marrëdhëniet..
Nga distanca e kohës, historia dhe studiuesit do të japin vlerësimin e tyre për Bullgarinë dhe marrëdhëniet e saj me fqinjët në çerekun e parë të shekullit të 21-të. Por ata do të shkelin mbi faktet dhe perceptimet e bashkëkohësve për to. Para se viti i..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri thirrje..