Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historia e qilimave të Çiprovcit zbulohet në festival

БНР Новини

Para më se tri dekadash letrari Pjeter Bogdan e quajti qytetin Çiprovci “lulja e Bullgarisë”. Kjo për shkak se krijesat më të mrekullueshme natyrore me ngjyra laramane zbuloheshin në qilimat e punuara në këtë qytet. Sot veprat e përsosura të mjeshtreve të këtij vendbanimi malor zbukurojnë muze në Evropë dhe shtëpitë e njerëzve të mbarë botës të cilët pasi i shikuan mbetën të magjepsur përgjithmonë.

Снимка

Si enden qilimat e Çiprovcit – nga tjerrja e fillit, përmes mbledhjes së lëmshit, rregullimit të vegjës dhe endjes së qilimit, do të shikojnë të gjithë ata të cilët do të frekuentojnë Festivalin e Qilimit të Çiprovcit. Ai do të mbahet më 5 dhe 6 maj në qytetin me të njëjtin emër. Konkurs për endjen e një figure mbi qilimin dhe ekspozitë të qilimave karakteristike për qytetin, janë veprimtaritë e tjera interesante të programit.

Снимка

Studentë nga Akademia Kombëtare e Arteve Figurative do të bëjnë një revu të veshjeve me motive të qilimave karakteristike për qytetin Çiprovci – tregon Anita Komitska, drejtoreshë e Muzeut Historik në qytet. – Në shesh gjithashtu do të shiten qilima, suvenire të vogla dhe artikuj të zanateve tradicionale vendore. Të gjithë zanatçinjtë shfrytëzojnë elemente nga qilimat e njohura për të treguar se bukuria mund të mishërohet kudo në art. Ditën e parë të festivalit do të prezantojmë një film kushtuar qilimit të qytetit Çiprovdki, vepër e regjisorit iranian Xhavad Daneshvar dhe operatorit Petër Petrov. Kështu do të kërkojmë analogji me qilimat e Lindjes, do të përpiqemi të zbulojmë tiparet e përbashkëta, për më tepër fjala të cilën e përdorim për ato endje, erdhi nga Persia.

Снимка

Qilimat e parë në qytetin Çiprovci u punuan në shekullin e 17-të. Ky zanat u lulëzua në qytet në epokën e Rilindjes Bullgare, shekujt 18-të dhe 19-të.

Në etnologji imponohen dy mendime kontradiktore për zanafillën e punimit të qilimave në qytetin Çiprovdki – tregon Anita Komitska. – para kohe dominonte teza, se banorët e qytetit Çiprovci e sollën aftësinë e endjes së qilimave pas Kryengritjes së Çiprovcit nga viti 1688, kur ata ikën në fshatrat rreth Pirotit dhe aty përvetësuan këtë zanat. Mirëpo, kjo ide u zbeh, sepse sot flasim për punimin e qilimave në pjesën lindore dhe në të perëndimore të vendit. Punimi lindor i qilimave ka të bëjë me endjen e tyre në qytetin Kotell, ndërsa ai perëndimor është karakteristik për qytetet Çiprovcki, Pirot, Prilep, Ohër, Caribrod, Samokov. Ato kanë një teknikë të njëjtë të endjes në tezgjahun vertikal. Qilimat e perëndimit kanë edhe ornamente dhe kolorite të përngjashme. Nuk mund të themi, se qilimi i Çiprovcit u huazua nga ai i Pirotit. Kjo për shkak se modelet e tij më të vjetra – motivi “karakaçanka” dhe qilimi tipi bakamski, enden që para shekullit të 17-të dhe nuk hasen në Pirot. Kështu që më tepër mund të flasim për zhvillimin e qendrave të përafërta dhe për ndikim reciprok të modeleve dhe motiveve kryesore.”

Qilimat pirotski, karakaçanka dhe bakamski

Drejtoresha kujton se si u ndryshuan qilimat e Çiprovcit gjatë shekujve:

Në periudhën më të lash kur endeshin qilimat, ngjyrat e shfrytëzuara ishin më të zbërdhulëta, gjë që u jepte qilimave një butësi. Ato qilima karakterizohen me një fushë kryesore dhe me disa bordure plotë motive me forma gjeometrike.

Снимка

Etapa e dytë e quajtur “dekorative” karakterizohet me pasurimin e ngjyrave dhe motiveve. Në qilimat e punuara gjatë kësaj periudhe shihet pema e jetës, hardhia pranverore dhe ajo e vjeshtës, degëza me zogj, simbole të lashta. Në fillim të shekullit 20-të mbi qilimat rikrijoheshin motive të imta të cilat përtëriteshin në mënyrë ritmike. Koloriti i këtyre qilimave është më i hapët dhe i ndezur për arsye të bojërave kimike. Qilimat në qytetin Çiprovci vazhdojnë të enden edhe më sot e kësaj dite.”

Pema e jetës, hardhia pranverore dhe hardhia vjeshtake

Për fat të keq kjo bëhet një traditë, e cila mund të humbet me mjeshtret e fundit të këtij artizanati. Megjithëkëtë Anita Komitska është optimiste, se bullgarët herët ose vonë do të vlerësojnë pasurinë e qilimave të Çiprovcit, jo vetëm për bukurinë e tyre, por për arsye se në të janë të mishëruar simbole të së mirës, mirëqenies dhe prosperitetit.

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: ich.unesco.org и chiprovtsi.bg


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierët bullgarë po imponojnë instrumentet e tyre në Amerikë me cilësi dhe besueshmëri

Në vitet e para të demokracisë, një familje nga Plovdivi u shpërngul në Çikago për të krijuar një biznes që lidhet me ndjesinë  më të rafinuar që përcillet jo vetëm  te gishta t , por edhe te shpirt i njerëzor. Sepse të jesh një lutier..

botuar më 24-04-14 11.30.PD

Arti nga Antikiteti deri në periudhën e hershme moderne mbledh studiues nga Ballkani në Sofje

Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..

botuar më 24-04-11 6.30.PD

Ilustrimi bashkëkohor është "zemra" e stendës bullgare në Panairin e Librit për Fëmijë në Bolonja

Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja .  Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..

botuar më 24-04-08 7.30.PD