Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vajzat e vogla llazare...në fshatin Mirovjane të rrethit të Sofjes

БНР Новини

Llazarica, dita e Llazarit, e shtuna e Llazarit – kështu e quajnë festën, e cila shënohet 8 ditë përpara Pashkës. Kisha shënon ringjalljen e Llazarit, kurse në kalendarin popullor kjo është koha e cila është e caktuar për paraqitjen e vajzave të reja në shoqëri. Rituali quhet LLazaruvane  dhe është një nga traditat më të gjalla dhe me nuanca më të shumta, të ruajtura gjatë shekujve. Dikur vajzat llazarki janë mbledhur në shtëpinë e ndonjërës prej grave të fshatit, e cila di të këndojë këngët e ritit. Ato kanë mësuar këngët karakteristike, të cilat pas kësaj i kanë kënduar duke i vizituar shtëpitë. Ky ritual zhvillohet edhe sot e kësaj dite, pavarësish se është shumë i ndryshuar, por më shpesh - në një variant të “lehtësuar”.




“Ato vajza të cilat kanë dëshirë të jenë llazarki, mund të vijnë në vatrën e kulturës, që të marrin veshjet e duhura popullore dhe t'i mësojnë këngët” - në qoftë se shikoni në rrjetin social, me siguri do të lexoni njoftime të këtij lloji. I botojnë më shpesh veprimtarë të vatrave të kulturës, drejtuesit e grupeve amatore, mësues-entuziastë nga fshatrat dhe qytetet e ndryshme në vendin tonë, të cilët mundohen të ruajnë folklorin tonë, të ndezin entuziazmin e  më të rinjve.

Llazaruvane - është një traditë e gjallë në fshatin Mirovjane, një prej lagjeve të Sofjes në kufijtë e Bashkisë së Kryeqytetit. Qyteza është e krijuar mbi fundin e një liqeni, i cili është gjendur dikur në fushën e Sofjes. Ndodhet rreth 10 kilometra larg  kryeqytetit, kurse popullsia e tij  është rreth 1350 veta. Mes banuesve më të rinj është Kristina Anastasova - 14 vjeçe. Ajo është nxënëse në Shkollën Kombëtare për Arte të Bukura “Ilija Petrov” në Sofje. Vajza na tregon se e do shumë vendin e saj të lindjes, kurse një nga vendet më të shkëlqyera aty është vatra e kulturës - për shkak të kësaj se merret me arte të ndryshme dhe mësimin e traditave popullore. Në sajë të mjeshtërive, të përvetësuara në një moshë më të re, ajo realizon dhe ëndrrën e saj  të parë - është e pranuar në gjimnazin elitar dhe merret në mënyrë profesionale me art. Nuk shkëputet dhe nga jeta e vatrës së kulturës. Sivjet piktorja e re do të jetë llazarka për herë të gjashtë të radhës.

Marr pjesë në vatrën e kulturës akoma qëkurse isha 10 vjeçe. Aty merremi me gjëra interesante - pikturojmë, këndojmë, vëmë shfaqje teatrale, takohemi me fëmijë në moshën tonë. Në fisin tim nuk ka këngëtarë, por rreth të gjitha traditave ne përmendim dhe këndojmë të gjitha këngët karakteristike dhe kështu mësojmë mjaft. Sipas meje është një gjë shumë e mirë të respektohen traditat. Më pëlqen se në këtë mënyrë i bëjmë njerëzit e moshuar më të lumtur, duke ju rikujtuar kohën e tyre. Është gjë e mirë që të mos e ndërpresim këtë lidhje, të mos të shikojmë vetëm në të ardhmen, por kohë pas kohe të rikujtojmë dhe të kaluarën. Kur të marr pjesë në ndonjë nga traditat e lashta, e ndiej veten të dobishme, sepse në këtë mënyrë kontribuoj që fshati ynë të ketë tradita, të lulëzojë, kurse ne më të rinjtë të tregojmë, se nuk i harrojmë rrënjat tona.

Në vatrën e kulturës në fshat mësova për shumë festa - për Natën përpara Krishtlindjes dhe për Krishtlindjen, për festën e të Lidhurave të Djathit, Gjyshe Martën, për Shën Gjergjin. Por festa më e dashur për mua është Dita e Llazarit. Mblidhemi në mëngjes, të veshur në veshje popullore, nga dita e mëparshme kemi thurur kurore, me të cilat i zbukurojmë kokat tona. Fillimisht shkojmë në kishë, ku na lexojnë historinë për  Llazarin. Pas kësaj ndahemi në dy grupe, shkojmë nëpër shtëpi dhe këndojmë. Njerëzit gëzohen shumë kur na shikojnë, na dhurojnë vezë, ëmbëlsira, nganjëherë dhe para. Të gjitha gjërat të cilat i kemi mbledhur, i lemë në një vend dhe shkojmë në lum. Aty heqim kurorat nga koka dhe i hedhim në ujë. Ajo vajzë, kurora e së cilës kalon e para nën urë, bëhet "kumica" (gruaja dasmën e së cilës e ka sponzsorizuar dikush) dhe duhet të ftojë të gjithë të tjerët në shtëpi. Aty ndajmë peshqeshet, këndojmë dhe dëfrejmë. Gjithmonë më mbetet një kujtim shumë i mirë dhe një përjetim i shkëlqyer. Të gjitha këto ja dedikojmë zonjës Vencisllava Poteva - ajo është bibliotekare në vatrën e kulturës. Znj. Poteva i mbledh fëmijët për festat, na jep veshjet popullore. Me të  i mësojmë këngët. Në to këndohet për çdo një anëtar të familjes -  vajza e vogël, vajza për tu martuar, beqari. Ato nuk janë të gjata, por janë urime për shëndet dhe bereqet. Ky është dhe kuptimi i festës - tu urojmë mirësi njerëzve.




Grupi folklorik akoma nuk ka incizime të këngëve të veta lidhur me traditën e llazarkave, por vajzat gjithmonë këndojnë këngët tradicionale dhe meloditë e krahinës së Shopëve. Kur është llazarkë, Kristina, si dhe shoqet e saj - llazarki shpesh janë me xhupa mbi veshjet popullore - në qoftë se bie shi ose është ftohtë. Nganjëherë janë me këpucë sportive - përsëri për shkak të kohës. Në ndonjë rast bile vajzat mund të venë mbi kokë kurora të thurura prej luleve artificiale, në qoftë se nuk gjejnë mjaft lule të gjalla në kopshtet përpara shtëpive. Por është me rëndësi se thelbi i ritualit është i ruajtur - në shtëpitë e njerëzve ka hyrë pjekuria dhe bukuria, kanë hyrë dhe urimet e mira.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD