Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një libër i ri kujton për lavdinë e ushtarëve bullgarë gjatë shekujve

БНР Новини
Divizioni i Gjeneralit Ivan Kolev – çlirimtarit të krahinës Dobruxha në Luftën e Parë Botërore
Foto: arkiv

СнимкаBiblioteka kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” u bë mikpritëse e prezantimit të një libri të ri historik, kushtuar lavdisë së ushtarëve bullgarë nga Mesjeta deri në Luftën e Dytë Botërore. Autorët e tij janë tre të rinj – një politolog, një jurist dhe një student në specialitetin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ata janë bashkuar nga dashuria ndaj historisë. Periudha e përfshirë në libër është shumë e gjerë dhe është studiuar edhe nga pikëpamja e fakteve historike, edhe nga ajo e legjendave për personalitetet dhe ngjarjet të treguara brez pas brezit. Ivomir Kolev, Martin Çorbaxhijski dhe Vlladisllav Karagjeorgjiev kanë punuar mbi librin “Lavdia e ushtarëve bullgarë” në vazhdim të nëntë muajve.

Pse vendosën ta botojnë atë, na tregon Ivomir Kolev:

Na motivoi fakti se shpesh spekulohet me nocionin e lavdisë së ushtarëve bullgarë. Dëshirojmë ta tregojmë atë ashtu, siç është në të vërtetë. Dhe ta restaurojmë lidhjen e thyer mes personalitetit të ushtarit bullgar dhe trimërisë së treguar nga ai në fushën e luftës. Të prezantojmë ushtarin bullgar, duke kuptuar motivacionin e tij për t’i kryer të gjitha këto akte të trimërisë së papërsëritur.

Dëshira e autorëve është ta ringjallin kujtimin për njerëzit, të cilët kanë flijuar jetën e tyre për paqen dhe lirinë e Bullgarisë, dhe të tregojnë se emrat e tyre nuk janë vetëm një listë e gjatë – pas secilit emri qëndrojnë të paktën disa fate njerëzish, shpresa dhe pritje. Shembulli i dhënë nga Ivomiri është me jetën e vojvodës së quajtur “mbrojtësi i malit të Rodopeve”:

СнимкаKureshtar është fati i vojvodës Momçill. Për të kemi dëgjuar, sepse për të ka shumë legjenda dhe këngë popullore, mirëpo imazhi historik ndryshohet shumë nga personi legjendar. Bëhet fjalë për një person, dëshira e të cilit ka qenë që të bëhej sundimtar i pavarur. Nganjëherë ka luftuar edhe kundër bullgarëve dhe interesante, sipas meje, është se gjatë betejës së tij të fundit, në të cilën është mposhtur nga turqit dhe bizantinët e bashkuar, ai ka luftuar kundër një pasardhësi të largët të mbretit bullgar Asen, i cili në atë kohë ka qenë pjesë e ushtrisë bizantine. Vojvoda Momçill ka qenë një personalitet i nderuar, siç nga miqtë, kështu edhe nga armiqtë e tij për shkak të pozitës së fortë që e ka pasur.

Momçill ndryshohet nga përfytyrimi idealist për një hero bullgar, sepse e ka përdorur dobësinë e Perandorisë Bizantine duke u bërë një kërcënim i madh për qytetarët e saj me bastisjet dhe grabitjet e tij. Prandaj Perandori u detyrua t’i bëjë atë vojvodën e një rajoni të madh në malin e Rodopeve. Kështu nga një grabitës, ai u bë mbrojtës i njerëzve atje.

Një pjesë e librit “Lavdia e ushtarëve bullgarë” u është kushtuar sukseseve të ushtarëve tanë pas Çlirimit. Lufta ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë (1885-86), veprimet e armatosura për çlirimin e Maqedonisë dhe pjesëmarrja e shtetit tonë në Luftërat e ashtuquajtura Ballkanike (Lufta e Parë Ballkanike – 1912 -1913, dhe Lufta e dytë Ballkanike në pjesën e dytë të vitit 1913) kanë lënë gjurma të thella në historinë tonë të re. Historianët akoma nuk kanë arritur unanim në vlerësimin e këtyre ngjarjeve, shpesh rreth tyre provokohen diskutime dhe mosmarrëveshje. Duke lexuar këto rreshta në librin “Lavdia e ushtarëve bullgarë” ne për herë të radhës kemi mundësi t’i rishikojmë informacionet, me të cilat disponojmë dhe t’i nxjerrim mësimet tona, sepse “një komb, i cili nuk e njeh historinë e tij është dënuar ta përsërisë atë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD

Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonë

Sot mbushen saktësisht 20 vjet që kur Bullgaria u bë anëtare e plotë e NATO-s. Dhe nëse vendimi do të merrej sërish sot, 56% e bullgarëve do të votonin që vendi ynë të mbetet anëtar i Aleancës, ndërsa 28% janë të mendimit se duhet të jetë jashtë paktit...

botuar më 24-03-29 6.00.PD