Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

4 dhjetori – dita e Martires së Madhe Varvara

СнимкаShën Varavara lindi në fund të shekullit të II. U vra si martire për fenë e krishterë në fillim të shekullit tjetër. Vajza ishte shumë e bukur dhe për këtë arsye i ati e mbante të mbyllur në një kullë prej guri, që ta ruajë nga shikimet e meshkujve. Ai ishte pagan me origjinë fisnike. Pasi e çliroi bijën e vet, që të martohet, ajo takoi disa të krishterë dhe e pranoi krishterimin. Kjo e zemëroi edhe më shumë babanë, i cili dha urdhër për ta torturuar. Pasi ajo refuzoi ta ndryshojë fenë e vet, ai urdhëroi për t’i prerë kokën. Sipas shumicës së njoftimeve për jetën e Shën Varvarës kjo ka ndodhur më 4 dhjetor – dita, kur të krishterët ortodoksë dhe ata katolikë festojnë kremtimin e saj. Shën Varvara konsiderohet si mbrojtëse nga vdekja e papritur dhe e të vdekurve papritmas, të cilët nuk kanë pasur kohë për Kungimin e Shenjtë.

Në traditën bullgare ajo është mbrojtëse e fëmijëve nga sëmundje të ndryshme, kryesisht nga fruthi. E quajnë festën Varvara, Varvarica, Varvarinden (Dita e Shën Varvarës), Varvardan. Siç në festën e Shën Ekaterinës, gratë gatuajnë pite të freskëta, të cilat i lyejnë me mjaltë, dalin përpara shtëpisë së tyre dhe i shpërndajnë ndër kalimtarët. Fëmijët gjithashtu kryejnë një ritual të posaçëm për shëndet. Herët në mëngjes ata takohen dhe ndezin zjarre. Duhet të jenë tre, pesë, ose shtatë, nuk duhet të jenë numër çift. Çdo një prej tyre mban me vete drunj, si dhe dhe pak fasule, të cilat i ziejnë në një enë prej balti.

Para se të shtojnë kripë dhe qepë, tri prej kokrrave nxirren dhe vendosen në gjurin e çdo një fëmije. Fëmija që e bën këtë duhet të jetë i lindur i fundit në familje. Fëmijët e tjerë janë ulur në formë rrethi. Çdo një prej tyre duhet t’i hajë kokrrat nga gjuri pa i prekur me dorë. Fshatarët, që kanë dele shkojnë te fëmijët dhe marrin nga këto kokrra, i vendosin te delet, që të mos sëmuren nga fruthi, ose po të sëmuren, të shërohen së shpejti. Besohet se nga Dita e Shën Varvarës deri në Ditën e Ignat Hyjmbajtësit (20 dhjetor) dita zmadhohet sa maja e një gjilpëre, kurse nga 20 dhjetori deri në Ditën e Shën Vasilit më 1 janar – përsëri sa maja e gjilpërës. Në Ditën e Shën Varvarës dita dhe nata barazohen. Deri në 4 dhjetor rritet nata, kurse nga Dita e Shën Varavarës deri në Ditën e Shën Ignatit nuk rritet as dita, as nata. Nga 20 dhjetori deri në Vitin e Ri dita zmadhohet “sa mund të kërcejë gjeli nga pragu i derës”. Deri në Ditën e Shën Thanasit dita rritet me një orë. Në festën e Shën Varvarës i bëjnë fëmijët për të kërcyer, që të mos takohen me Varvarën. I bëjnë gjithashtu të ndezin zjarr në udhëkryq dhe ta kapërcejnë, që të ruhen në këtë mënyrë nga sëmundjet. 

Shpërndarja e bukës me rastin e festës së Shën Varvarës / Foto: burgasmuseums.bg

Kjo festë është gjatë Kreshmëve të Krishtlindjeve. Prandaj këtë ditë gatuhen gjellë pa mish. Sipas besimeve popullore Varvara është motra e Shën Savës (festa është më 5 dhjetor) dhe e Shën Nikollës (më 6 dhjetor). 

Sipas legjendës Shën Varvara lindi në trojet e sotme bullgare, në fshatin Eleshnica, i cili në atë kohë e kishte emrin Iliopol. Kur ia prenë kokën, në vendin ku ra koka buroi ujë mineral. Vendi mbahet mend edhe sot e kësaj dite dhe e ka emrin Miroto. Kjo legjendë është rrëfyer edhe nga murgu rus nga Atoni, i cili mjekohej atje. Me jetëshkrimin e Shën Varvarës janë lidhur gjithashtu disa legjenda, të cilat rrëfehen në këtë krahinë. Ndoshta kjo e shpjegon edhe respektin e madh ndaj martires, si dhe ritualet dhe besimet e ndryshme, që ruhen edhe sot e kësaj dite. Më 4 dhjetor në tempujt tanë ortodoksë shërbehet një liturgji kushtuar Martires së Madhe. Sipas praktikave, disa muaj para Ditës së Shën Varavarës priftërinjtë i shkruajnë emrat e të gjithë të krishterëve, të cilët duan të përmenden në lutje.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD
Foto: Instituti i Etnografisë dhe Folkloristikës me muze në Akademinë Bullgare të Shkencave

Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë

Martenica (verorja) është një nga simbolet e Bullgarisë - konsiderohet si një pararojë e pranverës dhe largimit të errësirës. Çdo vit më 1 mars, edhe larg atdheut, ne bullgarët i zbukurojmë të afërmit dhe miqtë tanë me fijet e përdredhura të bardha e të..

botuar më 24-03-01 7.10.PD

Aprillci pret mijëra të ftuar për festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë

Qyteti i vjetër malor i Aprillci pret një nga festivalet më interesante dhe më të shijshme bullgare - Festën e proshutës dhe rakisë së ngrohtë. Në datat 24 dhe 25 shkurt, qyteti malor, i vendosur rrëzë majës së Maragidik, po përgatitet të mirëpresë më..

botuar më 24-02-24 8.10.PD