Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Buxheti 2018: i pakursyer në para, modest në reforma

БНР Новини
Foto: BTA

Pas dy netësh të tensioneve emocionale dhe skandaleve Parlamenti pranoi buxhetin e shtetit për vitin 2018. Në fakt buxhetet e pranuara janë tri – ai i sigurimit social, ai i Arkës Shëndetësore dhe ai i republikës. Këto janë ligjet më të rëndësishme për vitin përkatës.

E reja dhe më e rëndësishmja sivjet është se pas pothuaj 10 vitesh të ekonomive të ashpra, duket se më në fund shteti mund të lëshojë pak më shumë para për sektorët me prioritet. Bëhet fjalë për sistemin e sigurimit social dhe pensionistët, arsimin, sigurinë dhe mbrojtjen dhe shëndetësinë. Për këto sfera do të përdoren 1.7 miliardë euro më shumë, sesa ishin paratë për to gjatë vitit 2017.

Shumë apo pak janë këto mjete, a mundej më shumë, për çfarë do të harxhohen ato, cilat janë rezultatet e pritshme? Të gjitha këto pyetje nuk kanë përgjigje të njëkuptimshme dhe nuk mund të ketë.

Në vend të parë duhet thënë se shpenzimet e më shumta vijnë nga të ardhurat më të larta të shtetit prej tatimeve. Ato janë më shumë sepse ekonomia funksionon mirë, bullgarët konsumojnë me entuziazëm, eksporti nuk mbetet prapë – të gjitha këto faktorët ndikojnë pozitivisht treguesit e makroekonomikes.

Duket se gjithçka është në rregull – edhe ndihmat sociale për njerëzit e varfër, edhe pensionet do të jenë më të larta, parat për shëndetësi do të jenë më shumë (mes të tjerash kjo është fusha më e kritikuar për shkak të mungesës së refermova), ato për arsimin, sigurinë dhe për ushtrinë – gjithashtu. Natyrisht mjetet e parashikuara  nuk do të jenë të mjaftueshme për zgjidhjen e të gjitha problemeve në shtet. Shkencëtarët nga Akademia Bullgare e Shkencave tashmë lëshuan flamujt e zinj në ndërtesën e tyre duke treguar kështu keqardhjen e tyre për shkak të “vdekjes së studimeve shkencore në Bullgari” në sajë të mungesës së financimit.

Kështu duket shumë logjike pyetja për çfarë do të përdoren paratë, çfarë do të jetë efekti i këtyre gjilpërave financiare.

Shkenca e pareformuar dhe jofitimprurëse, e cila nuk mund të konkurrohet është një shembull shumë i përshtatshëm, i cili e vë në dyshim efikasitetin e subvencionimeve shtetërore. Është kështu, sepse nuk është respektuar rregulla e artë se reformat duhet të jenë kusht për ofrimin e më shumë parave. Në rasin me buxhetin bullgar për vitin e ardhshëm duhet të thuhet se për këto reforma të rëndësishme nuk flitet me fjalë, por me shifra. Dhe diçka më shumë – për sektorët më të pareformuar dhe më joadekuat subvencionet janë më të larta. Kjo është në fuqi siç për sektorin social, kështu edhe për fushat e arsimit, sigurisë, shëndetësisë dhe drejtësisë.

Ndër mënyrat më efektive për imponimin e reformave është lidhja e financimit me kushtin për reforma. Ai, i cili paguan, e zgjedh muzikën – kështu thuhet në një proverb bullgar. Mirëpo reformat gjithmonë janë të dhimbshme dhe vlera e tyre elektorale është e lartë. Kur të pakënaqurit bëhen shumë votat për qeveritarët pakësohen. Aktualisht qeveria gëzon miratimin dhe ndjenjat e ngrohta të qytetarëve, në shtet ka paqe sociale, të ardhurat janë duke u rritur, nuk ka kërcënime serioze nga jashtë. Dhe kur shfaqen njerëz të pakënaqur reagohet me urgjencë – me para, poste më të larta apo kompromise. Cikli ekonomik ka rritur kulmin e tij dhe prandaj qeveria është më dorëdhënë. Mirëpo ekspertët paralajmërojnë se balona do të plasë dhe ulja në tokë do të jetë e vështirë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD
Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare raportoi një rritje të PBB-së në fillim të vitit

Në tremujorin e parë të vitit 2024, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real i vendit po rritet me një ritëm të përshpejtuar, gjë që është një parakusht për një dinamikë të ngjashme vjetore, thuhet në buletinin ekonomik të Bankës Kombëtare Bullgare..

botuar më 24-05-14 9.51.PD

Pothuajse gjysma e bullgarëve janë skeptikë për vënien e euros në qarkullim

47 për qind e bullgarëve nuk janë dakord me deklaratën se hyrja e Bullgarisë në Eurozonë do të nxisë ekonominë bullgare dhe do të rrisë standardin e tyre të jetesës. Këtë e tregon një sondazh kombëtar i Agjencisë Market Links. Ai u zhvillua mes 1007..

botuar më 24-05-12 7.10.PD