Radio Bullgaria ju propozon çdo muaj të votoni për muzikë nga Bullgaria. Ndër pjesëmarrësit që votojnë për këngën fituese zgjidhen me short tre veta, të cilat fitojnë CD me muzikën në gjininë përkatëse. Votimi është në e-mail-in e redaksisë: albanian@bnr.bg. Rezultatet shpallen çdo muaj.
Në vitin 1970 Radio Sofja organizoi të ashtuquajturin “Radio-konkurs pranveror për këngë zbavitëse bullgare”. Ky konkurs po vazhdon të zhvillohet çdo vit edhe sot e kësaj dite. Në vazhdim të 48 viteve kompozitorë, orkestrues, autorë tekstesh dhe interpretues paraqitin produktet e tyre para milionë dëgjuesve. Ky konkurs në përputhje me emrin e tij kërkon që tekstet e këngëve, si dhe meloditë, t’i përgjigjen stinës pranverore. Përveç kësaj ato nuk duhet të jenë transmetuar në radio.
Konkursi i parë u zhvillua në mars të vitit 1970. Atëherë një komision i posaçëm seleksionoi gjithsej 15 këngë për raundin e fundit. Letrat e dëgjuesve ishin kriteri kryesor për numërimin e tyre: Është interesant fakti se për edicionin e parë të konkursit “Pranvera” redaktorët muzikorë kanë marrë 1800 letra.
Sapo mbaroi raundi i dytë i edicionit të 48 dhe çdonjëri do të mund të votojë së shpejti online për 12 këngët fituese. Të gjithë fituesit që nga viti 1970 mund të lexohen këtu.
“Veroret” ishte në krye të klasifikimit të dëgjuesve të Radio Bullgarisë muajin e kaluar.
Këtë herë shorti zgjodhi tre vetat, që do të marrin si dhuratë një disk me produktet e fundit të Radios Kombëtare Bullgare: Rosemarie Brodd (Gjermania), George Derringe (SHBA) dhe Miguel RamónBauset (Spanja).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..
Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..
SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..