Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, patriarku bullgar Daniill dhe shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov.
“Për mua kjo është data më e ndritur, sepse 3 Marsi është ringjallja e një populli dhe një vendi”, tha nënpresidentja Jotova.
Patriarku theksoi rëndësinë e festës si simbol dhe kujtim i njerëzve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Qendra e festimeve për 3 Marsin ishte maja historike “Shën Nikolla” – Shipka, ku u mblodhën bullgarë nga rajone të ndryshme të vendit për të nderuar sakrificën e të vdekurve për liri. "Ne jetojmë në kohë dinamike dhe të vështira, një kohë transformimesh dhe sfidash të paprecedentë." Por amaneti për të mbrojtur Atdheun, për të bërë përpjekje për ta zhvilluar atë si shtet demokratik, juridik dhe social, mbetet i pandryshuar”, tha në fjalinë e saj para të pranishmëve në majë kryetarja e Kuvendit Popullor Natalia Kisellova.
Ceremonia me paradë dhe fishekë zjarri për datën 3 Mars do të mbahet në mbrëmje në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet. Presidenti Rumen Radev do të pranojë rreshtin e njësive ushtarake përfaqësuese dhe flamujt e shenjtë luftarakë.
Lexoni më shumë për 3 Marsin në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES, BTABullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha nënpresidentja Ilijana Jotova pas ceremonisë zyrtare në Sofje me rastin e 3 Marsit. Mungesa e..
Bullgaria do të marrë pjesë në Ekspozitën Botërore EXPO 2025 me një stendë kombëtare, ku me propozim të Ministrisë së Turizmit do të punojnë studentë bullgarë. Shteti bullgar do të ketë pavijonin e tij, të klasës më të lartë të tipit "A", njoftoi..
Ka tendenca pozitive demografike në vend, por askush nuk flet për to. Këtë e tha për bTV Doc. Georgi Bërdarov. Shefi i Katedrës së Gjeografisë Social-Ekonomike në Universitetin e Sofjes theksoi se 10 vjet më parë 20% e të rinjve dëshironin të..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..