“Çekët bullgarë” importojnë stil evropian në Bullgarinë pas Çlirimit

Autor:

Në qoftë se vendi ynë sot duket si një shtet evropian dhe ka ruajtur diçka nga bota e qytetëruar evropiane, kjo u detyrohet krejtësisht çekëve. Menjëherë pas Çlirimit në trojet tona mbërritën shumë sipërmarrës dhe njerëz shpirtërorë, të cilët e ndihmuan rimëkëmbjen e shtetit.

Снимка“Çekët bullgarë”, siç i quajmë sot me mirënjohje, janë ndër ndërtuesit e Bullgarisë moderne. Pas vitit 1878 shteti i ri kishte nevojë për ndihmë për t’i ndërtuar institucionet e  veta, për zhvillimin shpirtëror të bullgarëve, të cilët para pak kohe kishin marrë statusin e qytetarëve, për ndërtimin e qyteteve moderne – dhe të gjitha këto gjëra na ishin siguruar nga “çekët e arsimuar”, të cilët na ndihmuan me punën dhe intelektin e tyre. Kështu te ne mbërritën inxhinierë, arkitektë, ndërtues, zanatçinj, poligrafë, prodhues birre, por edhe intelektualë të shquar – historianë, piktorë, muzikantë.

СнимкаÇdo një prej tyre mbante diçka në vetveten, por më në veçanti arsimin e tij të lartë dhe profesionalizmin e tij – thotë Darina Biljarska, eksperte në Arkivin Qendror Shtetëror, për çekët e mbërritur te ne. – Sigurisht që ata dispononin shumë veti, por para se gjithash këta çekë në saje të përgatitjes së tyre të mirë kontribuuan shumë për zhvillimin e shkencës dhe sollën me vete shumë intelekt.

СнимкаPikërisht “çekëve bullgarë” u është kushtuar ekspozita dokumentare në rrugën “Moskovsa” 5, të organizuar nga Agjencia Shtetërore “Arkivat”. Janë paraqitur fotografi dhe dokumente, të cilat na njohin me disa prej personave me merita më të mëdha. Ekspozita paraqitet te ne pasi korri suksese të mëdha në Bibliotekën Popullore në Pragë dhe do të mund të shihet deri më 2 qershor.

СнимкаMirëpo, cilat janë ato personalitete të shquara, të cilat kontribuuan për zhvillimin e atdheut tonë?

Për shembull mund të fillojmë me vëllezërit Proshek – Georgi dhe Bogdan, të cilët krijuan një prej fabrikave më moderne për prodhimin e birrës në Bullgari – filloi tregimin e vet Darina Biljarska. – Ata ndërtuan gjithahstu objekte madhështore arkitekturore në Sofje, ndër të cilat janë Llëvov Most (Ura e Luanëve) dhe Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Një çek tjetër – arkitekti Antonin Kolar, është autori i projektit të monumentit të Vasill Levskit, si dhe i planit të parë urban të kryeqytetit. Në përgjithësi, nuk ka godinë, nuk ka vend të rëndësishëm në qendrën e Sofjes, i cili të mos jetë lidhur me ndonjë emër çek. Të mos flasim për Plovdivin, ku plani urban dhe shumë prej godinave të rëndësishme të qytetit janë krijuar nga një çek tjetër – Josif Shniter. Kopshti Detar në Varna gjithashtu është projektuar nga një çek – Anton Novak.

СнимкаMirëpo, qeveria bullgare ka ftuar edhe krijues të shquar, që të vënë themelet shpirtërore të shtetit. Kështu këtu mbërriti historiani Konstantin Ireçek, vëllezërit arkeologë Karel dhe Herman Shkorpil, piktorët Ivan Mërkviçka dhe Jarsolav Veshin, violonçelisti dhe kompozitor Ivan Cibulka, regjisori Jozef Shmaha... Shumë prej këtyre çekëve të mëdhenj mbetën në atdheun e tyre të dytë për gjithmonë. Për shkak të devotshmërisë dhe dashurisë së tyre ndaj Bullgarisë ata morën shtetësi bullgare, u dekoruan me medalje dhe u bënë anëtarë nderi të bashkësive të ndryshme profesionale. Sot shumë rrugë, sheshe dhe shkolla bullgare mbajnë emrat e tyre, i lexojmë në vepra të mëdha letrare, kalojmë afër godinave dhe monumenteve, të cilat ata na kanë lënë si trashëgimi. Dhe kur i shohim të metat e jetës sonë shqoërore dhe politike, nuk mund të mos i përmendim fjalët e Konstantin Ireçekut: “Ne, që disponojmë dituri, të udhëhequr nga ata, të cilët nuk kanë dituri, bëjmë çmos për qejfin e njerëzve mosmirënjohës.  Dhe kemi bërë kaq shumë me kaq pak për një kohë kaq të gjatë, se tashmë jemi kualifikuar për të bërë gjithçka nga asgjë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi nga ekspozita: Diana Cankova

Më shumë nga rubrika

E ardhmja dhe antikiteti hasen në Festivalin e Filmave Dron Up në qytetin Pllovdiv

Stadiumi Romak në qendrën e qytetit Pllovdiv do të shndërrohet në një arenë, si të thuash, të betejave të rënda. Pikërisht aty do të takohen autorët e filmave më të mirë me metrazh të shkurtër të xhiruara me dron. Të gjithë ata do të rivalizojnë..

botuar më 17-08-23 2.56.MD

Piktori Vasill Ivanov përjetëson gjithësinë

Shpirti i tij udhëtues shikon botë të panumërta, të cilat i transferon mbi fletën e zezë. Mirëpo, Kozmosi me sekretet e tij të pafundmë zbulohet nën furçën e tij në një kohë, kur arti abstraksionist u përplas me materializmin e ditës. Pushteti..

botuar më 17-08-19 11.20.PD

„Rruga si ritual" frymëzon artistë nga 8 shtete të krijojnë në rezidencën artistike “Shkolla e Vjetër” në fshatin Gorna Lipnica

Gjatë vapës së madhe të gushtit artistë nga tetë shtete u takuan në fshatin Gorna Lipnica, për të prezantuar konceptet e tyre krijuese, të lidhura me “Rrugën si ritual”. Ata takohen në fshatin Gorna Lipnica pranë qytetit Veliko Tërnovo (Bullgari..

botuar më 17-08-09 1.38.MD