Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemoje mozaikun e së kaluarës me filmat “5 minuta Sofja”

БНР Новини

Kryeqyteti bullgar ruan shumë histori të ndodhura brenda ekzistencës së tij më se 8 mijë vjeçare. Qyteti në të cilin shihen shtresat mijëvjeçare historike, që nga e kaluara ishte një vatër kulturore. Gjatë ekzistencës shumë herë emri i kryeqytetit u ndërrua. Perandori Mark Ulpij Trajan jo vetëm që i siguroi një drejtim autonom por i dha emrin e vet, duke e quajtur Ulpija Serdika. Edhe më sot që nga koha romake mund të shihen një sërë monumentesh si Rodonda “Shën Gjergji”, Porta Perëndimore, Largoja. Një kujtim për madhërinë e dikurshme të qytetit përbën seria video “5 minuta Sofja”.

СнимкаKy është një projekt ambicioz, autor i të cilit është artisti Kamen Vodeniçarov. Për këtë se çfarë e motivoi të kthehet prapa në rrugën e së kaluarës ai tregon:

Ideja lindi pasi zbuluam se nuk është e mundshme të xhirojmë tri episode me metrazh të plotë për historinë e Sofjes. Kjo do të ishte një film dokumentar, i cili do të përfshinte të gjitha periudhat e së kaluarës së saj. Mirëpo, në procesin e xhirimit u formua ideja për “5 minuta Sofja”, ku prezantojmë copëza të historisë. Mbi bazë të skenarit fillestar, realizuam filma për epokat e ndryshme përmes të cilave kaloi zhvillimi i qytetit. E shoqërojmë historinë me monumentet e ruajtura nga periudha përkatëse.”

Për realizimin e filmave të veçantë ekipi i artistit bashkëpunon me Muzeun për Histori të Sofjes dhe Filmotekën Kombëtare Bullgare. Arkivi i pasur i filmotekës lejon që të zgjidhen kuadro nga e kaluara lidhura me temat  përkatëse. Kështu me ndihmën e tyre materiali video  vjen të dëshmojë vërtetësinë historike.

Që nga fillimi në vitin 2012 ekipi xhiroi 52 episode dhe secili është një pjesëz prej mozaikun, të cilin çdo njeri duhet të renditë vet. Dy prej episodeve shënojnë fundin e dy sistemeve të pushtetit të vendit. Historia e skeptrit të feldmareshalit të mbretit Boris III shënon fundin e Mbretërisë së Tretë Bullgare. E dyta ka të bëjë me asgjësimin e raketave SS 23, gjë që ishte një nga kushtet për aderimin  e Bullgarisë në NATO-në. Më 3 tetor të vitit 1943 duhet të shënohej jubileu çerekshekullor i ngritjes së mbretit Boris II në fron. Për këtë gjeneralët bullgarë porositën një dhuratë – skeptër. Për këtë se si dukej, kush e bëri dhe ku ndodhet sot Kamen Vodeniçarovi tregon:


Skeptrin e prodhoi firma gjermane “Gerb Fodet&Co”. Të gjitha gurët e çmuar dhe floriri u siguruan nga shteti bullgar. Doktori Nojbeker bëri projektin dhe punoi skeptrin. Ai është i lidhur me heraldikën e Mbretërisë së Dytë dhe të Tretë Bullgare. Që nga viti 1943 e deri më sot ai ruhet në thesarin e Bankës Popullore Bullgare. Për fat të keq mbreti Boris III vdiq parase t’i dhurojnë atij skeptrin, prandaj ai u depozitua në thesarin e bankës.


Me ardhjen e komunistëve në pushtet në vitin 1944 dhe me shpalljen e Bullgarisë – Republikë Popullore, filloi një periudhë e re e historisë sonë. Vendi u bë pjesë e Traktatit të Varshavës dhe u pajis me arma të reja, pjesë prej të cilave ishte kompleksi i raketave SS 23. Ato sisteme mund të arriheshin territoret e Turqisë, Greqisë, edhe Italisë. Asgjësimi në vitin 2002 hapi rrugën e vendit drejt hyrjes në Paktin e Atlantikut Verior dy vjet më vonë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: kamenvo.com, bg.wikipedia.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD