Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

25 vjet Parku Kombëtar Rila

БНР Новини

Një nga parqet më të mëdha në Evropë dhe në Ballkan, i vendosur në malin Rila, në Bullgarinë Perëndimore, mbushi 25 vjet nga krijimi i vet (24 shkurt 1992). Fillimisht, me qëllim ruajtjen e larmisë biologjike dhe të llojeve të rralla dhe të kërcënuara dhe të ekosistemeve në malin më të lartë në Ballkan (Musalla 2925 metra), parku është shpallur për popullor me një sipërfaqe të përgjithshme 107 923,7 dynymë. Disa vjet më vonë, gjatë vitit 1999, pjesa më e madhe prej tij - 81 046,0 dynymë është rikategorizuar në kombëtar, kurse pjesa tjetër në Park Natyror “Manastiri i Rilës”.

СнимкаTerritori i parkut përfshin rezervatet Parangalica, Skakavica, Ibër dhe rezervatin Qendror të Rilës, ku gjenden veprimtaritë më të mbrojtura nga njeriu si ekosistemet e natyrshme, me llojet karakteristike për to të bimëve të egra dhe të llojeve shtazore dhe vendbanimet e tyre. Prandaj janë të përfshirë në listën e OKB-së të parqeve kombëtare dhe rezervatet ekuivalente me to. Rreth 95% nga pyjet me bredh dhe bredh të bardhë janë natyrale, me një moshë mesatare rreth 100 vjet, kurse larmia e vendbanimeve përcakton vendin e rëndësishëm në park në rrjetin ekologjik Natura 2000.

Sipas fjalëve të Kirill Stamboliev, ekspert i “Faunës” pranë parkut kombëtar, larmia biologjike në Rila është jashtëzakonisht e pasur-rreth 1400 lloje bimë më të larta.

СнимкаRëndësia e lartë e konservimit të parkut përcaktohet dhe nga pasuria e relikteve - 105 lloje, dhe endemitet - 36 ballkanike dhe 21 bullgare, ku 3 prej tyre takohen vetëm në malin Rila.

СнимкаParku Kombëtar Rila është një nga strehimet më të konsiderueshme dhe më të sigurta për arushën bojë kafe në Bullgari. Parku është shtëpia e popullimit më të madh të dhisë së egër ballkanike tek ne, këtu është e vendosur kolonia më e lartë e citelit dhe një nga 4 burimet e tritonit të rrallë alpin.Parku është një vendbanim i rëndësishëm për më shumë se 100 lloje bimësh mes të cilave është shqiponja shkëmbore, kukuvajka e shumë të tjerë. Në park ruhen 38% nga llojet e bimëve të cilat gjenden në Bullgari, 80% nga kafshët jo vertebrore, 80% nga flora e liqeneve dhe fauna dhe 20% nga kafshët kurrizore.

СнимкаTë dhënat e shkëlqyera natyrore, ekzistenca e vendpushimeve të shumta, rrjeti i madh prej rrugicave turistike dhe ekologjike janë nga më të preferuarat për turistët. Aty janë dhe ski pistat më të preferuara, në vendpushimet Borovec dhe Maljovica.

СнимкаÇdo verë nga data 1 deri më 23 gusht rreth liqeneve të Rilës zhvillohet Shkolla Verore shpirtërore, e themeluar nga Mësuesi Petër Dënov.

СнимкаSipas traditës , më 19 gusht, vëllazëria e Bardhë pret lindjen e diellit në Kodrën për Lutje në Rila, me qenë se pikërisht në këtë ditë dielli ka një forcë magjike. Por mjerisht, ndërhyrja e njeriut ndikon mbi sistemin ekologjik, si dhe mbi florën dhe faunën në park. Pas hapjes së teleferikut deri tek liqenet e Rilës, sulmi drejt tyre nuk ka pushuar aspak si tërësi. Gjatë muajit gusht aty shkojnë rreth 2000 veta vetëm për 1 ditë. Dhe pavarësisht se në territorin e Parkut Kombëtar Rila është i vlefshëm parimi “Fut dhe Nxjerr” sipas të cilit çdo një duhet të mbledhë mbeturinat nga ushqimi i sjellë, që të mund t'i hedhë më vonë në vendet e caktuara për këtë qëllim, ka njerëz të cilët nuk e respektojnë. Sipas drejtorisë së parkut, një problem serioz është dhe ndezja e zjarreve. Ato jo vetëm se e ndotin mjedisin rrethues, por dhe shkatërrojnë tokën dhe llojet bimore. Mjerisht roja e parkut vështirë mund të evitojë shkelje të këtij lloji, për shkak të sipërfaqes së madhe të Parkut Kombëtar. Prandaj nga parku më shumë mbështeten tek vetëdija dhe mirësjellja e vizituesve.

Снимка

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES dhe bg.wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD