Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

ppIANISSIMO' 2017 – muzika e shekullit XX e deri në ditët tona

Foto: ppianissimo.info

24 mars është data në të cilën hapet edicioni i X i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Bashkëkohore për Piano ppIANISSIMO. Ai organizohet nga fondacioni me të njëjtin emër. Themeluese është profesoresha Stella Dimitrova-Majstorova – drejtoreshë artistike deri në vitin e kaluar, kur ajo “ua dorëzoi stafetën”, si të thuash, profesoreshës Borisllava Taneva dhe Ilija Gramtikovit. Programi i edicionit të tanishëm është një festë të vërtetë për admiruesit e muzikës për piano. Sipas traditës koncertet mbahen në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare, e cila prej kohe është bashkorganizatore e kësaj veprimtarie kulturore.

Më shumë hollësi për programin e festivalit të sivjetshëm mësojmë nga drejtori i tanishëm artistik Ilija Gramatikov:

Vendosëm, që sivjet të ftojmë ekzekutuesit më të mirë, pjesëmarrës në edicionet e mëparshme. Që nga fillimi i festivalit ideja është të popullarizohet muzika bashkëkohore. Dihet paradoksi, se stilet e konkretësisë sonë historike ndodhen më larg nga njerëzit e sotëm, në krahasim me muzikën më të lashtë. Dhe kjo është njëra prej kauzave tona që mjeshtër të talentuar të pianos të prezantojnë vepra bashkëkohore në një nivel të lart. Koncertet janë falas për publikun. Sivjet festivali do të zgjatet tri javë. Ka edhe një program shoqërues nga klasa të mjeshtërve në Shkollën Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”, tri koncerte dhe një klasë e mjeshtërve në Shkollën Kombëtare të Artit Muzikor dhe të Vallëzimit “Dobrin Petkov”. Përfundojmë me një koncert, në të cilin vet Stella Dimitrova do të shënojë përvjetorin e 70-të të lindjes. Në këtë program do të marrin pjesë edhe nxënësit e saj me karrierë të suksesshme si tek ne, ashtu edhe jashtë shtetit. Përveç se është themeluese e këtij festivali prestigjioz, ajo është një ekzekutuese skenike dhe pedagoge me shkollë të vet.

Më 2 prill do të jetë koncerti xhaz i muzikantëve Antoni Donçev – piano, Rosen Zahariev – trumbeta dhe Pavell Terzijski – solo. Ky është një nga aktivitetet me muzikë të improvizuar në programin e festivalit. Më 31 mars do të dëgjojmë pianisten Marija Martinova dhe violinistin Sirill Garak me një program me vepra të krijuesve Ljubomir Denev, Mirosllav Danev, Gustavo Bejtellman etj.

Prapa kauzës së FestivalitppIANISSIMO qëndrojnë një sërë institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare, si për shembull Ministria e Kulturës, Bashkia e Kryeqytetit, ambasadat e disa shteteve, Instituti Kulturor Hungarez etj. – tregon Ilija Gramatikov. – Në programin e festivalit koncerte do të japin ekzekutues të zgjedhur nga viti i kaluar. Anna Kristenson – piano dhe Annastina Mallam – mexosoprano, kanë një program interesant me vepra të kompozitorëve suedezë. Interpretuesi Gabor Çallog do të prezantojë klasikë të muzikës hungareze nga shekulli XX. Ai do të mbajë edhe një klasë të mjeshtërve në Akademinë Kombëtare Muzikore. Studentë të Akademisë do të japin një koncert me vepra të kompozitorëve të rinj bullgarë me banim jashtë shtetit. Magdalena Lisa do të prezantojë një program të larmishëm me muzikë bashkëkohore polake krijuar dekadat e fundit. Ky koncert do të realizohet me përkrahjen e Institutit Kulturor Polak tek ne. Gjatë javës së tretë të festivalit një koncert do të ketë ylli më i madh i skenës holandeze Rallf van Raat. Bashkë me të në skenë do të dalë edhe Kamelija Milladinova, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Holandë. Ata të dy do të prezantojnë pjesa për piano, të cilat kanë koreografi interesante. Koncerti do të jetë nën kujdestarin e ambasadorit të Holandës në Bullgari. Formacioni “Absolut Trio” nga Zvicra gjithashtu ka përgatitur një program të pasur me vepra të larmishme. Vajzat e kësaj trioje do të ekzekutojnë vepra të llojllojshme për nga karakteri, stilet dhe gjinitë që nga shekulli XX deri në ditët tona.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga “Dy Zemra” e Kris Gran me video

Pasi në tregun muzikor doli albumi debutues i këngëtarit Kris Gran "Dy Zemra", ai prezantoi edhe videon e këngës titulluese. Interpretuesi i ri vet e krijoi muzikën dhe tekstin enkas për koleksionin e tij të autorit. "Zgjodha këtë këngë për të..

botuar më 24-05-17 2.25.MD
Angell Zaberski dhe Big Bendi i BNR-së

“Mirëmbrëma, xhaz!” – koncert i Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare

Një tjetër festë xhazi po përgatitet nga Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me koncertin “Mirëmbrëma, xhaz!”. Më datë 16 maj, të enjten, në Studion e Parë të BNR-së do të tingëllojnë vepra të njohura të xhazit si dhe kompozime dhe..

botuar më 24-05-15 9.05.PD

"Sillvia" – persona të njohur interpretojnë një këngë emblematike nga repertori i Vëllezërve Argirovi

"Sillvia" është një version i ri i një kënge të përjetshme të një prej dueteve më të njohura të viteve 80-të - Vëllezërit Argirovi. Kënga është një version i ri i "Parandjenjë për një varg" nga albumi "Një vajzë për dy" i Vëllezërve Argirovi, i..

botuar më 24-05-14 8.00.PD