Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Joanna Ruseva dhe Veronika Kopjova prezantojnë vepra të kompozitorit Debjusi në mesë të kristaleve

БНР Новини

Violinistja Joanna Ruseva dhe pianistja Veronika Kopjova dhanë një koncert kushtuar kompozitorit Kllod Debjusi. Vitin e kaluar mbushën 155 vjet nga lindja e këtij muzikanti të madh francez. Më 25 mars të këtij viti do të shënohen 100 vjet nga vdekja e tij.

Veronika Kopjova lindi në Lituani. Ajo ka dhënë koncerte në salla prestigjioze në Austri, Holandë, Francë dhe në vende të tjera të Evropës. Si soliste ka punuar me Filarmoninë Kombëtare të Lituanisë, Filarmoninë e Gjermanisë Veriore dhe Orquesta Sinfónica de Castilla y León. Si ekzekutues i muzikës së dhomës ka realizuar incizime në Radion Kombëtare Daneze dhe në Radion Austriake. Është laureat i konkurseve prestigjioze ndërkombëtare për piano dhe për muzikën e dhomës në Francë, Spanjë, Estoni, Lituani.





I kushtuam koncertin tonë 3 Marsit – Ditës së Festës Kombëtare të Bullgarisë” – rrëfeu violinistja e talentuar Joanna Ruseva. Që parase të mbarojë Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, ajo u radhit ndër laureatët e një sërë forumesh ndërkombëtare. Mezi 12 vjeçare u bë mbajtëse e çmimit “Vasko Abaxhiev” të Konkursit Ndërkombëtar “Muzika e Tokës”. Joanna Ruseva ka në koleksionin e dallimeve edhe çmimet Kocian (2008), Nedjallka Simeonova (2011), Virtuozë të Rinj (2013). Vjet mori një nga dallimet speciale të konkursin “Andreja Postaçini” në Itali. Ajo ishte soliste e Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare, Orkestrës Klasik FM, Filarmonisë së qytetit Burgas.


Pasi mbaroi shkollën muzikore në Sofje në klasën e muzikantes Bllagorodna Taneva, vazhdoi në Queen Elisabeth Music Shapel në Bruksel te Tatjana Samuill. Që nga viti 2016 është studente në klasën e profesorit Anton Sorokov në Universitetin për Muzikë dhe Arte Skenike në Vjenë. Pikërisht aty u takua me pianisten Veronika Kopjova, e cila më parë specializoi dhe pas kësaj u bë pedagoge në po këtë universitet. Të dy ato u përfshin në një projekt kushtuar kompozitorit finlandez Einojuhani Rautavaara në kuadrin e të cilit ekzekutuan “Lost Landscapes” – një vepër krijuar për violinisten virtuoze Midori. Koncerti në sallën Musikverein ishte gjatë nëntorit të vitit 2016. Me të u vu fillimi i bashkëpunimit të tyre skenik.

Në Sofje duoja ekzekutoi sonatën për violinë dhe piano nga Kllod Debjusi dhe vepra të kompozitorëve Dimitër Nenov, Shostakoviç, Prokopiev, Mesian etj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi P.I.F. dhe kënga e tyre më е fundit “Të çmendur”

Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo ​​Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën..

botuar më 24-04-02 8.10.PD

Studioja vokale “Dëga” feston 30 vjetorin me një koncert

Studioja vokale "Dëga" (Ylber) do të mbajë një koncert festiv më 30 mars, kushtuar tre përvjetorëve të rrumbullakët - 30 vjet nga krijimi i formacionit, 40 vjet të veprimtarisë krijuese të Snezhana Polihronova - Kërnollski dhe 50 vjet të Shtëpisë së..

botuar më 24-03-29 8.25.PD

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD