Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministri Bojko Borisov mbetet politikani me popullaritet më të madh në Bullgari

Foto: arkiv

Një anketim i Agjencisë “Alfa Risërç” tregon se zoti Bojko Borisov vazhdon të jetë politikani me besim më të madh ndër bullgarët. Hapat e tij gjatë mandatit të tij të tretë u pëlqehen 32.2 për qind të anketuarve. Zoti Borisov tërheq simpatitë jo vetëm të zgjedhësve të partisë në pushtet GERB, por edhe të përkrahësve të partive të tjera. Me 28.4 për qind miratim, i dyti ndër politikanët për na besimi i zgjedhësve radhitet zëvendëskryeministri dhe ministër i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, i cili është bashkëkryetar i Koalicionit “Front Patriotik”. Dy bashkëkryetarët e tjerë të koalicionit – Valeri Simeonov dhe Volen Siderov janë me miratim përkatësisht nga 13 për qind dhe 6.6 për qind. Veprimet e lideres së Partisë Socialiste Bullgare Kornelija Ninova i pëlqejnë 27.3 për qind prej të anketuarve. Nga udhëheqësit e partive të tjera politike të prezantuara në parlament, lideri i Formacionit “Volja” Veselin Mareshki ka besimin e 18.1 për qind nga të anketuarit. Lideri i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Mustafa Karadajë e ka besimin e 6 për qind të të anketuarve nga Agjencia “Alfa Risërç”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Brendshme hapi një linjë telefonike për shkeljet zgjedhore

Nga data 9 maj deri më 10 qershor 2024, Ministria e Brendshme do të ketë një linjë telefonike 24/7 me numrin e telefonin 02 90 112 98 dhe postën elektronike izbori@mvr.bg - për denoncime për shkelje apo krime në procesin zgjedhor. Mundësia shtesë e..

botuar më 24-05-09 9.56.PD

Centrali atomik “Kozlloduj” plotëson të gjitha standardet globale të sigurisë

Centrali atomik “Kozlloduj” mori vlerësimin më të lartë të mundshëm në shkallën e Aociacioni Botëror i Operatorëve Bërthamor (WANO) - kategoria A, njoftoi centrali. Kategorizimi i të gjitha centraleve bërthamore të bashkuara në asociacion kryhet çdo vit..

botuar më 24-05-09 9.01.PD

Parashikimi i motit për 9 majin

Temperaturat minimale të enjten në vend do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje 12°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira dhe reshje shiu. Në pjesën perëndimore priten reshje më të konsiderueshme. Temperaturat maksimale gjatë ditës do të pësojnë ulje dhe..

botuar më 24-05-08 7.40.MD