Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një formacion folklorik studentor fiton vendet e para në Ethnocloud

БНР Новини

Magjia e folklorit bullgar pushton si bullgarët, ashtu dhe të huajit që prej shekujsh. Ai është pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë para botës, kurse motivet e këngëve të ndryshme përdoren nga një sërë muzikantësh të njohur nga mbarë bota në veprat e tyre. Në këtë mënyrë folklori përjeton diçka si Rilindje dhe njihet dhe pëlqehet nga një auditor më i gjerë, në të cilin bëjnë pjesë gjithnjë e më shumë bullgarë të rinj. Ata fillojnë të kërkojnë informacion për muzikën, vazhdimisht mësojnë për grupe të reja, vizitojnë koncertet e tyre. zbulojnë një botë të tërësishme, plotë tradita dhe bukuri të virgjër.

Që nga fillimi i muajit shtator tetë studentë bullgarë dhe një nxënës e lavdërojnë vendin tonë në platformën botërore për muzikë etno Ethnocloud, duke interpretuar dy këngë popullore “Kuajt e Xhaxhait” dhe “O Kalino, o Kalinçe”. Ato zënë vendet e para në klasifikimin Top 40 në sajt. Me këtë rast biseduam me udhëheqësin e tyre – fyelltari Vlladimir Veliçkov, i cili na tregoi për krijimin e grupit të tyre “Zharava”.

Vlladimir Veliçkov (i dyti nga e djathta në të majtë) me formacionin „Zharava“

Zharava” është një formacion muzikor studentor pranë Universitetit të Plovdivit “Pajisij Hilendarski”. Ideja për krijimin e tij lindi në procesin e punës sime me studentët në universitet, sepse shumë prej tyre kanë dëshirë të krijojnë muzikë mbi bazën e folklorit bullgar dhe ta paraqitin në një mënyrë më moderne para njerëzve të rinj. Studentët e mi që mësojnë në degën e “Fyellit” dhe këngëtaret, të cilat merren me muzikë popullore, shfaqën dëshirë për të bërë analogë të disa këngëve popullore bullgare në një variant më modern. Fillova të punoj me studentët e mi, që bëjnë studime në degën e  “Fyellit”, duke u prezantuar atyre mënyrat jotradicionale të ekzekutimit të muzikës me fyell. Meqenëse një prej studentëve të mi është shumë i mirë, i tregova atij disa skema dhe motive prej stileve funk dhe fusion, që të mund të shoqërojë me fyell, duke i gërshetuar edhe këto stile. Pas kësaj disa këngëtare thanë se kjo është shumë interesante. Ato e interpretuan këngën “Kuajt e xhaxhait” dhe kështu u formua grupi.

Pas suksesit të arritur grupi ka shumë ftesa për pjesëmarrje në festivale dhe koncerte të ndryshme të botës. Ndër skenat, në të cilat do të shfaqen, janë ato të Xhazit Studentor Botëror, të festivalit në Shën Petersburg gjatë muajit qershor, të koncertit në Neshvil të shtetit Tenesi, gjatë korrikut të vitit tjetër, kanë gjithashtu një ftesë të ripohuar nga Vatikani. Te ne do të kenë dy shfaqje shumë shpejt – në hapjen e vitit akademik në Universitetin e Plovdivit më 29 shtator, si dhe në hapjen e Kampionatit Botëror të Mundjes më 10 tetor në sallën “Kollodruma”, përsëri në Plovdiv. E gjithë kjo është një sukses i madh për grupin, që u krijua që gjatë nëntorit të vitit 2016.

Përveç dy këngëve popullore, të interpretuara nga “Zheravna”, në Ethnocloud promovojmë një kompozim interesant të Vlladimir Veliçkovit me titullin “Anonim”, kurse njeriu, i cili e dha idenë për këtë titull, është redaktorja muzikore nga “Radio Bullgaria” Allbena Bezovska. Në vepër muzikanti përdor këndim anonim kishtar që nga shekulli i 13-të, por shton muzikë të vet. Vlladimir e ka zbuluar tingullin e butë të fyellit që në moshën 6 vjeçe. Ka mbaruar Shkollën Muzikore të Arteve “Panajot Pipkov”, kurse më vonë edhe Akademinë e Arteve Muzikore, Koreografike dhe Figurative në Plovdiv. Dëshira e tij për të eksperimentuar me muzikën ka lindur pasi i ka dëgjuar interpretimet e virtuozëve Petër Rallçev dhe Ivo Papazov – Ibrjama. Sot, krahas projekteve të tij solo, Veliçkov është pjesë e orkestrës “Kanarite”.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuria” - një këngë e re e grupit “Fandango”

Grupi “Fandango” prezanton​​ këngën “Dashuri” nga albumi i fundit "Si zogjtë". Kjo është një nga këngët e fundit të regjistruara për të. Autori i muzikës dhe i tekstit është solisti vokal i formacionit - Hristo Stefanov, aranzhimi është i gjithë..

botuar më 24-04-19 11.47.PD

“Unë dhe ti" – dueti Mania

Dueti “Mania” ka një këngë të re, këtë herë në bashkëpunim me Dian Savov - DJ Dian Solo. Daniella Petkova dhe Julija Dimitrova janë dy motra që janë rritur në një familje muzikantësh. Që në moshë të re ato u nisën në rrugën e muzikës, ku..

botuar më 24-04-17 8.30.PD

Kitaristi Angell Demirev prezanton muzikë origjinale në një koncert

Angell Demirev është një kitarist, muzika e të cilit thur motive etnike jo vetëm nga Bullgaria dhe Ballkani, por nga vende dhe kultura shumë më të largëta. Sipas tij, bëhet fjalë për kërkime shpirtërore dhe për komunikim me instrumentin. Edhe pse..

botuar më 24-04-16 11.35.PD