Festë e Suxhukut të Gorna Orjahovicës

Foto: veliko-tarnovo.net

Për të 12-ën herë me radhë qyteti Gorna Orjahovica është mikpritës i Festës së Suxhukut të Gorna Orjahovicës.

Rrënjat e prodhimit të tij na kthejnë dy shekuj në të kaluarën. Ka një shaka për këtë meze të njohur të Gorna Orjahovicës: Vonë pasdreke në fund të shekullit të XIX një grup bullgarësh shëtitnin me një mik nga Anglia.  Të gjitha shtëpitë ishin tymosur dhe mysafiri i huaj tha me entuziazëm: “O, ju tashmë keni industri të zhvilluar!” “Jo, nuk është kështu – iu përgjigjën bullgarët – të gjithë banorët e përgatitin suxhukun në skarë për mezenë e rakisë në mbrëmje.”

Kohërat ndryshojnë, birra deri diku e zëvendësoi rakinë, por Suxhuku i Gorna Orjahovicës po vazhdon të gëzojë një famë të madhe në Bullgari dhe jo vetëm. Ai është produkti i parë bullgar i regjistruar në Regjistrin Evropian të Emrave të Mbrojtur të Prejardhjes dhe të Emrave të Mbrojtur Gjeografikë. Në Muzeun Historik të Qytetit ndodhet e vetmja ekspozitë në Bullgari “Suxhuku i Gorna Orjahovicës”, e cila po e ndjek zhvillimin e prodhimitt të suxhukut që nga vetë fillimi deri më sot e kësaj dite.

Sipas statistikës gjatë 9 viteve të para Festa e Suxhukut të Gorna Orjahovicës është vizituar nga mbi 50 000 veta, janë ngrënë afro 10 tonë suxhuk dhe janë pirë rreth 30 litra birrë. Edhe sivjet ka shumë miq, kurse programi përsëri është shumë i pasur: muzikë e bukur, demonstrime kulinare, lojëra, befasime dhe dëfrime.

Më shumë nga rubrika

Aleksandër Aleksandrov: “Ne kozmonautët jemi më të ndryshëm nga të tjerët”

Akademia Bullgare e Shkencave shënon përvjetorin e 30-të të fluturimit të kozmonautit të dytë bullgar Aleksandër Aleksandrov me një ekspozitë me aparate origjinale, me të cilat u zhvilluan eksperimentet në Stacionin Orbital “Mir”, skafandrin dhe..

botuar më 18-06-20 1.45.MD

Bullgarët - më aktivë në Bashkimin Evropian gjatë raportimit të krimeve

Rreth 25% nga bullgarët, ose pothuajse çdo një bullgar i katërt, është i gatshëm të njoftojë para autoriteteve kompetente për ndonjë krim të kryer ose ndonjë vandalizëm, tregon analiza në shkallë të gjerë e Eurostatit për temën “kriminalitet” gjatë..

botuar më 18-06-20 12.11.MD

Shpikje “të urta” do të na mbrojnë nga ajri i ndotur

Përderisa e ndotim planetin dhe i mbyllim sytë para përgjegjësisë sonë ta mbrojmë, sikur harrojmë, se kështu po e asgjësojmë edhe veten. Sot gjithnjë e më shumë njerëz vdesin nga sëmundje të provokuara nga ajri toksik, ndërsa të tjerë vuajnë nga..

botuar më 18-06-20 11.02.PD