Festa e lashtë Sabantuj zgjon kureshtjen ndaj historisë sonë

Ata të cilët interesohen për histori e dinë se në Republikën e Tatarstanit, e cila është pjesë e Federatës Ruse, jetojnë trashëgimtarët e Bullgarisë së Vollgës. Tatarët dallohen për faktin se janë shumë të dhënë pas punës dhe tepër preciz në atë që e bëjnë, prandaj dhe cilësia e jetesës në kryeqytetin e tyre – Kazan, është më e lartë në krahasim me atë në republikat e tjera ruse. Njerëzit në Tatarstan ruajnë traditat e veta bullgare dhe çdo vit me entuziazëm presin festën Sabantuj, e cila festohet kudo nëpër botë, ku jetojnë trashëgimtarët e bullgarëve të Vollgës.

Снимка

Festa ka një histori mbi 1000 vjeçare dhe pothuajse nuk ka ndryshuar gjatë kohës. Quhet akoma “Festa e parmendës” dhe festohet gjatë së dielës së parë të muajit qershor. Organizohet fill pasi ka përfunduar mbjellja dhe hareja është gjë e detyrueshme – gjithmonë këndohen këngë, përgatitet ushqimi më i shijshëm, organizohen gara sportive, që të mund të piqet mirë dhe të jetë i pasur rendimenti.

Снимка

Festimi Sabantuj është transferuar dhe në Sofje nga shoqata “Bullgarët e Vollgës” si dhe nga miqtë e tyre nga qyteti Kazan, të cilët çdo vit vizitojnë bashkatdhetarët e vet në Bullgari.

Снимка

Mes pjesëmarrësve më interesantë në këtë festë sivjet ishin përfaqësuesit e “Parkut historik” në afërsi të qytetit Varna. Kjo është një vend i ri, i cili u jep mundësi turistëve të afrohen me historinë e gjallë, me veprimtarinë ushtarake dhe jetesën e paraardhësve tanë. Posaçërisht për festën, e cila është zhvilluar gjatë së dielës së kaluar në një nga parqet e Sofjes, ishte renditur një banesë nomade e bullgarëve të lashtë nga periudha e Mesjetës së hershme. Atëherë jurta tanimë ka qenë formuar në pamjen e vet përfundimtare, e cila pothuajse nuk është ndryshuar deri më sot. Vendi ku në turistët zakonisht mund ta shikojnë jurtën tonë është fshati Neofit Rillski, ku ndodhet vendbanimi nga periudha e neolitit aty – sqaron Milen Petrov, përfaqësues i “parkut historik”.

Снимка

Grupi ynë është prej 10 vetave, të bashkuar në Shoqatën “Madhëria”. Qëllimi ynë është të popullarizojmë dhe të studiojmë traditat luftarake të bullgarëve. Organizojmë shfaqje, të cilët qëllojnë prezantimin e veshjeve, armatimin, mënyrën e jetesës së bullgarëve të lashtë. Për to mbledhim informacione nga burimet e besueshme. Në vend të parë këto janë zbulime arkeologjike, burimet e shkruara për protobullgarët – të dhënat që i kanë dhënë autorët bizantinë, armenë, sirianë. Po kështu disponojmë me imazhe në kronika, miniatura, afreske mbishkrime murale. Pas përzgjedhjes së vëmendshme dhe analizës së materialeve, ne rikrijojmë atë, të cilën dëshirojmë ta prezantojmë para publikut. Zakonisht këto janë gara me kuaj, mundje dhe teknika të gjahut të paraardhësve tanë.

Снимка

Me qenë se shkaku për të qenë në Sofje është festa e bullgarëve të Vollgës, ne e morëm parasysh se në atë kohë bullgarët kanë pasur në pjesën e vet dominuese një jetesë lidhur me blegtorinë. Prandaj zgjodhëm të paraqesim shtëpinë e tyre nomade, të ndërtuar prej leshi, lëkure dhe druri. Banesa e nomadëve (jurta) është portative , ajo mund të çmontohet dhe u shërben luftëtarëve gjatë kohës së fushatave luftarake , ashtu dhe vetë blegtorëve, të cilët lëvizin dhe jetojnë me kopetë e tyre. Ajo është përdorur dhe gjatë migrimeve të mëdha të popujve, të provokuara më tepër nga kataklizmat natyrorë ose agresioni i popujve të tjerë. Prandaj banesa e nomadëve është një pjesë shumë e rëndësishme, e cila karakterizon jetën e paraardhësve tanë. Jurta ekziston nga lashtësia e thellë në jetën e njerëzve lindorë. Ajo ka pasur një konstruksion të ndryshëm gjatë periudhave të ndryshme. Në konstruksion gjithmonë ka dru, kurse mbulesa mund të jetë prej korës së mështeknave, lëkurës së kaprojve, leshit prej kafshëve – në varësi nga lloji i kafshëve të rritur.”

Në pamjen e vet përfundimtare “Parku historik” do të jetë gati gjatë pranverës së vitit 2019. Sipas idesë, aty në një vend do të mund të ndiqet historia jonë e lashtë – nga epoka e neolitit deri në Mesjetë. Në një vend do të eksponohen sendet, të cilët dëshmojnë për jetesën e bullgarëve të lashtë dhe të sllavëve.

Снимка

“Parku historik” do të jetë në një sipërfaqe prej 140 hektarësh dhe jashtë ekspozitës do të ketë një rrugë të zanateve dhe vend për kuajt. Ideja është që kompleksi të jetë një objekt kulturor dhe historik, ku njerëzit të shkojnë, për t’u njohur me epokat e ndryshme nga historia dhe njëkohësisht të dëfrejnë, për shembull – në vendin e qitjes me hark. Dhe në fund të bëjnë foto me animatorët, të cilët prezantojnë zanatet e lashta, të veshur në veshjet tradicionale për protobullgarët.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal, BTA dhe chernomore.bg

Më shumë nga rubrika

Ngjarje me adresë ballkanike

Eurogrupi konstatoi se ekonomia greke përsëri është “në këmbë” Udhëheqësi i Eurogrupit Mario Seneto shpalli se duke e mbaruar programin trevjeçar për ndihmë financiare EMS Greqia po del me sukses nga seria e iniciativave për ndihmë..

botuar më 18-08-20 2.03.MD

Në botën përrallore prej qelqi të Momka Peevës

Bizhuteri prej qelqi, sende të ndryshme dhe prodhime të artit ndriçojnë me ngjyra të shumta në sajë të një bullgareje, e cila ka emigruar në Shtetet e Bashkuara me një ëndërr të vetme... të jetë gjyshe. Por 20 vjet më vonë firma e saj për ngjyra..

botuar më 18-08-19 11.45.PD

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit kërkon arsye për kthimin e bullgarëve të rinj në atdhe

Asociacioni bullgar i kompanive të softuerit filloi nismën "ЗАвръщането", (“PËRkthimin”) qëllimi i së cilës është kapërcimi i mungesës së specialistëve tek ne. Asociacioni filloi një anketë ndër bullgarët jashtë shtetit, në të cilën ata tregojnë për..

botuar më 18-08-19 10.15.PD