Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Talenti vet mbijetonte në kohën e komunizmit, megjithë shtetin dhe aparatin e tij represiv

БНР Новини
Ekaterina Bonçeva, anëtare e Komisionit të Dosjeve
Foto: BGNES

“Sigurimi i Shtetit” komunist përpiqej t’u nënshtronte qëllimeve të propagandës artin muzikor, siç e bënte këtë në të gjitha fushat. Detyra kryesore ishte, që ai të shndërrohej në “një art militant në luftën ideologjike dhe një instrument të fuqishëm për komunikim ideologjik me popujt e tjerë”. Kjo shkruhet në librin “Sigurimi i Shtetit dhe arti muzikor bullgar” të Komisionit të Dosjeve.

Në vitin 1967 u krijua Departamenti i Gjashtë i Sigurimit të Shtetit për luftë me të ashtuquajturat disidentë – sipas modelit të formuarit, një vit më parë në Bashkimin Sovjetik, Departament të Pestë të Komitetit të Sigurimit të Shtetit – tregon Ekaterina Bonçeva, anëtare e Komisionit të Dosjeve. – Me ato dokumente dëshirojmë të tregojmë orvatjet e Sigurimit të Shtetit, doemos, nën udhëheqjen e regjimit komunist, të asgjësonte traditat e Bullgarisë borgjeze dhe të krijonte një art të ri socialist, siç përpiqej të krijonte shkencë të ri socialiste. Mirëpo, as shkencë, as art mund të bëhen me parulla ose me urdhra partiake. Për këtë arsye edhe arti muzikor arriti të shpëtohet. Kishte rezistencë, kishte refuzime të vihen në skenë opera të kompozitorëve bullgarë, sepse veprat nuk prezantoheshin mirë dhuntitë e këngëtarëve.

Në libër nuk ka tregime për kampe të përqendrimit dhe për tortura, por prezantohet mekanizmi i ndjekjes dhe i bindjes i aplikuar në sferën e arteve.

Edhe të mos kishte reprezalje, kishte ndalesa, të cilat ndikuan mbi fatin personal dhe krijues – tregon Ekaterina Bonçeva. – Për shembull Opera e Sofjes, me gjithë stafin nga 280 veta, duhet të merrte pjesë në një festival ndërkombëtar në Belgjikë. Mirëpo, me rekomandim të Sigurimit të Shtetit, 16 vetave nuk u lejua të udhëtonin, sepse u caktuan si “elemente armiqësore”. Për të ndjekur çfarë do të bënin të tjerët përtej kufirit, u përfshin katër agjentë, 13 ish agjentë dhe 30 lidhje të besimit. Kështu që për realizimin e një karriere të mirë dhe për garantimin e pjesëmarrjeve jashtë shtetit, ishte e domosdoshme, që krijuesi t’i përgjigjej kriterit më të rëndësishëm, i cili ishte politik, jo artistik. Nuk kishte turne pa njerëz, të cilët të ndiqnin dhe të raportonin për sjelljen e muzikantëve. Për këtë punë angazhoheshin edhe anëtarë të trupit përkatës. Sillej informacion, i cili nuk kishte asnjë lidhje me sigurinë e shtetit. Thënë me një fjalë, një sistem shfrytëzonte metoda antinjerëzore, për të sunduar dhe për të pasuruar veten. Kjo sepse të gjithë agjentët udhëtuan falas kudo në botë, merreshin rroga të mira dhe jetuan qetë mbi kurrizin e krijuesve. Sot ata marrin pensione të larta të pa shqetësuar nga askush.

Arkivat e Sigurimit të Shtetit, megjithëqë pjesa e madhe prej tyre u asgjësua, zbulojnë 80 agjentë, artistë të njohur, emrat e të cilëve ligji nuk lejon të shpallen. Prapëseprapë kishte artistë të talentuar të cilët arritën të afirmohen vet pa përkrahjen e shtetit dhe Sigurimit të Shtetit. Në dokumentet ka shumë fakte të cilët zbulojnë qëndrimin primitiv dhe egërsinë ndaj njerëzve të talentuar dhe të lirë nga ana e udhëheqësve komunistë dhe aparatit të tyre represiv. Për shembull ka të dhëna për “infeksionin disko”, i cili përhapi në vend “një orientim perëndimor” dhe ky “demokratizim” ishte e domosdoshme të kanalizohej në shtratin e marksizmit dhe vijës së partisë.

Përsa i përket faktit, në ç’shkallë shoqëria interesohet për këtë informacion, me më shumë rëndësi është, se ajo e ka të drejtën të bëjë zgjedhjen e informuar  dhe të lexojë historinë nëpërmjet këtyre dokumenteve – përgjithëson thelbin e hapjes së arkivave të Sigurimit të Shtetit Ekaterina Bonçeva. – Për fat të keq partitë nuk treguan vullnet të qartë politik për lustrimin, që të mos flasim sot, pas 27 viteve, për sistemin e Sigurimit të Shtetit. Krahas kësaj nuk kishte edhe mjaftë presion nga ana e shoqërisë. Mirëpo, Komisioni i Dosjeve tashmë 10 vite me radhë bën punën e vet dhe kjo nuk është pak.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD