Filloi edicioni 12 i festivalit “Teatri Botëror në Sofje”. Sivjet janë parashikuar spektakle nga Gjermania, Franca, Italia, Çekia, Rusia dhe Britania e Madhe.
Festivali u hap me pjesën “Hakanai” – një 3D udhëtim midis imagjinatës dhe realitetit. Në japonisht hakanai do të thotë “të përkohshëm, “të kalueshëm”. Koreografia interpretohet në një kub të posaçëm, i cili shndërrohet në një mjedis të imazheve të lëvizshme, të krijuara në kohë reale në dialog midis lëvizjes së trupit të njeriut, muzikës dhe teknologjive digjitale.
“Teatri botëror në Sofje” sivjet e vë theksin mbi paraqitjen e ndryshme të teatrit dramatik. Zhvillimi i teknologjive të reja, si projektime satelitore dhe online streaming, siguron akses te disa shfaqje “të palëvizshme”. Në saje të këtyre teknologjive shikuesit bullgarë në Sofje dhe Varna do të mund të shohin një prej shfaqjeve më të mira teatrale gjatë tri stinëve të fundit – një lexim origjinal të pjesës klasike të Çehovit “Tri motra” me regji të Timofej Kuljabinit, që është quajtur “vunderkindi i teatrit të ri rus”.
“Teatri botëror në Sofje” është pjesë e Kalendarit të Aktiviteteve Kulturore të Bashkisë së Kryeqytetit të vitit 2018.Nga data 11 deri më 13 prill në Sofje do të mbahet konferenca tradicionale shkencore ndërkombëtare “Lexime të studiuesve të arteve”, moduli “Arti i Vjetër”. Qëllimi i forumit, i organizuar nga Instituti për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare..
Më 8 prill, fillon Panairi i 61-të Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë në Bolonja . Eventi më i madh ndërkombëtar i letërsisë për fëmijë këtë vit do të zgjasë deri më 11 prill dhe Bullgaria prezantohet për herë të parë me një stendë të veçantë tematike..
Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është..