24 për qind prej popullsisë pa ndihmë mjekësore – alarmojnë nga Akademia Bullgare e Shkencave

Foto: arkiv

„Buxheti 2018“ u pranua në lexim të parë në Kuvend. Hapi tjetër ishte votimi i propozimit të qeverisë për ministër të ri të shëndetësisë. Partia në pushtet GERB zgjodhi jo një person nga qarqet mjekësore, por financierin Kirill Ananiev. Debati për këtë a duhet të ketë në këtë pozitë një mjek apo një specialist në financë është i vjetër. Dhe në se qeveria ke zgjedhur një ekonomist, kjo do të thotë se ajo nuk beson në mjekët – këto janë shqetësimet e administratorëve të lartë në fushën e mjekësisë.

Shëndetësia në Bullgari po shpërbëhet“ – është përfundimi i Doc. Dr. Zdravka Tonevës nga Akademia Bullgare e Shkencave. Ajo i referohet një studimi kombëtar të zhvilluar gjatë tri viteve të fundit. Tema e projektit, në të cilin morën pjesë shkencëtarë, sociologë dhe analizues, është “Shëndeti, cilësia e jetës, pabarazitë”. Të dhënat e mbledhura befasuan ekipin e docentes Toneva. Ata tregojnë se një e katërta e popullsisë së shtetit në fakt s’ka akses tek shërbimet mjekësore. Shumë njerëz, që jetojnë në fshatra nuk frekuentojë mjekë, bile nuk mund të blejnë ilaçe. Dhe problemi është se në shumë vende s’ka doktorë dhe farmaci dhe shpeshherë njerëzit s’kanë qasje në transportin urban – posaçërisht pensionistët. Analizat e studimit tregojnë se shkaku kryesor për shpërbërjen e sistemit të shëndetësisë është se shumë institucione shëndetësore shtetërore janë kthyer në shoqëri tregtare me qëllim rritjen e të ardhurave të tyre. Paradoksal është fakti se aktualisht shumë spitale grumbullojnë borxhe, kurse mjekët në to punojnë pa pagesa në vazhdim të disa muajve.

Studimi i Akademisë Bullgare të Shkencave për cilësinë e jetës së bullgarëve nga pikëpamja e çështjeve të shëndetësisë ka filluar më 2014-ën dhe në të janë përfshirë 2340 të anketuar nga rajone të ndryshme të shtetit. Të dhënat e mbledhura tregojnë se shteti gjithnjë e më shpesh i ngarkon tatimpaguesit me shpenzimet për shëndetin e tyre.

Po zhvillohet diskutim për reformën e dështuar të shëndetësisë. Gjatë saj mjekët dhe spitalet u bënë shoqëri tregtare dhe fitimi doli në vend të parë. Më e keqe është situata për njerëzit nga qytetet e vogla dhe fshatrat. 24% prej popullsisë është lënë pa shërbime mjekësore. Shpenzimet për shëndet të bullgarëve janë të konsiderueshme. Më shumë paguajnë ata për ndihmën mjekësore paraspitalore dhe për materiale të konsumueshme. Mjekimi jashtëspitalor, ekzaminimet dhe rehabilitimi gjithashtu nuk financohen plotësisht nga shteti. Kështu diferenca sociale mes bullgarëve thellohet akoma më shumë. Për njerëzit me të ardhura të ulëta shpenzimet për mjekim mund të arrijnë 50-90 për qind prej pagës apo pensionit të tyre. Sipas të dhënave të raportit ka raste, kur shpenzimet për mjekim i tejkalojnë të ardhurat e pacientëve dhe ata janë detyruar të marrin borxhe. E keqja është kjo se shumica e politikanëve nuk interesohen për të dhëna dhe studime të tilla të përgatitura nga shkencëtarët” – tha dr. Toneva.

Me docenten Toneva prej shumë kohësh vëzhgojmë këto probleme, i studiojmë dhe analizojmë. Ky projekt na ndihmoi t’i mbledhim informacionet e domosdoshme empirike për sistemin e shëndetësisë dhe cilësinë e jetës së bullgarëve  – tha Doc. Bozhidar Jovkov, udhëheqësi i studimit. Dhe vazhdoi:

Ky proces në sistemin e shëndetësisë, në të cilin pak nga pak mbizotërojnë parimet tregtare, nuk është në favor të njerëzve. Në këtë fushë ka shumë interesa ekonomike, shëndetin e konsiderojmë mall, fitimi është para së gjithësh dhe prandaj aktualisht gjërat duken sikur janë në një ngërç. Gjatë studimit konstatuam një diferencë shumë të madhe mes shpenzimeve për shëndet të pacientëve në spitalet publike dhe në ato private. Shpenzimet për taksa dhe produkte të konsumueshme janë të mëdha. Pabarazia sociale duket më qartë kur i krahasojmë mundësitë e pacientëve në kryeqytet me ato të banorëve të fshatrave. Ajo duket edhe mes grupmoshave të ndryshme. Situata është më e keqe për pensionistët që nuk kanë të ardhura alternative. Shpesh ata tërheqin borxhe për të zgjidhur problemet e tyre shëndetësore. Në fakt me kalimin e kohës këto probleme nuk zgjidhjen – përkundrazi, thellohen akoma më shumë” – është i mendimit Doc. Dr. Bozhidar Jovkov.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Bullgarët udhëtojnë në 156 shtete pa viza

Bullgarët mund të udhëtojnë lirisht pa viza në 156 shtete. Për nga ky tregues ne ndodhemi në vend të 20 në botë, duke tejkaluar fqinjët tanë. Sivjet në klasifikimin Henley Passport Index për udhëtim të lirë në vend të parë ndodhet Gjermania, qytetearët e..

botuar më 18-01-21 10.15.PD

Po ulet numri i shpendëve ujorë që dimërojnë në Bullgari

Numërimi i 42-të dimëror i shpendëve ujorë në Bullgari, që u zhvillua para pak kohe, tregoi pesë herë më pak shpendë në krahasim me vitet e mëparshme. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve më shumë janë kryekuqtë e..

botuar më 18-01-20 1.05.MD
Pamje nga Herbeli

„Dy shtëpi e gjysmë” – një udhëtim në të kaluarën e Dibrës së Poshtme

Fshati Herbel ndodhet në rajonin kufitar të Dibrës së Poshtme në territorin e Shqërisë, 4 kilometra nga qyteti maqedonas Dibër. Të dhënat shkresore për tablonë demografike të regjionit nga fundi i shekullit të 19 dhe fillimi i shekullit të 20-të..

botuar më 18-01-20 10.35.PD