Tenjo Popminçev krijon një shkencë të së ardhmes, e cila u bën përshtypje truve më të mëdhenj. Nuk është e rastit se laureatët e Nobelit e radhitën ndër dhjetë studiuesit me potencial më të madh.
Revista Science News i quan njerëz këmbëngulës, por edhe ëndërrues. Dhe në të vërtetë shkencëtari bullgar është e gjithë kjo. Për zhvillimin e tij ka kontribuuar shumë mësuesi legjendar Teodosij Teodosiev nga Gjimnazi për shkenca natyrore dhe matematike në Kazanllëk, i cili e zhyti në botën e pafund të shkencës, që të bëhet pas disa viteve një krijues dhe shpikës i jashtëzakonshëm. Përveç kësaj Tenjo Popminçev është një njëri shumë mirënjohës. Ai fluturoi këto ditë përtej oqeanit posaçërisht për jubileun e 70 të mësuesit të vet të dashur.
Tenjo Popminçev u gjend ndër kolosët e shkencës për shkak të lazerit të rëntgenit, të cilin ai e shpiku në laboratorin e Universitetit të Kolorados në Boulder. Atje ai mbrojti doktoratë dhe pati fatin e mirë për t’u mësuar nga mjeshtrit më të mirë në botë. Ai gjithashtu pati shansin për t’u bërë profesor dhe t’i përgatitë doktorët e ardhshëm në fizikën e lazerit. Sipas revistës Science News shpikja e shkencëtarit ngjan me një thikë zvicerane prej drite, e cila mund të futet në një grusht dhe mund të përdoret në shkencë, industri dhe nanoteknologji, në vendosjen e hershme të diagnozave dhe në krijimin e një gjenerate të re të mikroprocesorëve dhe hard disqeve me shpejtësi të madhe.
“Në qoftë se kemi nevojë për një procesor më të shpejtë për celularin, ose laptopin do të duhet të ketë më shumë transistorë në një njësi sipërfaqeje. Mirëpo, atëherë nuk do të mund të disponojmë skema të vogla elektronike – thotë Tenjo Popminçev. – Derisa një lazer i tillë – ai duket si një kamerë shumë e shpejtë – mund të shohë nano-dimensione, por kjo nuk është aftësia e tij e vetme. Dhe meqenëse flasim për botën kuante, bëhet fjalë për procese shumë të shpejta, të cilat vetëdija e njeriut nuk mund t’i perceptojë.”
Që të grumbullosh dijeni dhe përvojë eksperimentale, të cilat të të lejojnë të punosh në një nivel botëror, duhet të kesh minimum shtatë vjet, është i bindur fiziku. Formula e suksesit të tij: një mjedis prej shkencëtarësh të nivelit më të lartë plus një punë shumë e madhe dhe metoda krijuese.
“Po të mos i vendosim nën pikëpyetje dogmat e shkencës, nuk do të kemi progres – është i mendimit Tenjo Popminçev. – Prandaj krijimtaria është shumë e rëndësishme, si dhe intuita. Pas shumë viteve të punës me natyrën fillon të ndiesh se çfarë mund të bësh me ndihmën e saj. Sa për hapat e ardhshëm – desha të krijojë një lazer rëntgeni për qëllime mjekësore. “Thika zvicerane” është në lëmin e të ashtuquajturit “rëntgen i butë”, domethënë rrezet e rëntgenit nuk mund të depërtojnë thellë në materie. Derisa lazeri i ngurtë, për të cilën po ëndërroj, do të depërtojë përmes objekteve të trasha dhe do t’i bëjë fotografitë me një cilësi më të lartë. Në këtë mënyrë do të mund t’i zbulojmë sëmundjet e kancerit në një etapë më të hershme dhe rrezatimi i trupit do të përqendrohet vetëm tek zona e prekur dhe jo tek tërë organizmi.”
Si në fillim të shekullit IX Mbreti bullgar Simeon i Madh u kthye nga Shkolla e Magnaurit dhe e krijoi Shekullin e Artë të letërsisë bullgare, ashtu edhe sot bashkatdhetarët tanë të suksesshëm mund ta ndihmojnë atdheun, beson Tenjo Popminçev.
“Desha të krijoj një qendër shkencore në Bullgari, sipas parimit të Rilindjes. Përpiqem ta themeloj me ndihmën e financimit evropian dhe të disa profesorëve nga Universiteti i Sofjes. Po të kisha përkrahjen e qeverisë dhe të bashkësive të tjera në vend, do ta bëja me një kënaqësi të madhe. Shpresoj se edhe shumë bullgarë të tjerë në botë do ta bënin të njëjtën gjë."
Në pritje të ndihmës nga shteti prof. Tenjo Popminçev e ndan kohën e vet midis Universitetit në San Diego të Kalifornisë, Universitetit Teknik në Vjenë dhe Universitetit të Kolorados në Boulder.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..