Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vjeshta e pasur në fshatin Xhuljunica vjen me festivalin e gjellëve tradicionale

БНР Новини

Sikur briri i pasurisë derdhet gjatë vjeshtës në fshatin piktoresk Xhuljunica. Kopshtet kudo janë plotë e përplot perime dhe fruta. Kopshtarët thonë, se këtu piqen specat dhe domatet më të mira, prej të cilave bëjnë sallatën më të shijshme, sidomos kur në të shtien edhe qepë dhe majdanoz. Amviset e fshatit janë mjeshtre të mëdha në gatimin dhe përgatitin gjella të shijshme. Nuk është e rastit, që fshati vitin e nëntë me radhë është organizator i Festivalit “Trapeza Laramane”. Çdo vit ai tërheq pjesëmarrës të rinj, të cilët përpiqen t’u bëjnë përshtypje degustatorëve me më të mirën nga recetat e mjeshtërve të vjetër gjatues.

Festivalin e frekuentojnë shumë miq nga qyteti Ljaskovec dhe fshatrat Kozarevec, Përvomajci etj. “Njerëzit këtu janë të pasur dhe punëdashës” – rrëfen Katja Moskova, kryetare e vatrës vendore të kulturës “Probuzhdane”. Sipas saj traditat kulinare në fshat janë të gjalla dhe vazhdojnë të transmetohen brez pas brezi.

“Fshatrat akoma ruajnë traditat bullgare. Në fshat akoma është e gjallë shkëndija e ruajtjes së folklorit dhe kulturës autentike. Fshati ynë – shpjegon Katja Moskova – është mbajtës i çmimit “Rojtar i traditave”. Çdo vit gjejmë mjete të organizojmë festivalin e kulinarisë, në të cilin mund të shijohen gjella sipas recetave tradicionale vendore. Festivali “Trapeza Laramane” tashmë u bë emblemë e fshatit Xhulunica. Ai është ndër veprimtaritë më interesante për mbarë rajonin.”

Entuziazmi për të gatuar ushqime të shijshme sipas recetave tradicionale me produkte të ekonomisë private pushtoi edhe familjen e re Mihni dhe Marina Mihnevi. Të dy ata paraqitën gjella të veta, të cilat juria i pëlqeu.

Mihni Mihnev përgatiti një çorbë prej peshku sipas recetës tradicionale, e cila që nga koha më e lashtë i transmetohet burrë burri në fisin e tij.

“Burrat janë kuzhinierë më të mirë. Prandaj vendosëm të ofrojmë një recetë burrash. Kjo është “Çorba e xha Koljos”. Ajo është e paraardhësve të mi. Gatuhet me peshk të freskët dhe me perime nga kopshti. Vihen domate, karota, qepë, patate. Është mirë, që perimet të bëjnë një konsistencë, kështu që të dallohen vetëm copëzat e peshkut. Çorba e peshkut është një meze tradicionale e rakisë shtëpiake. Kur kam mundësi gjithnjë kthehem nga qyteti i madh në fshatin e lindjes. Vetëm këtu mund të pushoj. Edhe kur punoj në kopsht ose lëroj tokën, unë pushoj. Puna fshatare na sjell kënaqësi dhe na ndihmon të largohemi nga problemet e përditshme. Mendoj, se festivale, si ai në fshatin tim Xhuljunica, ndihmojnë që të rinjtë të mbeten të jetojnë në fshat. Ndërsa për ata të cilët janë në qytet ky është një arsye të kthehen. Për fat të keq edhe fshati ynë nuk mbeti anës tendencës së shpopullimit të fshatrave kudo në Bullgari.”

Marina Mihneva, e cila është nuse në fshatin Xhuljunica është e bindur, se aty jetojnë njerëz dashamirës, të cilët janë gati t’i ndihmojnë njeri tjetrit. Në konkurs ajo prezantoi gjellën “Musaka e Rilindjes”, një gatesë tradicionale në qytetin e saj të lindjes Svishtov të Bullgarisë Veriore. Ajo tregon më shumë hollësi për këtë gjellë:

“Kjo musaka është “Rilindëse” sepse në të kaluarën në Svishtov – qytetin e parë të çliruar tek ne, në shekullin XVIII, pritën rusët pikërisht me këtë gjellë, e njohur edhe si “musaka me patëllxhanë”. Ajo përgatitet me domate, speca, qepë, patëllxhanë, mish, erëza, kështu që të bëhet një gatesë laramane. Kjo recetë transmetohet brez pas brezi në familjen time dhe është si një traditë. Me organizimin e festivaleve të ndryshme jeta në fshat bëhet më tërheqëse dhe më interesante, dhe vjen të sugjerojë, se fshati akoma është gjallë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD