Në periudhën janar-korrik 2017 eksporti i Bullgarisë për vende të treta është rritur me 18.9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kurse importi shënon rritje prej 29.9 për qind, tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Partnerët kryesorë të Bullgarisë janë Turqia, Federata Ruse, Kina, Serbia, ish-republika jugosllave Maqedonia dhe Egjipti, të cilat formojnë 51.1 për qind prej eksportit për vende të treta. Vetëm gjatë muajit korrik eksporti i Bullgarisë për vende të treta është rritur me 8.1 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Më i madh është vëllimi i mallrave të importuara nga Federata Ruse, Turqia, Kina dhe Serbia. Vetëm gjatë muajit korrik ai është rritur me 20.1 për qind. Sa i përket tregtisë me BE-në eksporti i Bullgarisë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit është rritur me 11.3 për qind. Partnerët kryesorë të vendit janë Gjermania, Italia, Rumania, Greqia, Franca dhe Belgjika, të cilat formojnë 69.0 për qind të eksportit për shtetet-anëtare të BE-së. Importi nga BE-ja shënon rritje prej 12.2 për qind.
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 5°. Në mëngjes do të jetë me diell. Mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore, e pas mesditës edhe në atë Qendrore do të mbajë vranësira në zonat malore, me reshje shiu dhe..
Me votat e GERB-SDS dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB), Kuvendi hodhi poshtë kërkesën për debat për raportin e komisionit të përkohshëm për hetimin e praktikave korruptive në agjencinë “Dogana” dhe rolin e mundshëm të..
13% e djemve dhe 11% e vajzave 11-vjeçare në Bullgari kanë pirë të paktën një cigare në 30 ditët e fundit, raportoi BGNES, duke iu referuar një raporti të OKB-së mbi sjelljen e shëndetshme të fëmijëve të moshës shkollore. 17% e djemve nën 13 vjeç..
Një qendër e re për mbrojtjen dhe përfshirjen e refugjatëve, emigrantëve dhe shtetasve të vendeve të treta u hap në Plovdiv. Qendra e quajtur..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Festivali i 23-të Folklorik Ndërkombëtar Jugperëndimor "Paqja në Ballkan" mbledh ansamble vallëzimi nga e gjithë Bullgaria nga 30 maji deri më 2 qershor..