Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Beso dhe mos bëj pyetje” – të fshehtat e vallëzimeve mbi prush

БНР Новини
Foto: Radio Vidin

“Beso dhe mos bëj pyetje!” Shkencëtarë bullgarë shumë herë me radhë e kanë marrë këtë përgjigje, duke u munduar të arrijnë deri tek shtresat e thella të nestinarëve (valltarët mbi prush). Do ta dëgjoni dhe juve, në qoftë se vendosni të mësoni më shumë “nga dora e parë”. Kuptohet, në qoftë se bisedoni me ndokush nga pak të informuarit në vallen të shenjtë të zjarrtë. Disa nga njerëzit, të cilët sot hyjnë në zjarr dhe e kryejnë ritin, e bëjnë si një atraksion turistik. Më shpesh do t’i shikoni në programet dëfryese nëpër vendpushimet tona detare. Mbrojtësit e traditës së vërtetë nga mali Stranxha pohojnë se, valltarët përdorin mjete të ndryshme, të cilat mbrojnë këmbët e tyre nga djegia. Kurse zjarri të cilin e ndezin, qenka prej një materiali drusor i cili zhvillon një temperaturë më të ulët gjatë djegies.


Kjo traditë është shpërndarë në disa fshatra të Bullgarisë Juglindore. Dihet se dikur bashkësia e nestinarëve ka qenë e mbyllur midis 10 familjeve, në kuadrin e të cilave janë lidhur dhe martesat. Sepse ky rit trashëgohet brez pas brezi. Loja mbi zjarr është kulmi i traditës. Bëhet dy herë në vit, gjithmonë në kuadrin e tre ditëve. Është e paraprirë nga një përgatitje, të përmbushur me rite të fshehta. Gjatë verës është rreth festës të Shenjtorëve Konstantin dhe Elena dhe zhvillohet në të hapur. Gjatë dimrit – midis 18 dhe 20 janarit luajnë në vatrën e shenjtë, që gjendet në konak (kështu kanë quajtur vendin e tyre të shenjtë). Kulti kryesor është ndaj Shën Konstantinit – zëvendësuesi i Zotit në tokë. Në të kaluarën kisha i ka ndjekur nestinarët për shkak të karakterit pagan të praktikës së tyre të kultit. Për shkak të sulmeve të shumta kundër mbajtësve të traditës, riti ka qenë pothuajse i harruar për një periudhë të caktuar kohe. Kurse nestinarët me paramendim nuk kanë lejuar pranimin e njerëzve nga jashtë pranë vetes. Gjatë viteve 30 të shekullit të XX-të akademik Mihaill Arnaudov studion ritin sekret dhe ka shansin të bisedojë me disa nga nestinarët legjendarë. Sipas tij kjo praktikë është lidhur me “shamanizmin e mesëm aziatik dhe magjitë e predikimet e tij”. Shkencëtari gjen përafërsi me kultin ndaj Dionisit dhe pohon se, bëhet fjalë për një “kult të përzier semit-grek”.

“Më 1 maj, akoma me fillimin e muajit të Konstantinit, siç e quajnë në rrethin e Stranxhës, pjesëmarrësit në rit shkojnë për vizitë tek nestinari kryesor”, shkruan në fillim të shekullit të XX etnografi ynë i shquar madh Dimitër Marinov. Secili sjell raki, verë, byrek dhe ushqime të ndryshme për tryezën e përbashkët, të cilën pronari i shtëpisë tanimë e ka përgatitur. Miqtë i puthin dorën, i renditin të gjitha gjërat e sjella dhe që të gjithë bashkërisht shkojnë në vendin e shenjtë – qendra sakrale në ritin e nestinarëve. Në kohëra më të lashta vendi i shenjtë ose konaku, siç e quajnë më shpesh, është gjendur në shtëpinë e nestinarit kryesor. Dimitër Marinovi e përshkruan ritin kështu: “Këtu prifti është ai (nestinari kryesor) burrë ose grua. Ai i përuron dhe i bekon ikonat dhe nestinarët pjesëmarrës, secili prej të cilëve mban në dorë një qiri të ndezur, të sjellë nga shtëpia...” Pas përfundimit të ritit konsiderohet se, “besimi i fortë, frymëzimi nga Shën Konstantini është transmetuar të gjithëve dhe ata bëhen nestinarë.”

Në letërsinë bullgare një përshkrim të nestinarëve gjejmë në tregimin e Konstantin Petkanovit, i cili ka frymëzuar dramën e vallëzimit “Nestinare” nga Marin Goleminovi. Gjatë vitit 1939, përpara se të fillojë punë mbi partiturën, kompozitori i ri vendos të zhytet në atmosferën e traditës së lashtë. Sipas të shkruarës prej tij, ai tanimë është në zhdukje. Ruhet në një fshat të saranxhës Vurgari (Bullgarë). “Kjo është festë e Shën Konstantinit dhe Shën Elenës. Ikonat e tyre ruhen në një shtëpi në shesh. Në prag të festës shkojnë aty, nën tingujt e daulles ndezin qirinj, por shandani nuk hyn brenda. Nestinaret qëndrojnë brenda, pinë raki dhe kohë pas kohe ndonjë prej tyre del jashtë, ngre duar dhe thërret “Vëh,vëh,vëh!”. Këto brohoritje paracaktojnë diçka të çuditshme bile pak të tmerrshme.” Goleminov e përshkruan procesionin me ikonat e dy shenjtorëve, të zhvilluar në vendin e shenjtë vendas nën tingujt e daulles, e cila ka rëndësinë e një instrumenti të shenjtë dhe ruhet në kishë një vit të tërë. Tregon dhe për vallen, në të cilën që të gjithë duhet të kapen të paktën për disa minuta – për shëndet dhe sukses.

“Në mbrëmje nestinarët erdhën – vazhdon Marin Goleminovi. –E shpërndanë hirin dhe një prej tyre mori ikonën. Bëri kryq dhe u nis nën shoqërimin e gajdes dhe të daulles. Në fund nestinarja u bë e bardhë si pëlhurë, ra në një trans, “e kapën”. Sepse në qoftë se gjatë ditës i pyet nëse do të luajnë në mbrëmje, ata përgjigjen: “Në qoftë se më vjen frymëzimi”. Dhe u vjen...”

Këtë gjendje nestinarët e quajnë “humbje”. Kur mundin të humbasin, ata thonë dhe paragjykime. Njerëzit besojnë se ato gjithmonë realizohen, prandaj dëgjojnë me vëmendje se çfarë do të thonë nestinarët. Janë ruajtur dhe dëshmi të shumta nga njerëzit të cilët kanë marrë pjesë në ritin e zjarrtë dhe kanë marrë një shpëtim të çuditshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD