Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fëmijë bullgarë do të përgatiten për astronautë në Qëndrën Kozmike Space Camp në Izmir

БНР Новини

Para kohe shkencëtari Stivën Hoking (Stephen Hawking) paralajmëroi, se vetëm pas 200 vitesh njerëzimi do të jetë i detyruar të kërkojë një shtëpi të re dhe njerëzit padashje do të bëhen astronautë, ndërsa fantazitë për fluturim në Kozmos nuk do të jenë më një ëndërr nostalgjike fëmijërore.

Në kohë të afërte Bullgaria të rikthehet ndër kombet kozmike është një qëllim, të cilin Qendra e Arsimimit Krijues ndjek më se 14 vjet, duke u ndihmuar fëmijëve të talentuar të zbulojnë shkencën kozmike në një mjedis real. Edhe këtë vit deri më 1 mars fëmijë bullgarë në moshë nga 9 deri në 15 vjeç mund të paraqesin kandidaturat e tyre për kampin veror në Qendrën Trajnuese Space Camp Turkey në Izmir. Aty ata do të grumbullojnë dituri të reja në fushën e astronomisë, robotikës, astrofizikës dhe biologjisë, dhe do të sprovojnë impiantet për përgatitjen e astronautëve të ardhshëm.

Снимка

Fëmijët bëjnë koloni në Mars, ndërtojnë raketa dhe i lëshojnë, marrin pjesë në simulimet e misioneve të vërteta – tregon Gergana Rajzhekova, koordinatore e kampit kozmik në Turqi. – Ekipet ndërkombëtare ndahen në tre grupe – një pjesë prej fëmijëve mbetet në stacionin tokësor, të tjerët janë në Stacionin Ndërkombëtar Kozmik, ndërsa të tretët luajnë rolin e astronautëve të cilët përgatiten për fluturimin. Në se të gjithë do t’u përgjigjen drejtë pyetjeve shkencore, atyre u lejohen të bëjnë trajnimet e astronautëve. Krahas kësaj ata kanë takime me shkencëtar, të cilët u shpjegojnë atyre ligjet e fizikës, të cilët arsyetojnë si një raketë e madhe mund të fluturojë në Kozmos, si dhe në ç’kushte mund të meremetohen nga jashtë panelet e Stacionit Ndërkombëtar Kozmik. Mirëpo, kryesorja në program janë bisedimet në kohë reale me astronautë nga NASA.

Снимка

Deri tashti më se 850 fëmijë bullgarë arritën ëndrrën e tyre kozmike në këtë qendër krijuar sipas modelit të NASA-së. Vallë, a është e mundshme që një ditë Bullgaria të ketë astronautin e saj?

Ka projekte të ndryshme me pjesëmarrjen e shkencëtarëve bullgarë. Për fat të keq Bullgaria nuk ekziston në hartën kozmike, madje na krahasojnë me shtete, të cilën nuk kanë dërguar astronautë – tregon Gergana Rajzhekova. – E vërteta është, se që prej 30 vitesh nuk jemi pjesë e Agjencisë Kozmike Evropiane. Aktualisht po zhvillohen bisedime për aderimin tonë në të dhe në se do të paguajmë kuotën përkatëse nga 1 milion euro, atëherë mund të fillojë përgatitja e një astronauti bullgar.

Снимка

Në qendrën në Izmir fëmijët mësojnë se si të punojnë në ekip, se duhet të bëjnë trajnime çdo ditë krahas procesit të mësimit. Fëmijët do të kenë mundësi, që më 23 mars t’i drejtojnë pyetjet e tyre themeluesit të programit Mars One Bas Lansdorp.

Gergana Rajzhekova

Ka njerëz, për të cilët popullimi i Marsit tingëllon si një fantastikë shkencore, por e kemi të qartë se herët ose vonë kjo do të bëhet realitet – shpreh mendimin e vet Gergana Rajzhekova. – Në leksion Bas Lansdorp do t’u shpjegojë fëmijëve çfarë është atmosfera në Mars, e cila përmban shumë pluhur; çfarë është uji, i cili nuk i përngjanë në asnjë mënyrë atij të Tokës. Sipas shkencëtarëve njerëzit mezi do të përballojnë një udhëtim aq të gjatë. Për  këtë arsye mezi tani do të bëhen shumë prova për ndërtimin e raketës së përshtatshme.”

Снимка

Vjet në Kampin Kozmik në Izmir fëmijët dëgjuan nga astronautët, se nga Kozmosi më bukur duket Toka.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bulqiza ka një potencial të madh turistik

Ndihma bullgare për zhvillimin e turizmit në bashkinë shqiptare të Bulqizës

Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare..

botuar më 24-04-26 11.04.PD

Sa do të kushtojë tryeza e Pashkëve për bullgarët këtë vit?

Më thuaj çfarë ke në tavolinë që të të them se çfarë je duke festuar. Kështu, me shaka mund të shikojmë kalendarin bullgar të festave nga e kaluara deri në ditët e sotme. E vërteta është se tryeza ka qenë gjithmonë një element shumë i rëndësishëm i jetës..

botuar më 24-04-26 7.30.PD

61 për qind e prindërve bullgarë mbështesin vaksinat e detyrueshme

61 për qind e prindërve në Bullgari mbështesin vaksinat e detyrueshme dhe 95 për qind e mjekëve të përgjithshëm këshillojnë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre për t'i mbrojtur ata nga një sërë sëmundjesh. Këtë e tregon një anketim përfaqësues..

botuar më 24-04-24 4.38.MD