Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hapet Ekspozita Ndërkombëtare “Turizmi Kulturor” në qytetin Veliko Tërnovo

БНР Новини
Foto: minibulgariatarnovo

СнимкаNga 19 deri më 21 prill të këtij viti qyteti Veliko Tërnovo është organizator i ekspozitës ndërkombëtare për turizëm kulturor. Edicioni i sivjetshëm i 15-të i kësaj veprimtarie tradicionale për këtë vendbanim, do të mbahet në Pallatin e Kulturës dhe të Sportit “Vasill Levski”. Pjesëmarrjen e tyre ripohuan më se 60 vende.

Më shumë hollësi për aktivitetin e sivjetshëm mësojmë nga shefi i Agjencisë Bashkiake të Turizmit “Carevgrad Tërnovo” Borisllav Jordanov:

Sivjet theksi është mbi vendet e të Katërshes së Vishegradit – Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakin. Presim pjesëmarrës nga Brazili, Afrika e Jugut, Azerbajxhani, Palestina, Qendra Kulturore Kineze, si dhe bashki të ndryshme bullgare. Pjesëmarrësit do të disponojnë edhe një skenë të hapur para sallës. Ftuam bashkitë të prezantojnë atraksione të rëndësishme  turistike për rajonet e tyre kështu që të arrijnë deri te njerëzit në mënyrë më të kollajshme. Shpresojmë në këtë mënyrë të ndihmojnë turizmin e brendshëm, i cili ka rëndësi të madhe për çdo vend. Ekspozita do të hapet nga Ansambli “Bëllgarçe” nga qyteti Varna, i cili sivjet shënon jubileun 50-vjeçar. Mik special i ekspozitës do të jetë Ansambli Folklorik Hungarez “Hirjosh Agora” themeluar në vitin 1976. Ai përbëhet nga 11 formacione në të cilat bëjnë pjesë afro 270 veta. Ata popullarizojnë vallet dhe traditat hungareze dhe të vendeve dhe popujve të tjerë nga Karpatet.

Në kuadrin e forumit Ministria e Turizmit do të organizojë një diskutim kushtuar turizmit kulturor. Akademia Bullgare e Shkencave do të mbajë një konferencë në të cilën do të diskutohen mundësitë për digjitalizim dhe prezantim të trashëgimisë kulturore jomateriale. Më 21 prill, ekspozita do të mbyllet me dekorimin e fituesve të edicionit të VI-të të Konkursit Ndërkombëtar “Lexo dhe udhëto”. Pjesëmarrësit në të konkurrohen për vendet e para në pesë kategori – veprimtari më origjinale për vitin 2017 lidhur me turizmin kulturor, botimet më interesante turistike, sajtin më të mirë, pllakatet më të mira, reportazhe dhe botime më interesante lidhura me prezantimin e itinerareve turistike dhe produkteve gjatë ekspozitës.

Përsa iu përket shpresave për stinën turistike në kryeqytetin e lashtë bullgar, zoti Jordanov tha, se që para pak kohe në qytet erdhën turistët e parë të huaj për këtë vit – disa grupe amerikanësh, të cilët e frekuentojnë qytetin tradicionalisht në fillim dhe në përfundim të sezonit turistik, pra në mars dhe në shtator. Që nga vjeshta e vitit të kaluar çdo turist mund të vizitojë edhe parkun me makete të zvogëluara të monumenteve historike nga mbarë Bullgaria. Tani për tani ato janë 80, por me kalimin e kohës shumëzohen. Të grumbulluar në një vend ato përmendore magjepsin turistët dhe nga ndonjëherë ata vendosin t’ia shikojnë në përmasat e tyre reale dhe vazhdojnë udhëtimin nëpër Bullgarinë.

Edicioni i sivjetshëm i 15-të i kësaj veprimtarie tradicionale për këtë vendbanim, do të mbahet në Pallatin e Kulturës dhe të Sportit “Vasill Levski”. / Foto: culturaltourism.info

Në fund të bisedës shefi i Agjencisë Bashkiake të Turizmit “Carevgrad Tërnovo” Borisllav Jordanov nuk harron të përmendë, se gjatë korrikut admiruesit e artit operistik do të kenë mundësi të frekuentojnë Festivalin emblematik “Skena e Shekujve”, dekor i të cilit është kështjella e ngritur mbi kodrinën Carevec. Ata do të kenë mundësi të dëgjojnë opera si “Madam Bëterfllaj” nga Xhakomo Puçini, “Aida” nga Xhuzepe Verdi, mjuzikëllin “Zoro” sipas muzikës së grupit të njohur  “Xhipsi Kings”, opereta “Lud Gidija” nga Parashkev Haxhievi etj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dasma në pyll, musaka argjentinase, shëtitje për bimë medicinale ... shtëpia malore e ndryshme e Nikoletës dhe Uriell

Shtëpia me ushqimet më të shijshme, banuesit më të rinj dhe eksperiencat më të pazakonta ndodhet në Rodope dhe mban emrin përrallor "Momçill Junak". Deri pak kohë më parë, baza në pronësi të Bashkisë së Smoljanit ishte bosh. Por mbërritën Nikoleta dhe..

botuar më 24-04-20 7.30.PD
Në shekullin e XIX-të, qyteti i Elenës u quajt „Bitlehemi Bullgar“

Turizmi i festivalit, romanca dhe natyra e pastër - njihuni me qytetin e Elenës dhe rrethinat e tij

Rajoni i malit Stara Pllanina përreth qytetit të Bullgarisë Veriore - Elena gëzon interes të pandërprerë turistik jo vetëm nga bashkatdhetarët tanë, por edhe nga shumë të huaj. Madje disa prej tyre vendosen këtu përgjithmonë, duke u bërë pjesë e..

botuar më 24-04-14 10.45.PD
Rumen Draganov

Pushimet e majit do t'i japin një shtysë të fortë sezonit turistik veror

Më shumë se 1 milion udhëtarë priten në Bullgari për Pashkët, tha për BTA Rumen Draganov, drejtor i Institutit për Analiza dhe Parashikime në Turizëm. Në një periudhë prej rreth 5 vitesh, Pashkët bien në fillim të majit, dhe zakonisht atëherë..

botuar më 24-04-09 11.54.PD