Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjetje antike, zbulime të reja – viti arkeologjik 2024 në Muzeun Historik Kombëtar

Foto: BTA

Në vitin 2024 Muzeu Historik Kombëtar bëri kërkime mbi 22 objekte arkeologjike. Mbi 1400 artefakte nga parahistoria deri në mesjetë u zbuluan gjatë sezonit, ku më të rëndësishmet u ekspozuan në një ekspozitë speciale "Gjetje antike. Zbulime të reja. Sezoni Arkeologjik 2024", në Sallën e Ekspozitave të Përkohshme në katin e tretë të muzeut.

Arkeologu Filip Petrunov nga Instituti Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave (BAN) mori pjesë si drejtues ose nëndrejtues në 3 nga studimet e bëra.
Filip Petrunov
Në Kaliakra (Bullgarinë Verilindore), nën drejtimin e drejtorit të Muzeut Hitorik Kombëtar, Prof. Asoc. Boni Petrunova, po studiohet kalaja e territorit të fortifikuar. Ajo arriti kulmin e saj në shekullin e XIV-të. Nga mesjeta bullgare janë zbuluar enë të shumta luksoze të prodhimit bizantin dhe bullgar, madje edhe importe nga Spanja dhe Italia, të cilat shërbenin në jetën e përditshme të popullsisë përfaqësuese urbane, shpjegon studiuesi. Një tavernë e hapur e vendosur në rrugën kryesore demonstron përdorimin e atyre që tani konsiderohen si ushqime luksoze - ushqimet e detit. 

"Ky ka qenë ndoshta ushqimi më i lirë, ushqimet e detit, të gjitha llojet e molusqeve dhe krustaceve, si dhe disa lloje peshqish. Por gjithsesi, në ato kushte, ishte një domosdoshmëri e pashmangshme për të marrë gjithçka që jepte deti dhe ishte pjesë e kuzhinës së përditshme. Nuk është e mundur të vlerësohet në këtë fazë, pa të dhëna të ruajtura të shkruara, sa kushtonte një kilogram nga ky ushqim. Fakt është se janë të vështira për t’u pasur dhe rruga për të arritur drejt tryezës është mjaft e lodhshme, gjë e cila çon padyshim në rritjen e kostos së saj."

Kalaja Ljutica sot ndodhet pranë kufirit të Bullgarisë, Turqisë dhe Greqisë dhe nga muret e saj ka pamje të mrekullueshme drejt tre vendeve. Vetëm 45 km nga qyteti Edrene, vendndodhja ishte strategjike si për Bizantin ashtu edhe për Mbretërinë Bullgare të Tërnovos.
Gjetje nga Ljutica - sezoni 2024
"Në vitin 2024, ne zbuluam një fenomen shumë interesant, në Ljutica, një prerje sistematike të monedhave të argjendta, "turnezeta", të cilat mbajnë emrin e principatave latine. Por momentalisht asnjë shkronjë nuk është e dukshme. Kjo është një dukuri e zakonshme në këto monedha argjendi. Është ruajtur vetëm pjesa qendrore e monedhës, ku paraqitet shenja e kryqit. Ne mund ta interpretojmë këtë si një provë të mëtejshme se ata donin të distancoheshin nga latinët në Ballkan dhe të theksonin përkatësinë e tyre ndaj Fronit të Tërnovës”, reflekton studiuesi.

"Ndoshta gjëja më interesante që mund të shihet aktualisht në ekspozitën e Muzeun Historik Kombëtar është një rikonstruksion që kemi arritur të bëjmë me artistë nga Varna - Marina dhe Nikollaj Rusevi, të cilët në bazë të pamjeve që dokumentuam, rindërtuan një studio qeramike në të cilën ndodhen 3 rrota qeramike dhe vegla të tjera përkatëse. Dhe tani mund të themi kategorikisht se një pjesë e madhe e qeramikës luksoze që gjejmë nuk është e importuar, por e prodhuar në vend”.
Rindërtimi i studios së qeramikës në Ljutica, autor: Nikollaj Rusev
Në verën e vitit 2024 në kështjellën Kokaljanski Urviç, u zbulua një kishë-varr me dy burra të varrosur dhe një vajzë të vogël. Imazhi i saj i rikonstruktuar, si dhe një unazë me simbol ari që ishte pronë e drejtuesit të kalasë, janë ekspozuar gjithashtu në ekspozitën përfaqësuese të Muzeut Historik Kombëtar.

Unaza nga Kokaljanski Urviç
"Fakti i rëndësishëm për Kokaljanski Urviç është se për herë të parë zbulohet një varr, përveç mbetjeve kockore, me zbukurime specifike - një simbol i fuqisë mbretërore. Bëhet fjalë për të ashtuquajturat perpendula - një lloj stoli për kokën që qepet në kapelë ose shami dhe vendoset lirshëm rreth kokës. Ky fëmijë është me dy perpendula të tilla, të bëra posaçërisht për lartësinë e tij, në mënyrë që të binin në lartësinë e duhur. Njëra prej tyre është një sferë transparente që simbolizon diellin, dhe tjetra përfaqëson hënën, e përshkruar me shenjën e famshme të pafundësisë - figurën horizontale tetë - një simbolikë shumë e thellë që ende nuk e kemi lexuar dhe kuptuar. “Kjo është shumë e vlefshme për arkeologjinë – jo vetëm gjetja e objekteve, por zbulimi i historisë pas këtyre objekteve”, thekson arkeologu.
Princesha e Vogël me Perpendula
Ekspozita "Gjetje antike. Zbulime të reja. Sezoni Arkeologjik 2024" prezanton kërkimet e arkeologëve në një hapësirë të gjerë gjeografike - nga shtretërit e lumenjve Struma dhe Mesta, përmes maleve Rodope dhe Sakar, deri në bregun e Detit të Zi dhe Dobruxha. Vendbanimet dhe tumat e varreve, kështjellat antike dhe mesjetare janë studiuar dhe gjetjet e paraqitura na çojnë në një udhëtim unik nëpër kohë dhe në të kaluarën e pasur të Bullgarisë.

Përpiloi: Ivo Ivanov
Foto: Ivo Ivanov, historymuseum.org, BTA, BGNES, Bulfoto
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD

Enë të gdhendura në mënyrë të shkëlqyer dhe statuja të punuara me imtësi - Tuma Kozareva zbulon sekretet e saj

Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të gjerë. Ndër eksponatet e shkëlqyera dallohen amuletat e bëra nga kafka njerëzore, enë balte dhe vegla..

botuar më 24-12-01 10.10.PD