Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kinemja në dorën tuaj” – festivali i ndryshëm i filmave

БНР Новини

A u lodhët nga filmat e njohur amerikanë, plot me efekte speciale dhe me buxhete të mëdha? Në treg ka mjaft filma të tillë, sepse ata sjellin më shumë të ardhura. Çështja se çfarë tamam do spektatori, i frikëson producentët dhe regjisorët, me qenë se e dinë se pavarësisht nga parimet e shoqërisë së konsumatorëve, në të cilën jetojmë, akoma ka njerëz të cilët nuk parapëlqejnë filma me histori fund që lehtësisht parashikohen. Arti i kinemasë është detsinuar të prekë probleme të ndryshme ose gjendje, të cilët e emocionojnë shoqërinë ose njeriun e veçantë. Shembuj për filma të tillë akoma ekzistojnë, kryesisht në kinemanë evropiane, dhe po kështu dhe në kinemanë me metrazh të shkurtër.

Më tej i kushtojmë vëmendje pikërisht një festivali për filma me metrazh të shkurtër, të xhiruarr me celularë. Cili është qëllimi dhe si lindi ideja për „Kinemanë në dorën tuaj“, sqaron kritiku i kinemasë Aleksandër Donev:

Снимка"Kjo është një ide e kryetarit të Këshillit Drejtues të vatrës së kulturës “Dobri Vojnikov” në qytetin Shumen Nikollaj Nikollov, i cili është adhurues i kinemasë së pavarur. Për mua personalisht, nuk ka një vijë të qartë ndarëse midis llojeve të ndryshme të kinemasë. Në kinemanë moderne profesionale ka filma të shumta, të cilët financohen dhe krijohen në parim të pavarur, por pavarësisht nga kjo mbledhin mjaft spektatorë. Në këtë moment mund të thuhet se, publiku është ndarë pothuajse barazisht midis filmave, të cilët janë financuar nga shteti dhe të tillë, të cilët janë bërë përmes formave të ndryshme të financimit privat. Mendoj se kinemaja amatore dhe filmat, të cilat njerëzit i bëjnë që të mund të prezantojnë aftësitë e veta, janë një mundësi shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë."

Donev shtoi se, filmat janë me gjatësi deri më 5 minuta dhe prekin tema, të cilat mungojnë në kinemanë e financuar mbi parimin shtetëror ose privat. Festivali zhvillohet për vit të tretë të radhës, ku dhe kësaj radhe ka një pjesëmarrje serioze të filmave nga Maqedonia, Ukraina, Rusia, Moldavia dhe Turqia. Juria, në të cilën morën pjesë profesionalistë të afirmuar në fushën e kinemasë, televizionit dhe të gazetarisë, e ka detyrën jo të lehtë të transmetojë favoritin e vet mes 63 titujve. Në fund të fundit zgjodhën filmin “Çmendurimi”  të Gjeorgji Martevit. Ai i ka mahnitur me minimalizmin e vet. Pavarësisht se është xhiruar vetëm në një dhomë me një rekuizitë të thjeshtë,  pa aktorë ose dialogë të shumtë, filmi është i prekshëm me mënyrën, në të cilën autori përshkruan sesi njeriu në kufijtë e histerisë e pranon ditën e vet të përditshme si dhe sfidat e jetës së përditshme.


Përveç jurisë, publiku po kështu ka miniaturën e vet më të dashur kinematogtafike. Ajo është vepër e nxënëses 17 vjeçare nga qyteti Vidin – Antonina Llozanova. Filmi me titull ”Të harruarit nga veriu” tregon për jetën e njerëzve të moshuar nga veriperëndimi bullgar dhe është dekoruar për shkak të tematikës së vet të rëndësishme sociale. Kur flasim për pjesën veriperëndimore të Bullgarisë e bëjmë këtë me një dhimbje, sepse e dimë se të rinjtë – e ardhmja e kësaj krahine, prej kohe janë nisur larg jashtë kufirijve të shtetit. Ose kanë shkuar në qytetet e tjera, duke kërkuar një  jetë më të mirë. Qortimi ynë nuk është dhe nuk mund të jetë drejtuar këtyre njerëzve, por më tepër drejt atyre, të cilët lejuan që shpopullimi i zonës të arrijë këto përmasa frikësuese. Sepse shteti nuk i dëgjon problemet e njerëzve, por i detyron që të ikin.

"Mendoj se kjo është rezultat i perceptimit të gabuar për demokraci në vendin tonë. Shoqëria jonë është me një ndjenjë të gabuar për solidaritet. Mbase disa njerëz e kuptojnë demokracinë si një refuzim i një sëre vlerash, të cilat qenë karakteristike për sistemin e mëparshëm. Aty solidariteti, angazhimi social t'i ndihmosh më të varfrit dhe njerëzit e vështirësuar, qe një nga detyrat kryesore të shtetit dhe të qytetarëve. Fëmijët edukoheshin akoma si të vegjël të ndihmojnë. Mendoj se ky është një moral i humbur i vjetër , të cilin shoqëria e re nuk e zëvendësojë me asgjë" – mendon Aleksandër Donev.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: mkino.org dhe BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme konkurrojnë në lexim në gjuhën bullgare

Një grup prindërish nga qyteti gjerman Koblenz janë arsyeja e themelimit të shkollës bullgare të së dielës "Bukvar" në qytet. Që nga viti 2021, tashmë është pjesë e listës së shkollave bullgare të së dielës jashtë vendit, të hartuar nga Ministria e..

botuar më 24-02-20 7.00.PD
Shkrimtari Georgi Gospodinov

Fituesi bullgar i “Booker” Georgi Gospodinov: "Bullgaria është një vend i gjallë me histori të patreguara"

Pas romanit “Strehim kohe”, me të cilin shkrimtari Georgi Gopodinov dhe përkthyesja e romanit në anglisht Angela Rodel fituan çmimin prestigjioz “Booker”, lexuesit britanikë mund të njihen me një libër tjetër të Georgi Gospodinov – “Fizika e..

botuar më 24-02-19 12.17.MD
Donço Donçev

Një bullgar përfaqëson vendin tonë në një ekspozitë botërore të artit në Katar

Piktori Donço Donçev përfaqëson Bullgarinë në një ekspozitë botërore për artin e krijuar nga materialet e ricikluara në kryeqytetin e Katarit, Doha. Ekspozita fillon më 18 shkurt dhe do të vazhdojë deri në fund të muajit.  Bullgari do të prezantojë 10..

botuar më 24-02-18 9.25.PD