Gjermania u shpall kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan
Ambasadori i Gjermanisë në Serbi Aksell Ditman caktoi si të rrezikshme apelet për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Në një intervistë për botimin e Beogradit “Novosti” ambasadori theksoi, se kjo është pozita edhe e BE-së. Deklarata e ambasadorit erdhi menjëherë pasi homologu i tij amerikan në Beograd Kajëll Skot tha, se qeveria e SHBA-së nuk përkrah krijimin as të “Shqipërisë së Madhe”, as të “Serbisë së Madhe”. Lidhur me deklaratat e ish diplomatit amerikan dhe ish udhëheqës i misionit të Organizatës për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë Uiljam Uokër, se ka “një plan për bashkimin e shqiptarëve”, Kajëll Skot tha tekstualisht: “Zoti Uokër është një person privat. Ai mund të flasë atë që dëshiron... Atë, të cilën e di unë është, se qeveria amerikane punon për stabilitetin e rajonit”.
Gjykata greke vendosi, se shkurtimet e pensioneve është një akt i paligjshëm
Këshilli Shtetëror i Auditimit në Greqi vendosi, se shkurtimet në pensionet kryesore dhe suplementare, të cilët qeveria greke dhe kreditorët e saj kontraktuan, shkelin Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Këtë e shkruan botimi elektronik Ekathimerini. Pritet, që projektligji për shkurtimet e pensioneve dhe për aplikimin e masave të tjera, të kontraktuara me kreditorët, të votohet në parlament javën e ardhshme.
Presidenti i Maqedonisë refuzoi të japë mandat për formimin e qeverisë
Presidenti i Maqedonisë George Ivanov prapë kërkoi, që lideri i Bashkimit Socialdemokratik Zoran Zaev “bashkë me partnerët e koalicionit publikisht të japë garanci për konsolidimin e unitetit të shtetit dhe për respektimin e Kushtetutës së Maqedonisë”. Lidhur me këmbënguljen e kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi presidenti t’i dorëzojë Zaevit mandat për formimin e një qeverie të re, zoti Ivanov deklaroi, se mbetet në pozitën, se as e ashtuquajtura “Platforma Shqiptare” dhe as ndonjë dokument tjetër ose veprim kundër Kushtetutës, mund të jenë kusht, të paktën bazë, për formimin dhe për punën e qeverisë së Maqedonisë”.
Pa dasma dhe pa rroga në Maqedoni pas datës 15 maj
Në se nuk do të bëhet ndryshim ligjor, pas datës 15 maj në Maqedoni puna e pushtetit vendor do të ndalet plotësisht. Kjo është data, në të cilën përfundon mandati i kryetarëve të tanishëm të bashkive dhe të këshilltarëve bashkiakë në vend. Për shkak të krizës politike dhe parlamentare, nuk u caktuan zgjedhje të reja për pushtet lokal. Kryetari i bashkisë së Shkupit Koce Trajanovski, i cili është edhe kryetar i Asociacionit të Pushtetit Vendor, paralajmëroi, se pas përfundimit të mandatit të tanishëm, pushteti vendor nuk do të jetë në gjendje të plotësojë detyrimet e tij. Janë nën pikëpyetje puna e zjarrfikësve, lejet për ndërtim, rrogat e administratës bashkiake, edhe puna e dikasterit të martesave civile.
Mali i Zi mund të bëhet anëtar i NATO-së më 5 qershor
Kryeministri malazez Dushko Markoviç tha pas një takimi me sekretarin amerikan të shtetit Reks Tillërsën, se Mali i Zi do të bëhet zyrtarisht anëtar i NATO-së më 5 qershor. Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, situatën në Ballkanin Perëndimor, në BE-në dhe në Këshillin e Evropës. Bashkëbiseduesit ranë dakord, se liderët ballkanikë mbajnë përgjegjësinë për gjetjen e vizionit të Ballkanit, i cili duhet të jetë evropian dhe evroatlantik. U diskutua edhe presioni rus mbi Malin e Zi dhe prania e fortë e Moskës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Përpilues:Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..
61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..
Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri..
Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për..