Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çudia të bësh diçka me duart e tua dhe ta mbushësh me shumë bukuri

БНР Новини

Tek ne Shën Spiridoni konsiderohet përkrahës i artizanëve - i mjeshtërve-këpucëtarë, bakërxhinjve etj., festojnë po kështu rrobaqepësit, endësit e kështu me radhë. Pavarësisht se çdo një esnaf e ka shenjtorin e vet mbrojtës,12 dhjetori akoma nga periudha e Rilindjes është i njohur si Dita e Mjeshtërve. Krahas  gëzimeve dhe humorit, në këtë ditë është zhvilluar dhe provim për marrjen e diplomës së mjeshtërisë. Përse është e rëndësishme që të vazhdojmë traditat në artizanat dhe cili është vendi i prodhimeve, të krijuara me ndihmën e teknologjive të vjetra në kohën e sotme moderne, tregon Marieta Nedkova:

Снимка

Ato formojnë një individualitet tek njeriu, flasin për karakterin, stilin dhe mënyrën e tij të jetesës, për kuptimet e tij estetike. Një aksesor i punuar me dorë ndaj veshjes ose ndonjë send nga jeta e ndryshon pamjen, më në veçanti kur është e punuar posaçërisht. E dimë se, sendet e punuara me dorë bëhen prej materialeve të forta, praktikisht janë të përjetshme dhe trashëgohen brez pas brezi. Në atë të cilën e ka punuar mjeshtri me duart e veta, ai ka futur aty jo vetëm këmbëngulje dhe mjeshtëri, por dhe shpirt dhe njohje për traditën në përpunimin e materialit."

Снимка

Marieta zotëron dy zanate. Përpunimin artistik të lëkurës e ka përvetësuar nga babai i vet. Si mjeshtre e tekstilit artistik është e njohur për njohuritë e veta të thelluara për tekstilin jo të përpunuar - "pllëstite". Zotëron teknologjitë e vjetra jo vetëm të këtij zanati të lashtë. Ajo end në lloje të ndryshme veglash. Ajo është mes njerëzve të pakët , të cilët jo vetëm se mundin të endin, por përgatit modele të ornamenteve – më e vështira në këtë art të lashtë të aplikimit.

Снимка

"Endja e lëkurave është një mjeshtëri, e cila pothuajse është zhdukur - sqaron ajo. Një aktivitet i cili kërkon shumë kohë, por ai i cili vendos ta praktikojë, ndeshet me problematikën, e cila zhvillon të menduarit krijues dhe në hapësirë. Kjo teknikë është e përshtatshme për punishtet e aplikimit të fëmijëve, si dhe për demonstrime. Në festival është e vështirë të tregosh një vegël të vërtetë për endje, kurse për endjen e lëkurës janë të domosdoshme vetëm katër pllaka me vrima në të katër cepat dhe penj. Praktika e lashtë ka ekzistuar kudo nëpër botë, tek ne  mbase ka ardhur nga Azia. Është paraqitur në një kohë me veglat e para vertikale me pesha /shekulli i 6 dhe i 5/. Që atëherë ka artefakte të tilla. Dhe sot e kësaj dite popujt aziatikë përdorin shirita prej tekstili, të thurura me ndihmën e koreve. Sa më shumë pllaka përdoren kaq më e ndërlikuar dhe e pasur është pëlhura e formuar. Për shembull faraoni egjiptian Ramzes i 2 është i varrosur me një brez, të punuar me mbi 300 kore, me shumë ngjyra, përfshi dhe fije të arta, gjë e cila është një arritje e madhe. Të paktë janë njerëzit tek ne, të cilët e zotërojnë këtë teknikë, kurse ajo mund të praktikohet lehtë kudo. Në internet mund të gjendet një informacion në gjuhën angleze, disa me shumë sukses mësohen të endin, por nuk e përvetësojnë teknikën e vërtetë dhe nuk mundin të lexojnë dhe të krijojnë modele të reja."

Снимка

Çfarë përdorimi gjejnë sot këto teknika të vjetra, kur bile dhe këngëtarët popullor dhe valltarët janë drejtuar drejt variantit të stilizuar  të kostumit tradicional folklorik. Gjërat ndryshojnë, konsumatorët e zakonshëm të prodhimeve të artizanatit po kështu.

"Prandaj ekzistojnë njerëz, të cilët bëjnë restaurime historike dhe porosisin kopje të sendeve etnografike - tregon Marieta. Këto janë klubet e ndryshme dhe  bashkimet e rinisë. Ata mundohen të përjetojnë jetën e njerëzve të lashtë. Për ta kam punuar restaurime prej lëkure, por tek "pllëstet" është më e vështirë. Teknika e vjetër përdor cilësinë e leshit që të ngushtohet gjatë larjes. Për të marrim të dhëna nga gravurat e lashta, ikonat. Në Bullgari nuk ka prodhime të gjetura të lashta, përmenden në letërsi, por nuk e di sesi janë dukur. Gjatë gërmimeve të një kodrine në Altaj janë gjendur sende të punuara përpara afro 4 000 vjetëve. Kodrina është e vjedhur shumë shpejt pas varrimit, gjatë së cilës në të ka hyrë ujë dhe "pllëstët" kanë ngrirë. Në këtë frigorifer natyror ato janë ruajtur deri në ditët tona. Drejt kësaj teknike të aplikimit drejtohet si artizanalët, kështu dhe piktorët profesional të cilët gjejnë një fushë interesante për tu paraqitur."

Снимка

Krahas zanateve artistike Marieta në mënyrë të palodhshme jep mësim të zanateve të veta. E ftojnë në shkolla të ndryshme në të gjithë vendin, ajo mund të tërheqë vëmendjen e njerëzve në çdo moshë dhe të krijojë interes ndaj punës me duar.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD