Revista LIK e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) ia kushtoi numrin e saj të muajit shkurt Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u prezantua sot, 25 shkurt, në një event të veçantë në Lobin e Mermerit të BNR-së. 25 janari shënoi 90 vjetorin e themelimit të medias. Në këtë datë të vitit 1935 Car Boris III nxori një dekret me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore.
Veprimtaria shoqërohet me hapjen e ekspozitës "90 vjet Radio Kombëtare Bullgare - Radio e gjeneratave të bullgarëve", e cila prezanton foto dhe dokumente arkivore nga fondet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave dhe BTA.
"Radio Bullgaria (programet e BNR-së për jashtë vendit), me përmbajtjen e saj në 11 gjuhë, është kthyer në një portal multimedial dedikuar bullgarëve në mbarë botën. “Informacionet që lidhen me jetën e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit dhe me ngjarjet në diasporat bullgare tani janë më të strukturuara dhe më të dukshme, dhe lajmet dhe temat nga Bullgaria prezantohen në një formë më të përgjithësuar, me informacionin e nevojshëm suplementar, në mënyrë që edhe njerëzit që nuk ndjekin vazhdimisht rrjedhën e informacionit të jenë të vetëdijshëm për proceset”, tha Daniell Nençev, shef i degës “Zhvillimi Strategjik” të BNR-së, duke paraqitur veprimtarinë e programeve të veçanta të medias.
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..