Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mund t’i vizitoni burimet termale në Bullgari edhe gjatë dimrit

БНР Новини
Foto: BGNES

A e dini se Bullgaria është në vendin e dytë në Evropë pas Islandës për nga numri i ujërave termale minerale? Burimet termale në vendin tonë janë me një përbërje të larmishme kimike dhe fizike, të përshtatshme jo vetëm për çlodhje dhe shkarkim nga stresi, por edhe për parandalimin dhe rehabilitimin e një sërë sëmundjesh. Pavarësisht nga kjo Bullgarisë i mungon një reklamë e përshtatshme, e cila ta bëjë vendin tonë të dallueshëm në hartën turistike mes vendeve evropiane prijëse për këtë lloj turizëm. I tillë është dhe mendimi i Sijka Kacarovës, e cila është zëvendës - kryetarja e Bashkimit Bullgar të Balneologjisë dhe të Turizmit SPA dhe anëtare e bordit të drejtorëve të Asociacionit Evropian për shërbime SPA. Sipas saj Bullgaria disponon të gjitha premisat për zhvillimin e turizmit SPA dhe mjekësor me cilësi të mirë gjatë gjithë vitit. Traditat në këtë drejtim datojnë akoma që nga koha romake. Kemi resurse natyrore-ujëra të ngrohta minerale, një klimë të shkëlqyer dhe një bazë shumë të mirë - hotele moderne, qendra mjekësore dhe kuadro të kualifikuar.

Nuk ka asgjë më të mirë sesa një javë pushimi pranë pishinës me ujëra të ngrohta minerale – kështu njeriu çlodhet më mirë. Përparësitë e këtyre pishinave janë shumë: ndryshe nga ato me ujë të zakonshëm, nuk përmbajnë kimikate të dëmshme pastrimi, mineralet hyjnë në mënyrë të natyrshme përmes lëkurës, që ta rinovojnë balancën në nivelin e qelizave, ujërat e tyre ndikojnë pozitivisht organe të posaçme dhe tërë organizmin në përgjithësi.

Ja dhe më të njohurit mes tyre në afërsi të Sofjes:

Në 12 kilometra në juglindje nga qendra e kryeqytetit, në fund të grykës së Pançarevos dhe lumit Iskër gjendet kompleksi “Korali”. Ai disponon me një pishinë të madhe të ngrohtë dhe një të vogël, ka gjithashtu pishina të ftohta. Uji mineral nga burimi është me temperaturë 47 gradë, kurse në pishinë është e ftohur deri në rreth 30 gradë. Ai ka një ndikim shumë pozitiv mbi sistemin nervor, kurse banjat e kontrastit (me ndërrimin e nxehtë dhe të ftohtë), forcojnë qarkullimin e gjakut dhe imunitetin.

Pak më larg, 70 kilometra nga Sofja dhe në rreth 30 kilometra nga vendpushimi dimëror Borovec, në afërsi të fshatit Kostenec gjenden banjat minerale të fshatit Pçelin. Kompleksi për pushim në vendin piktoresk malor është rinovuar dhe ka një hotel të madh me dy pishina, ku ofrohen shërbime SPA. Uji në to shëron sëmundjet e aparatit të lëvizës, të sistemit periferik nervor, sëmundjet gjinekologjike dhe të lëkurës. Burimi është me temperaturë prej 72,8 gradë – një nga më të ngrohtit në Bullgari.

Përsëri në këtë pjesë të Bullgarisë, në 72 kilometra nga Sofja, në jug të autostradës mes Sofjes dhe Plovdinvit gjendet kompleksi me ujë mineral Dollna Banja. Pavarësisht nga temperaturat jashtë, mjafton  të mos të jenë shumë nën zeron, mund të çlodheni familjarisht dhe me shokë në 3 pishinat e jashtme /për notim, për fëmijë dhe xhakuzi/, në të cilat uji është midis 28 dhe 43 gradë. Uji mineral nga burimi është 67,8 gradë dhe kuron sëmundje reumatike dhe të lëkurës, vepron mirë dhe mbi zemrën dhe sistemet e frymëmarrjes, të tretjes, të lëvizës, nervore dhe seksuale.

Në qoftë se doni të kaloni disa ditë pushimi mes natyrës së bukur të malit Stara Pllanina – burimet minerale rreth qytetit Trojan në afërsi të fshatit Shipkovo dhe të fshatit Çiflik po kështu janë një zgjedhje e mirë. Burimet minerale në vendpushim janë me temperatura nga 18 deri më 35 gradë dhe shërojnë sëmundjet e mëlçisë së zezë, të veshkave, të stomakut, të syve dhe ndikojnë mirë nevralgjitë e llojeve të ndryshme. Klima është e përshtatshme dhe për njerëz me sëmundje pulmonare. Fshati Çiflik gjendet në luginën piktoreske të lumit Beli Osëm. Pishina e jashtme me ujë mineral npranë rrjedhës e sipërme të lumit, në rreth 19 kilometra në jugperëndim të qytetit Trojan, është me temperaturë të ujit mbi 30 gradë dhe është hapur gjatë gjithë vitit.  Në qoftë se jeni në këtë rajon për disa ditë dhe koha është e përshtatshme, mund të bëni një shëtitje deri në rezervatin Kozja Stena (Muri i dhive), një nga vendet e pakta në Evropë, ku akoma rritet Ylli i Alpeve.

Për adhuruesit e sporteve dimërore dhe të kënaqësive termale janë pishinat e hapura minerale rreth fshatit Ognjanovo dhe fshatit Dobrinishte, jo larg qytetit Bansko dhe burimet e nxehta të fshatit Sapareva Banja, në afërsi të vendpushimit Borovec, ku mund të çlodheni pasi e keni kaluar tërë ditën në pistën për ski.

Dhe prapë së prapi, në qoftë se vuani prej njëfarë sëmundjeje, është mirë të informoheni më parë për përbërjen e mineraleve, sepse ato mund të ndikojnë keq mbi gjendjen tuaj shëndetësore. Është me rëndësi të dini për shembull se pishinat tepër të ngrohta nuk janë të përshtatshme për njerëz me probleme të zëmrës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD