Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë rreziqe fsheh jeta në erën digjitale?

БНР Новини

Biblioteka e kryeqytetit ishte organizator i Konferencës Ndërkombëtare me temë “Fëmijët në Erën Digjitale”. Ajo u organizua nga Universiteti i Diturisë së Bibliotekave dhe Teknologjive të Informacionit nën kujdestarinë e komisionares evropiane të ekonomisë dhe shoqërisë digjitale Maria Gabriell, si dhe të Komisionit Kombëtar për UNESKO-në. U shqyrtuan sfidat e lidhura me punën në rrjetin global, para të cilave qëndron shoqëria e sotme.

Fëmijët janë një nga grupet më të kërcënuara të përdoruesve të internetit, sepse hyjnë në botën digjitale në një moshë të njomë dhe nuk janë të përgatitur për rreziqet, që fsheh ajo. Të vegjlit krijojnë profile të veta në rrjetet sociale dhe hasin njerëz të ndryshëm. Krijojnë miqësi dhe vendosin lidhje, shpesh pa ditur fytyrat dhe qëndrimet e vërteta të atyre me të cilët komunikojnë. Gradualisht ata fillojnë të jetojnë në një botë paralele virtuale, ku rrëfejnë informacion personal, shkruajnë telefonat dhe adresat e tyre, edhe llogaritë bankare. Kështu ata bëhen një shënjestër e lehtë për mashtrime. Krahas kësaj po shumëzohen edhe lojërat, të cilët kërcënojnë jetën e pjesëmarrësve në to. Një shembull për këtë është loja me popullaritet “Balena Blu”, qëllimi i së cilës është që 50 ditë të përballojnë sfida të ndryshme ekstreme, të cilat duhet të fotografohen dhe të ngjiten në rrjetet sociale. Ja përse është i domosdoshëm një kontroll më të rreptë nga ana e prindërve, përderisa fëmijët e tyre janë në internet. Krahas kësaj duhet të zhvillohen bisedime me fëmijët, kështu që në se do të kenë ndonjë problem, ai të jetë diskutuar dhe të zgjidhen në kuadrin e familjes. Sepse në raste të tilla nuk duhet të kërkohen këshillat e njerëzve të panjohur.

Tema për sigurinë kibernetike ishte një nga theksat e konferencës në fjalë. Çfarë do të thotë kjo dhe pse duhet të jetë pjesë e rëndësishme e programeve mësimore që nga klasat e para shpjegon profesori i drejtësisë së teknologjive të informacionit dhe të komunikacionit, avokat Georgi Dimtirov. Sipas tij kjo është një degë krejt e re e diturive, për të cilën duhet të kemi përgatitje teknologjike dhe etike. Për të zbuluar kuptimin duhet të kemi të qartë për çfarë do të na ndihmojë një dituri e tillë. Profesori iu kushtoi vëmendje edhe rreziqeve të ndryshme që fsheh jeta në erën digjitale:

Снимка"Aktualisht të gjithë shfrytëzojmë internetin dhe rrjetet sociale. Përderisa jemi në sferën e komunikimit social, kërcënimet janë nga një fushë e caktuar. Mirëpo, në se flasim për shfrytëzimin e teknologjive në fusha ku shteti shfaq interes, atëherë vet ai duhet të rregullojë gjërat ashtu që të mbrojë të drejtat dhe interesat tona. Del, që teknologjitë në një shkallë aq të gjerë kanë ndërhyrë në fushën e biznesit dhe administrimit shtetëror, se shteti është në varësi të tyre. Papritur shtrohet pyetja më e madhe se çfarë duhet të jenë dituritë dhe aftësitë e njerëzve të cilët bëjnë biznes, duke shfrytëzuar teknologjitë, se çfarë duhet të dinë ata që punojnë në administratën shtetërore dhe sigurojnë shërbime elektronike administrative dhe çfarë të jenë ato të njerëzve të cilët sigurojnë shërbime shëndetësore. Kështu dituritë dhe aftësitë, të cilat ishin në sferën e vetedukimit, dolën të pazëvendësueshme, sepse pa to nuk mund të funksionojë as ekonomia, as shteti. Prandaj siguria kibernetike, e cila na mëson se si të mbrojmë komunikacionin tonë ose çfarë masa duhet të ndërmerret firma për të mbrojtur të dhënat personale të nëpunësve, është e detyrueshme për çdo disiplinë në çdo shkollë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

E Shtuna e Madhe është dita më e bekuar

Kisha Ortodokse e lavdëron të Shtunën e Madhe si ditën e shtatë më të bekuar, në të cilën Fjala e Zotit shtrihet në varr si njënjeri i vdekur, por në të njëjtën kohë e shpëton botën. I shtrirë në varr, shpirti i Jezu Krishtit është në ferr..

botuar më 24-05-04 9.28.PD

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD