Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tre bullgarë sajuan “të parë me ngjyrë për njerëz me ngjyrë”

Bota rreth nesh është një paletë e madhe prej ngjyrash dhe nuancash, të cilat na rrethojnë në jetën tonë të përditshme. Mirëpo, kjo nuk mund të vlerësohet nga të gjithë. Shkaku për këtë është se bota vuan nga njëfarë daltonizmi. Rreth 300 mln veta janë prekur në një shkallë të ndryshme nga i ashtuquajturi “verbërim”. Jeta e tyre është plotë shumë sfida dhe mungesa komoditeti, si për shembull pamundësia për të ushtruar disa profesione të veçanta. Mirëpo, aplikacioni mobil Vision, i krijuar nga disa bullgarë, mund të zgjidhë disa prej problemeve të tyre. Për të na tregoi një prej ortakëve në kompaninë-krijuese:

Quhem Stefan Krëstev dhe jam ortak në Vision Teknology SHPK, ku punojmë bashkë me programuesin Daniell Georgiev dhe me Vasill Aljoshin. Aplikacioni ynë funksionon në kompjuter dhe në smartphone. Pasi bëhen disa sintonizime, ekrani duket në mënyrë të tillë, kështu qe njeriu t’i shohë ngjyrat më mirë. Kjo që është unikale në software-in tonë është se ai e bën gjithçka në kohë reale. Ka dhe aplikacione të tjera në botë, por ato kanë nevojë për kamerë.“

Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime me institucione të ndryshme, të cilat ta marrin dhe ta përdorin software-in falas. Stefan thotë se tani për tani versioni i tij i paguar do të ofrohet vetëm jashtë shtetit, ku tashmë përdoret aktivisht nga rreth 10 mijë veta. Pas disa takimesh me kryetarin e bashkisë së Burgasit dhe me perfektin e Pernikut, programi do të instalohet në shkollat e dy qyteteve. Ministria e Arsimit gjithashtu është në dijeni të produktit inovativ dhe kompania shpreson se aplikacioni do të mund të përdoret nga të gjithë në shkollën e vendit që nga vjeshta e këtij viti. Me ndihmën e tij do të kursehen shumë mjete, sepse vlera e tij është vetëm 30 leva (rreth 15 euro).

СнимкаProgrami bën sintonizime individuale për çdonjëri, i cili e përdor, sepse i zbulon të gjitha format e daltonizmit. Kjo është e mundur në saje të një testi të programit. Së shpejti me ndihmën e aplikacionit konsumatorët do të mund të shikojnë filma dhe spote, si dhe të luajnë me lojërat e tyre të dashura. “Të parë me ngjyrë për njerëz me ngjyrë” është motoja, me të cilën kompania i bën njerëzit me këto probleme për t’u ndier më specialë dhe të mos izolohen nga shoqëria.

Daltonizmi nuk është problemi i vetëm, i cili tashmë mund të zgjidhet nga të rinjtë. Kompania ka përpunuar gjithashtu një aplikacion, që kujdeset për shëndetin e njeriut. Ja se çfarë mësuam për të:

Ky është një software, i cili i ruan sytë. Quhet Iris dhe punon me të gjitha sistemet operative. Ai ka mbi një mln konsumatorë aktivë në botë dhe e bën përdorimin e kompjuterëve, telefonave, monitorëve dhe ekraneve të padëmshme për sytë, duke i pakësuar rrezatimet e dëmshme, duke i ndryshuar sintonizimet e dritave dhe të ekraneve dhe e ndihmon gjymin më të mirë.

Investimet në sektorin IT duhet të jenë prioritet për vendin, janë të mendimit sipërmarrësit. Specialistët në këtë sferë te ne janë shumë dhe shumica prej tyre me të vërtetë kanë ide dhe mundësi për të qenë të dobishëm me përvojën e tyre. Është bukur se shteti i përdor dituritë e tyre, që të zhvillohet dhe të ndryshohet. Me ndihmën e tyre mund të pakësohet burokracia dhe të zgjidhen një sërë problemesh, të cilat i vështirësojnë qytetarët.

Më shumë informacion për aplikacionin – në sajtin https://visiontechnology.co/

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha bullgare "Shën Gjergji Fitimtar" në Edrene feston 20 vjet nga restaurimi i saj

E ndërtuar në vetëm pak muaj nga komuniteti bullgar në Edrene, kisha “Shën Gjergji Fitimtar” vazhdon të ruajë frymën ortodokse bullgare për 144 vjet. Me lejen e Sulltan Abdul Hamidit II dhe me bashkëpunimin e valiut të Edrenesë Reuf..

botuar më 24-05-06 6.20.PD
Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev uroi bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të forcojë mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Presidenti në..

botuar më 24-05-05 10.35.PD

Të krishterët ortodoksë festojnë Ngjalljen e Krishtit

Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij, shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe i dha një bekim popullit bullgar. "Krishti u ringjall! Duke e..

botuar më 24-05-05 9.33.PD