Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tingulli i gëdullkës e prek thellë shpirtin e njeriut

Foto: arkiv personalAngjell Dobrev është një emër i njohur në arenën bashkëkohore folklorike. Fati i tij jetësor, profesioni, dashuria ndaj muzikës janë krejtësisht të përkushtuara instrumentit të dashur gëdullka. Jeta e tij krijuese gërsheton  cilësitë e një instrumentisti të frymëzuar, kompozitori, autori të aranzhimeve të këngëve dhe pjesëve për orkestër, të pedagogut në ekzekutimin në gëdullka dhe mjeshtër-ljutierit. Akoma që në fëmijëri, në fshatin e vet të lindjes Jamna, Angjell Dobrev është i tërhequr jo vetëm nga tingulli i gëdullkës, por dhe nga dëshira ta bëjë, e ndikuar kjo nga mjeshtëritë e gjyshit të tij. Këtij kujtimi fëmijëror ai i kushton bile pjesën “Gëdullka e gjyshit tim”.

Hap pas hapi ai formon stilin e ekzekutimit të tij mjeshtëror. Që nga viti 1982 Angjell Dobrev  është solist-orkestrat në orkestrën për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, ku ekzekuton dhe sot. Në këtë grup profesional ai krijon aktivisht dhe incizon mbi 400 krijime. Krijon dhe merr pjesë në formacione, në të cilat në mënyrë jo standarde kombinon gëdullkën me flautin, mandolinën, kontrabasin, vokalin në kërkim të gërshetimeve të reja të tingujve. Eksperimentet e tij prej kompozitori nuk cenojnë besnikërinë e tij ndaj trashëgimisë së lashtë muzikore të ekzekutimit në gëdullkë. Shumë aktive është dhe puna e pedagogut të Angjell Dobrevit: ai mëson fëmijë në Pallatin e fëmijëve – në Sofje, po kështu dhe studentë në Universitetin e Sofjes. Është autor i librave “Të ekzekutojmë në gëdullkë”(pjesa e 1 dhe 2, të përkthyera gjithahstu në gjuhën angleze), “Libër ndihmues për mësimin e instrumentit gëdullka”. Gjatë vitit 2015 i është dhënë shkalla shkencore “Doktor” në fushën e metodikës të mësimdhënies. Merr pjesë në seminare të ndryshme ndërkombëtare, në kurse për mësimin e gëdullkës nga të huajt, ekzekuton në projekte muzikore me kolegë nga vendet e ndryshme.

Në lidhje me 60 vjetorin e tij Angjell Dobrev ndan pikëpamjen e vet për estetikën e gëdullkës , si dhe një kujtim të shtrenjtë nga fëmijëria i cili ka paracaktuar takimin fatlum me instrumentin e dashur:




"Duhet të pohoj se fati sikurse më ndihmoi. Hapat e parë qenë në vatrën e kulturës  në Etropole me mësuesin tim të parë Vasill Spiridonov. Pas kësaj në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në qytetin Kotell, ku qesh i pushtuar nga bukuria e muzikës popullore. Vazhdova në Akademinë e qytetit Plovdiv, aty takova muzikantë të mirë. Kur erdha në orkestrën për muzikë popullore pranë Radios Kombëtare Bullgare, qesh bashkë me Atanas Vëllçevin. Që të gjithë jemi adhurues të Atanas Vëllçevit dhe të artit të tij të madh. Ai mundohej që ta ngrejë gëdullkën në një nivel më të lartë, të mund ta krahasojë me violinën. Për veten time unë pohoj, se mundohem të mbetem një tradicionalist, mbrojtës dhe ruajtës i traditës në tingëllimin e saj të lashtë, të ruaj muzikën popullore. Gëdullka ka vetinë të mund të të gëzojë, të të bëjë të luash, të bëjë për të qarë çdo një . Ajo trazon thellë në shpirtin e njeriut, tregon histori me tingullin e vet, në mënyrë të tillë, siç mbase nuk mund ta bëjë asnjë instrument tjetër. Do të kthehemi ndaj vitit 1969. Babai im më bleu një gëdullkë, bile dhe në këtë moment e shikoj sesi qëndronte në qilimin lara-lara në shtëpinë tonë në fshatin Jamna. Duke u kthyer nga shkolla unë zgjata dorën të nxjerr një tingull, një melodi por nuk ngjau asgjë. Doli se harku nuk është i lyer me kolofon-ky qe dhe zhgënjimi im i parë. Dhe kështu u nis...




Gëdullka është një pjesë nga jeta dhe kultura bullgare. Të huajt  e konsiderojnë më tepër si ekzotikë. Nuk jam dakord me ata, të cilët thonë se të huajt do të na vjedhin folklorin. Kjo nuk mund të ndodhë, edhe sikur të mund të ekzekutojnë në instrumentin tonë popullor, ata nuk mund ta ndiejnë ashtu siç mund ta ndiejë një bullgar. Folklori bullgar është një kod, i cili është i futur në natyrën tonë. Jam i mendimit se të rinjtë tek ne e pëlqejnë muzikën tonë popullore. Roli ynë, i mësuesve është të mund të gjejmë rrugën drejt këtyre njerëzve duke u treguar sesa e bukur dhe emocionuese është muzika popullore bullgare."




Me krijues të tillë prej një klase të tillë të lartë profesionale si kjo e Angjell Dobrevit, kjo me siguri do të ndodhë. E urojmë për jubileun e tij duke i uruar shumë shëndet dhe suksese të tjera të ardhshme në jetën e tij të larmishme prej muzikanti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

"Përshëndetje" - diçka e re nga Mary Boys Band

Gjashtë vjet pasi në tregun muzikor doli albumi i fundit i Mary Boys Band “Ditë të lumtura”, grupi thotë “Përshëndetje”, duke u rikthyer me një këngë të re me të njëjtin emër.  Gjatë kësaj periudhe, vetë Maria - Maria Mutafçieva - realizoi albumin e..

botuar më 24-05-31 6.15.PD

Shpallen fituesit e konkursit të Radios Kombëtare Bullgare për Këngën e Re Bullgare "Pranvera"

Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet..

botuar më 24-05-30 6.15.PD

“Universi” – takon edhe një herë botët muzikore të Mihaella Marinovës dhe Ljubo Kirovit

Dy emra yjesh nga dy breza të muzikës bullgare - Ljubo Kirov dhe Mihaella Marinova - po takohen sërish. Së bashku i dëgjuam për herë të parë në vitin 2020 në versione duete në këngën tashmë hit të Ljubo Kirovit "Mundem". Ishte një sukses i tillë..

botuar më 24-05-29 6.35.PD