Staro Zhelezare – fshati me një “realitet të shtuar artistik”

Foto: arkiv personal

Në fshatin e qytetit Plovdiv Staro Zhelezare  jeta ka shkuar si në fshatrat e tjera në Bullgari. Në mëngjes njerëzit janë ngritur përpara lindjes së diellit, që të mund të kujdesen për kafshët dhe të nxjerrin lopët dhe dhentë në kullotë. Pas kësaj, ata të cilët nuk janë nisur për punë drejt qyteteve të afërta, janë ulur përpara shtëpive, që të mund të flasin për jetën dhe lajmet e fshatit. Sot, ditët e përditshme të fshatarëve nga fshati i vogël Staro Zhelezare duket krejt më e ndryshme.

Vencisllav dhe Katarzhina Pirjankov

Pasi flitet për të, si një galeri të pikturave në të hapur, për aty u nisën turist kureshtar. Ajo është vepër e piktorit Vencisllav Pirjankov. Që të gjithë përreth e njohin atë dhe bashkëshorten e tij Katarzhina, pavarësisht se kthehen nga Polonia vetëm gjatë periudhës së verës. Ai është pedagog në qytetin polak Poznan dhe i sjellë studentët e vet, që të pikturojnë mbi fasadat e bardha të shtëpive dhe të portave. Pikturat në Staro Zhelezare sjellin ide dhe mesazhe. Dallohen prej atyre të cilat i kemi parë në vende të tjera me konceptualizimin e vet. Përmes pikturimit të mureve piktoret me një guxim interpretojnë pamje reale si dhe ngjarje dhe japin mundës që e pamundura të bëhet një realitet. Është e pazakonshme të shikosh sesi kambanorja e kishës fshatare tanimë i përngjan kullës së sahatit të Londrës Big Ben, vetëm me ndihmën e bojërave dhe të furçës.

Снимка

Gjërat e pamundshme bëhen një gjë fare e zakonshme në Staro Zhelezare. Në një nga pikturat, jevgu vendas Ivan ka qëndruar në afërsi të ish presidentit të Shteteve të Bashkuara-Barak Obama, kurse fqinja-gjyshja Stefka është krahë për krahë me francezen Brixhit Bardo”, thotë Katarzhina Pirjankov. Sipas fjalëve të saj Staro Zhelezare bëhet një  krijim të madh të artit, ka ndryshuar e gjithë atmosfera e tij. Ja se çfarë na tregon akoma ajo:

Снимка

"Këtu në fshat ka njëfarë shprese. Prandaj një nga apelet tona është që të rinjtë të kthehen në fshat, artistët po kështu. Fshati është burim i ideve përparimtare, kurse ato fshihen në autentiken. Duam të tërheqim vëmendjen drejt njerëzve nga fshati, prandaj organizuam në fund të muajit korrik një paradë të madhe me parulla. Në to kemi shkruar: futurizmi fshatar po vjen!”, “të jetojë arti botëror fshatar!”. Ka dhe parulla absurde dhe qesharake, si kjo:”në qytet njeriu e shfrytëzon njeriun, kurse në fshat është krejtësisht e kundërt!”- e shikoni, ka një lojë të fjalëve. Ne, artistët, duam të provojmë një gjë, e cila duket jo e logjikshme, bile qesharake, por e diktuar  nga ndjenja tonë e përgjithshme, se këtu në fshat fshihet një potencial i madh për të mirën e njerëzve, për zgjedhjen e problemeve globale. Në fshat akoma mund të gjendet diçka, e cila të jetë e harruar në qytetet. Këtu njerëzit janë të vërtetë. Kjo u mungon të tjerëve, në botën korporatave, ku ka interesa dhe flitet me një korrektësi politike. Duam që përmes pikturave nëpër fasadat dhe gardhet të tregojmë se, njerëzit nga fshati po kështu janë heronj të ditës së sotme. Bile këtu ata janë më të rëndësishmit. Më bën përshtypje, se banuesit e fshatit Staro Zhelezare i njohin fytyrat e bashkëfshatarëve të vet, por nuk dallojnë personalitete të njohur, të cilët i kemi pikturuar pranë tyre. Na pyesin se kush, kush është. Edhe më interesantja është se kur vijnë turistë dhe ndalojnë përpara ndonjë njeriu vendas, sepse e njohin nga pikturat, të cilët shkojnë nëpër mediet dhe njerëzit i shikojnë me interes dhe krijojnë përshtypje."

Снимка

СнимкаStaro Zhelezare është krejtësisht në përshtatje me kohën. Presidenti amerikan Donalld Tramp bile paraqitet dy herë, i pikturuar mbi shtëpitë e fshatit. Në një vend është i treguar sikurse po bisedon me një lopë. Kurse në një pikturë tjetër ai ndodhet në traktorin e Xha Ivanit. Aty janë dhe dy nga piktoret polake, kurse secili mban në duar flamurin kombëtar në duart e veta.

Piktura është mbi fasadën e shtëpisë së Xha Ivanit, i cili tani është 85 vjeç dhe jeton aty bashkë me gjyshen Della – tregon Katarzhina Pirjankov. Në këtë mënyrë ne e shikojmë temën për emigracionin, sepse fëmijët, nipërit dhe stërnipërit e Xha Ivanit jetojnë jashtë shtetit dhe për më tepër në Shtetet e Bashkuara. Tani po përfundojmë një pikturë të madhe me gjyshin Llazar dhe me dhentë e tij të shumtë në numër. Pranë bariut dhe kopesë kemi pikturuar Tereza Mej-kryeministre e Britanisë së Madhe. Ata i përshëndet gjyshja Velika, pronarja e shtëpisë. Tema për Brekzitin po kështu është shumë aktuale. Në murrin tjetër Emanjuell Makron dhe Ivanka nga Staro Zhelezare bisedojnë në sfondin e llukanikëve të shtëpisë.”

Снимка

СнимкаNë Staro Zhelezare asnjë nuk e kundërshton faktin se, mbi portën e madhe të kishës vendase janë paraqitur ish kryeministrat e Indisë dhe të Kubës Indira Gandi dhe Fidell Kastro. Ata realisht kanë ardhur përpara rreth 40 vjetëve në fshat. Në njërin prej mureve të sapo të pikturuar, papa Xhovani Pavli i 2 dhe politikanët e tanishëm polak vazhdimisht grinden. Papa është në rolin e një pajtuesi, por grindjet vazhdojnë. “Staro Zhelezare e ka lavdinë e vet në sajë të familjes Pirjankovi” - thotë kryetari i bashkisë Ilija Tonov:

Mjaftë njerëz më përpara i pranonin në mënyrë skeptike, pa u bërë një përshtypje të madhe pikturimi, por me kalimin e kohës interesi u rrit. Ka akoma njerëz të cilët kanë dëshirë të zbukurojnë muret dhe shtëpitë e veta me pikturat e tyre. Venci i siguron që të gjitha materialet-bojëra dhe llak për pikturat. Vazhdimisht ka njerëz gjatë vitit, të cilët vijnë, shikojnë, fotografojnë. Më në veçanti ditën e shtunë dhe të diele fluksi i turistëve është shumë i madh.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

Ekspozita e studentëve bullgarë na fton për një udhëtim interesant në Indi

Në Galerinë “Allma Mater” u rregullua një ekspozitë me vepra të studentëve të diplomuar të Universitetit të Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”, të cilët brenda 15 viteve realizuan një specializim njëvjeçar në Institutin Qendror të Hindisë në qytetin..

botuar më 17-10-13 1.09.MD
Baku

Ruajtja e trashëgimisë kulturore në emrin e së ardhmes nëpërmjet popullarizimit të veprimtarive të muzeve

Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari ishte mikpritëse e një konference me temë: “Muzetë e Azerbajxhanit. Muzeu – një objekt tërheqës për turizmin kulturor.” Ajo u zhvillua në kuadrin e projektit “Evropa e Bashkuar dhe Trashëgimia Kulturore..

botuar më 17-10-04 4.20.MD

Krahasimit se është “Pikaso në fustan” piktorja e famshme bullgare Lika Janko i përgjigjej me thjeshtësi: “Unë jam Lika”

Lika Janko lindi në Sofje në vitin 1928 në familjen e mërgimtarëve shqiptarë. Imagjinata e saj frymëzohej nga tablotë e piktorëve francezë të gjysmës së dytë të shekullit XIX. Mirëpo, jeta reale në vend i tregoi, se ky shembull nuk duhet të..

botuar më 17-09-30 11.35.PD