Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Letërsia klasike nga Rilindja tërheq lexuesit në Lulishten e Qytetit të Sofjes

Foto: Joan Kolev

Hapja e pikave të reja letrare gjithnjë është festë për të gjithë ata që lexojnë. Kjo është një shenje, se akoma ka interes ndaj librit dhe megjithë të përditshmen e tensionuar, bullgari gjen kohë të lexojë. Libraria mbi të cilën do t’ju përqendrojmë vëmendjen dallohet nga libraritë e tjera tek ne. Emri i saj është “Rodoljubie” (Atdhedashësi). Ajo ndodhet në një pavijon të gjelbër vendosur në një nga lulishtet më të vjetra të kryeqytetit. Iniciativa për krijimin e kësaj shtëpie të librit në një nga kopshtet e kryeqytetit i përket Komitetit Mbarbullgar “Vasill Levski”. Kryetari i tij Vasill Vasillev tregon:

Tërë fitimi realizuar nga libraria është për mirëmbajtjen e komitetit tonë dhe të Fondacionit “Hristo Botev”. Përsa i përket komitetit, qëllimi i tij kryesor gjithnjë ka qenë të ruajë veprën dhe të përhapë idetë e Apostullit të Lirisë – Vasill Levski. Ideja e librarisë është t’u reagojë orvatjeve për shtrembërimin e historisë bullgare në varësi të interesave politike. Në librat shkollorë të historisë dhe të letërsisë ka shmangie të mëdha negative. Disa prej tyre janë edhe skandaloze dhe mund të zbulohen vetëm kur dihen faktet e sakta.”

Bashkëbiseduesi është i bindur, se bullgari ka nevojë për letërsi nga koha e Rilindjes, e cila t’i kujtojë atij amanetet e paraardhësve dhe të kaluarën e tillë siç ishte. Anëtarët e Komitetit “Vasill Levski” vendosën, që në këtë librari të shitet vetëm letërsi dokumentare, biografi dhe vepra të krijuesve emblematik si Ivan Vazov, Hristo Botev, Petko Karavellov e kështu me radhë, pra ata autorë të cilët përshkruajnë faktet dhe ngjarjet historike të tilla siç ishin që nga fillimi i Rilindjes, deri në Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha turke. Komiteti Mbarbullgar “Vasill Levski” mban lidhje me të gjitha bashkitë të bullgarëve jashtë shtetit. Lidhur me këtë anëtarët e tij po përgatitin një ekspozitë i kushtuar jetës dhe veprës së Apostullit. Ajo do të prezantohet jashtë kufijve të vendit. Realizohet me përkrahjen financiare të Ministrisë së Kulturës. Krahas fotografive do të ketë edhe tabela me fakte biografike dhe me amanetet e këtij heroi kombëtar.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD