Kryqi i Kuq Bullgar do të ndihmojë përshtatjen e refugjatëve tek ne në mënyrë të ligjshme

Autor:

Integrimi i refugjatëve dhe i emigrantëve është një problem, i cili do të jetë aktual  për Bashkimin Evropian akoma për një periudhë të gjatë kohe. Një nga shkaqet është se opinioni vë nën një emërues të përbashkët dy tipa njerëzish. Kjo është e gabuar, me qenë se këto janë dy grupe krejtësisht të ndryshme. Njëra palë ikin nga vendet e tyre të lindjes vetëm në bazë të dëshirës së vet, në kërkim të një realizimi më të mirë. Të tjerët ikin nga trazirat në vendet e tyre. Përshtatja e tyre ndaj sjelljeve evropiane dhe mënyrës së jetesës është një sfidë, me të cilën shtetet-anëtare nuk mësohen me sukses. Refugjatët shumë shpejt krijojnë bashkësi kompakte, i kthejnë lagjet ku jetojnë në geto, ngushtohen dhe fillojnë të jetojnë në bazë të rregullave të veta, përpara të cilave dhe policia nuk ka forcë. Refuzimi i tyre të përshtaten me mjedisin në të cilin ndodhen, i shtyn drejt një përjashtimi social.

Kurse rruga që aty deri tek radikalizmi është mjaft e shkurtër. Që të mund lufta me terrorizmin të jetë efektive, është e nevojshme një punë e madhe me grupet më të pambrojtura. Prandaj çdo një iniciativë në këtë drejtim është e mirëpritur, mjaft që të ketë një efekt pozitiv. Të drejtuar prej këtyre bindjeve, përfaqësues të Kryqit të kuq Bullgar në partneritet me Agjencinë Shtetërore për Refugjatët dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, do të kryejnë projektin “Ndihmë për integrimin”. Drejtuesi i tij Nikollaj Todorov sqaron:

Foto: BTAGrupi i synuar i projektit janë që të gjithë qytetarët e vendeve të treta, të cilët qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në territorin e Republikës së Bullgarisë. Këta janë njerëzit të cilët kërkojnë strehim dhe kanë paraqitur kërkesë për këtë, por dhe ata, të cilët tanimë kanë marrë mbrojtje në territorin e vendit, pa rëndësi nëse janë me një statut të refugjatëve ose humanitar. Nga ky grup bien njerëzit, të cilët ndodhen me shërbim në vendin tonë, kanë njëfarë vize, ose janë nxënës dhe studentë. Kemi marrë përsipër të përkrahim të paktën 1300 veta.”

Angazhimi i Kryqit të Kuq Bullgar do të vazhdojë 36 muaj, kurse buxheti ynë është afro 600 mijë leva. Ndihmë do të marrin refugjatët në qendrat regjistruese të Sofjes, si dhe ata në rrethin e Haskovos. Ajo do të përfshijë konsultime administrative dhe juridike, përkthim gjatë komunikimit me institucionet, ndihmë për gjetjen e punës dhe të mjekut familjar. Janë të parashikuara dhe takime, në të cilat do të shqyrtohen të drejtat, detyrimet dhe normat, të cilat njerëzit të cilët kërkojnë strehim tek ne, duhet t'i respektojnë. Shumë nga njerëzit interesohen se cilat janë të drejtat e tyre në Bashkimin Evropian, me qenë se për ta qëndrimi në Bullgari është një zgjidhje e përkohshme – qëllimi i tyre përfundimtar janë shtetet evropianoperëndimore, qytetarët e të cilave janë me një standard të lartë të jetesës. Një pjesë nga refugjatët kanë nevojë prej një ndihme psikologjike, sepse mundësia që hija e luftës, nga e cila ikin, t'i persekutojë gjatë gjithë jetës është e madhe. Kurse disa të tjerë nuk mund të evitojnë atë të cilën e kanë përjetuar në rrugën e vet drejt Evropës së ëndërruar. Derisa janë në Bullgari, shtetasit e vendeve të treta mund të shfrytëzojnë dhe kurset në gjuhën bullgare, kurse fëmijët e tyre të shkojnë në shkollë. Sipas Nikollaj Todorovit, nxënësit bëhen gjithnjë e më shumë dhe e përballojnë shumë mirë përshtatjen ndaj mjedisit të ri.

Shefja e Zyrës për Emigrantët pranë Kryqit të Kuq Bullgar, Mariana Stojanova, saktësojë se kapaciteti i qendrave të refugjatëve tek ne është i plotësuar rreth 20%. Sipas mendimit të saj, numri i njerëzve të cilët kanë marrë statut dhe të cilët jetojnë në territorin e Bullgarisë është i luhatshëm dhe bile Ministria e Punëve të Brendshme nuk disponon të dhëna konkrete.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Një mjek nga Siria tanimë 40 vjet jeton dhe i shëron njerëzit në Bullgari

Një mjek sirian prej 40 vjetëve jeton në Bullgari dhe ka shpëtuar shumë herë jetën e pacientëve të vet. Haddadi, i cili ka lindur në Damask ka zgjedhur të punojë në spitalin e qytetit Gorna Orjahovica, përpara mundësisë për karrierë në një klinikë..

botuar më 17-11-18 1.45.MD

Reporterë televizivë kapin një rom me përvojë mjaft të pasur në mashtrimet

I ulur në mënyrë tepër komode, me kafe dhe cigare në dorë në një nga lokalet  e  qytetit Veliko Tërnovo (Bullgari Veriore), ai sqaron përpara kamerës së transmetimit televiziv “Zotërinjtë e eterit” sesi përpara disa vjetëve i kanë propozuar të bëhet..

botuar më 17-11-18 11.25.PD

Bullgaria nuk do t’i ndalojë automobilat me naftë dhe me benzinë, siç planifikojnë në Angli dhe Francë

Bullgari preferon të ngasë automobil me motor benzine, kurse zbritja prej 4 000 eurove që bëhet për blerjen e një makine elektrike nuk është një motiv i mjaftueshëm për të për të ndryshuar makinën e tij të vjetër. Ky është një investim, të cilin njeriu e..

botuar më 17-11-18 10.45.PD