Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na trego historinë e fisit tënd dhe ndihmo për të kuptuar bashkërisht misterin e së kaluarës

БНР Новини

Historia bullgare është një burim i përhershëm i fakteve, i cili gjithmonë mund të na befasojë. Por, me rëndësi është sesi ato do të tregohen, që të mund të mos të kthehen në një sasie të radhës prej një materiali të humbur. Kjo do të vrasë interesin e secilit akoma që në vet fillimin. Pothuajse çdo një familje bullgare ruan historitë e paraardhësve të vet, të cilët i transmeton sipas traditës trashëgimtarëve të vet. Por në këtë mënyrë ato mbeten të panjohura për njerëzit dhe nuk mundim të rendisim të gjitha copërat e misterit të së kaluarës tonë. Platforma “Historia ime bullgare” e bën këtë të mundshme, sepse ideja është të popullarizojë personat e panjohur, të cilët kanë luajtur rolin e vet në historinë tonë.

Krijues të saj janë historianët Stefan Kiçev dhe Angjell Zllatkov. Ata janë autorë të një serie publikimesh mbi tema të ndryshme. Në to, të dy tregojnë për rolin e grave në historinë bullgare, ose për bashkatdhetarë tanë të njohur botërisht, të detyruar në bazë të shkaqeve të ndryshme të ikin nga vendi që nga Çlirimi deri në ditët tona:

Stefan Kiçev dhe Angjell Zllatkov / Fotografi: arkiv personal
Është me rëndësi të kuptojmë se, historia është me shumë shtresa dhe nuk mund të gjykojmë ndonjë njeri për zgjedhjen të cilën e ka bërë. E them këtë për shkak të stereotipit i cili po përhapet për bullgarët jashtë shtetit. E vërteta është se ne nuk mund ti gjykojmë këta njerëz , sepse ata kanë bërë një zgjedhje të ndërgjegjshme, ose kanë qenë të detyruar ta bëjnë. Duke shkuar jashtë shtetit këta njerëz kanë mundur të zhvillojnë potencialin e vet” – thotë Angjell Zllatkov.

Me të vërtetë nuk është e udhës ti gjykojmë njerëzit për zgjedhjet , të cilat i bëjnë. Gabimet të cilat i bëjmë dhe sukseset, të cilat i arrijmë kanë kuptimin e vet. Pikërisht prandaj është e rëndësishme të njohim historinë tonë dhe të mund të plotësojmë njollat e bardha në të. Heshtja, mbi disa tema të caktuara dhe neglizhenca e tyre e vetëdijshme nuk janë me dobi për shoqërinë. Na është i nevojshëm një lexim objektiv i historisë, i cili është i pamundur, në qoftë se vazhdojmë  të vërejmë vetëm fitoret tona të madhërishme nga e kaluara. Sipas Zllatkovit, çdo një komb, kërkon në fillim këto pikë mbështetëse, të cilat tregojnë madhështinë dhe lavdinë dhe të cilat të gudulisin krenarinë kombëtare dhe vetëdijen e njeriut.

Pikërisht prandaj ngulmohet kaq shumë tek Mesjeta, sepse atëherë shteti bullgar ka qenë një nga më ndikuesit në Evropë. Bullgaria është qendra e Evropës. Sundimtarët kanë një ndikim shumë të madh mbi kontinentin. Prandaj ngulmohet , që të mundet akoma si i vogël njeriu të ndihet krenar se është bullgar. Historia e mbretërisë së Tretë bullgare dhe e Republikës Popullore të Bullgarisë zgjon shumë më tepër pyetje, emocion dhe debate. Ka shumë njerëz, të cilët personalisht janë të ndikuar nga ngjarjet e ndryshme, të cilat kanë rastisur atëherë. Për shembull Gjykata Popullore, Kryengritja e Shtatorit, atentati në kishën Shën e Diela, kampet. Kjo histori akoma nuk mund të marrë vëmendjen e nevojshme, për shkak të përmbushjes emociononte, e cila ekziston.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD