Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Liljana Pavllova: Brenda tre muajve që është në krye të BE-së Bullgaria përfitoi shumë dobi për shtetasit evropianë

БНР Новини
Foto: BGNES

Kaluan tre muaj që nga fillimi i Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, e para për vendin tonë. 62 ditë të punës, plotë takime të shumta të nivelit të lartë dhe mbledhje të grupeve të punës si në Sofje ashtu edhe në kryeqytetet e BE-së – Bruksel dhe Strasburg. Në një konferencë për shtypin organizuar në Pallatin Kombëtar të Kulturës, ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova duke evidentuar punën e kryer deri tashti theksoi, se brenda këtyre tre muajve u siguruan shumë dobi të gjithë shtetasve evropianë:

Gjatë kësaj periudhe në Sofje, Bruksel dhe Strasburg u zhvilluan më se 1000 mbledhje, 22 këshilla të ministrave. Në Sofje kalendari i presidencës përfshin më se 320 veprimtari, 100 prej të cilave tashmë u bënë fakt. Një nga arritjet, me të cilat krenohemi është, se në kuadrin e njërës prej takimeve në nivel parlamentar, miratuam rregullat për punë të Evropolit. Një hap tjetër i rëndësishëm për zhvillimin e BE-së është, se arritëm të miratojmë direktivën për punëtorët me shërbim. Miratuam vendime në fushën e mjedisit dhe klimës, të lidhura me monitorimin e emetimeve të karbonit të automobilave, si dhe me direktivën për efektivitetin energjetik të godinave. Përfunduam punën mbi një rregullore lidhur me bllokimin sipas parimit gjeografik, e cila u miratua gjatë presidencës estoneze. Aplikimi i saj nga 1 dhjetori i këtij viti do t’u lejojë shtetasve të bashkimit të tregtojnë online produkte në çdo sajt evropian pa të ridrejtohen te faqe të tjera internet, ku mallrat ofrohen me çmime më të leverdishme.

Ministrja Pavllova iu kushtoi vëmendje edhe disa propozimeve të tjera, të cilat kanë rëndësi për shtetasit. Një pjesë prej tyre u miratuan nga ministrat e financave të vendeve anëtare. Një shembull për këtë është rregullorja sipas së cilës dikasteret tatimore të vendeve të BE-së detyrohen të shkëmbejnë informacion në raste dyshimi ose kryerje të mashtrimeve financiare si fshehja dhe zbrazja e tatimit të vlerës së shtuar.

Punohet me këmbëngulje edhe mbi prioritetin kryesor për Bullgarinë – të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Detyra e Bullgarisë është jo vetëm të caktojë datat e aderimit të shteteve ballkanike në BE-në, por t’u tregojë shtetasve të tyre dobitë e anëtarësimit. Dhe kjo do të ndjehet me përfundimit e konektivitetit transportues, energjetik dhe digjital midis shteteve të Ballkanit. Kështu do t’u garantohet e drejta e tyre për akses me burime më të lira dhe më të larmishme energjetike, me infrastrukturë më të sigurt transportuese, me mundësi më të mira për biznes, si dhe biseda më të lira dhe internet më të shpejtë, saktësoi ministrja Pavllova. Përsa i përket takimit të nivelit të lartë më 17 maj dhe sinjalet, se disa shtete anëtare mund ta bojkotojnë për pjesëmarrjen e Kosovës, ministrja bullgare tha, se është e rëndësishme, që takimi të mbahet në emër të së ardhmes më të mirë të Evropës. Pritet, që në kuadrin e tij të miratohet “Deklarata e Sofjes” në të cilën të regjistrohen të gjitha vendimet e miratuara gjatë bisedimeve, si dhe angazhime konkrete të BE-së për investime dhe zhvillim të regjionit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike

Vallë, a është qeveria në detyrë në të vërtetë një qeveri teknike? Kjo është pyetja që bullgarët ia bëjnë vetes pasi Dimitër Gllavçev, i propozuar për ushtrues detyre kryeministër, prezantoi përbërjen personale të kabinetit, në të cilin ka një..

botuar më 24-04-23 7.05.PD
Albin Kurti dhe Dimitër Gllavçev

Bullgaria vazhdon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Kosovës

Mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale mes Bullgarisë dhe Kosovës ishin në fokus të takimit të kryeministrave të Bullgarisë dhe Kosovës, Dimitër Gllavçev dhe Albin Kurti. Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet aktive..

botuar më 24-04-22 1.51.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë merr edhe postin e ministrit të jashtëm në detyrë

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev i propozoi presidentit Rumen Radev ndryshim të përbërjes së kabinetit zyrtar, njoftoi shërbimi qeveritar i shtypit. Pas bisedimeve me kryeministrin në detyrë dhe propozimeve prej tij në bazë të Nenit 99..

botuar më 24-04-22 11.56.PD