Në atelienë e Rosica Zankovës në fshatin Oreshak secili mund ta rrotullojë çarkun e poçarit

Autor:

T’i futësh pëllëmbët në dhe dhe t’i kapësh mesazhet e parahistorisë e pastaj t’i përkthesh ato në gjuhën bashkëkohore. Dhe me duart e veta të lësh një pjesë prej shpirtit tuaj.

Çdo ditë Rosica Zankova krijon nga brumi i qeramikës enë të ndryshme në fshatin më artistik në Bullgari Oreshak. Ajo ushtron zanatin e saj, duke gërshetuar traditat e vjetra me teknika moderne dhe me imagjinatë të pasur.

Снимка

Ndjenja që provokohet nga prekja e dheut është e papërsëritshme, sepse deltina është pjesë e tokës së ngarkuar me shumë energji pozitive – shpjegon ajo. Dhe kur njeriu e kap me gishtat e tij dheun, ai merr një kënaqësi të posaçme. Puna duket e lehtë, mirëpo zanati mësohet gjatë. Në fillim zakonisht njerëzit janë të entuziazmuar, por pastaj shpejtë kuptojnë se kjo punë nuk është e lehtë, se përpunimi i dheut është i vështirë. Por kur i ndihmoj ata në krijimin e enës apo figurës së tyre, ata mbeten të kënaqur. Deltina është një lëndë e mrekullueshme dhe u uroj të gjithëve që të kenë mundësi ta prekin atë.

Снимка

Ky zanat, i cili ushtrohet në trojet tona që nga kohërat e trakëve, akoma frymëzon shumë njerëz, sepse është ndërthurur në mënyrë aq të natyrshme me historinë e popullit.

Në fisin e stërgjyshit tim ka pasur shumë mjeshtër të lodrave – në të kaluarën lodrat e fëmijëve kanë qenë vetëm prej druri apo deltine” – tregon mjeshtrja. „Para pak kohe ai më mësoi se si të bëj pistoleta, pëllumba, kafsha të tjera, fyej, duke përdorur kallëpe. Në fisin e stërgjyshes kanë përpunuar enë me çark. Mirëpo asaj nuk i lejonin të rrinte në çarkun e poçarit sepse atëherë mendohej se kjo është një punë burrësh. Mirëpo ajo ka qenë fëmiji më i vogël – prandaj babai e lënte të qëndronte në punishten e tij. Ajo vetë më tregonte se si i ke përpunuar dorezat e shtambave, se si me një fije kashte i ka bërë vrimat e enëve, kështu që të mund të pihet prej tyre. (Shtamba ka një formë të posaçme, për shkak të së cilës uji brenda saj mbetet i ftohtë e përveç kësaj është i mirë për organizmin për shkak të mineraleve që treten nga balta). Babai i saj e merrte atë me vete kur shkonte në pazar. Atje ata nuk shitnin enët për para, por i shkëmbenin për drithëra, kultura të tjera, produkte ushqimore.”

Снимка

Duke ndjekur traditën familjare, mbesa mbaroi shkollën e qeramikës në qytetin Trojan dhe pastaj hapi një atelie të vet në fshatin Oreshak. Kështu pak nga pak u bë një nga poçarët më të kërkuar. Vendi i saj i punës zakonisht është plot me fëmijë, „të cilët në fillim nuk dëshirojnë të fëlliqen, mirëpo pastaj ulen në çarkun e poçarit dhe harrojnë për këtë se tërë duart e tyre jenë përlyer me baltë.” Vijnë prindër, turistë, mysafirë të shquar, si për shembull një president dhe një ish ministër.

Снимка

Zakonisht në atelie tregoj një nga teknikat më të vjetra të përpunimit të qeramikës, e cila karakterizohet me përdorimin e pjesëve të baltës në formë litari. Dikur poçarët i kanë bërë prej këtyre litarëve enët më të mëdha për ruajtjen e drithërave. Pastaj i kanë rrafshuar enët me qëllim që forma e tyre të bëhet më funksionale, kurse tani preferojmë t’i lëmë litarët, sepse produktet duken më të bukura. Përdor gjithashtu teknika të tjera, si palosje, dekorim, shtypje e sendeve dhe formave të ndryshme mbi enë. Atelienë e vizitojnë shumë të huaj, vijnë gjithashtu kolegë nga jashtë. Zakonisht ata interesohen për mënyrën e përpunimit të enëve, e cila është karakteristike për rajonin e qytetit Trojan (Bullgari Qendrore). Këto enë mund të shihen në shumicën e mejhaneve në rajon. Ato janë zbukuruar në mënyrë tipike – me baltë të holluar me ujë dhe të ngjyrosur. Mbi enë vendosen pika prej saj dhe me ndihmën e shkopinjve pikave u jepen forma të caktuara – të syve, pëlhurës së merimangës, fluturave etj.”

Снимка

Një nga stilet e dekorimit të qeramikës që janë më të preferauara nga Rosica Zankova është ashtuquajtura “teknologjia e grafitit” – ajo mund të shihet në qeramikën e gjetur në kryeqytetet mesjetare bullgare Pliska dhe Presllav. Karakteristike për të është heqja e shtresës së sipërme të baltës së çelur, kështu që të mbetet deltina e errët. Dhe kjo mbetet ngjyra kryesore e enës. Artistja e përdor këtë teknikë edhe duke vizatuar piktura – detyrimisht pikturat e saj në vend të kornizës e kanë motivin tradicional për rajonin e qytetit Trojan. Kështu ajo krijon art bashkëkohor në bazë të traditave të një zanati të vjetër bullgar.

Снимка

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotos: Privatarchiv

Më shumë nga rubrika
Zograf Damaskin nga Elena – Shën Luka paraqes ikonën e Shën Hyjlindëses dhe Nikollaj Pavlloviç – Portret i djalit

Rilindja Bullgare – nga ikona deri te portreti laik

Në Kishën e Bojanës që në vitin 1259 dora e mjeshtrit të panjohur pikturoi fytyrat e shenjtorëve ashtu, sikur drita që rrezaton prej tyre e ndriçoi përfundimin e errësirës së mesjetës. Dhe në se Bullgaria nuk do të rrëzohej nën hordhitë osmane,..

botuar më 18-05-20 2.50.MD

Nga 11 deri më 25 maj në Strazhica zhvillohen ditët kushtuara shkrimtarit Angell Karalijçev

Në qytetin Strazhica të rrethit Veliko Tërnovo filluan Ditët tradicionale kushtuar shkrimtarit të lindur aty Angell Karalijçev (1902-1972). Deri më sot ky është krijuesi më i dashur i tregimeve dhe i librave për fëmijë. Rruga e tij krijuese u zgjat..

botuar më 18-05-20 10.00.PD
“Libra të vjetra” – disa lloje pemësh, vanilje, mjaltë, kafe

Qirinj “Me aromën e librave” e shndërrojnë leximin në një përjetim të shqisave

Duke lexuar ndonjë libër, ne zhytemi në atmosferën e heronjve, përjetojmë ndjenjat e tyre, e përfytyrojmë tablotë e ndodhive dhe sikur zhytemi në aromën e mjedisit. Mirëpo, del, që mund të nuhatim aromat e heronjve të preferuar në sajë të erës së..

botuar më 18-05-19 12.05.MD